Kulturë
Poezi nga Gazi Buxheli
E merkure, 26.01.2011, 07:19 PM
 Gazi Buxheli
Gazi Buxheli
NE CMENDINE
Enden të çmendurit 
nëpër  të çmendinë,
e mbase na pyesin: 
ç’është vallë kështu,
Përse këtu jemi vetëm në 
e bashkë me ne nuk jeni edhe ju?!
Por kur kthjelltësia 
kthehet ën mendësinë e ikur
e nga çmenduria fatkeqi fillon  të dal,
ndjen se me kuptimësinë e kësaj bote
më shumë se ne ai është marrë…
PARADOKS
Nuk është fati fatalitet,
as dhe vdekja ardhur nga ai
kur pas saj mbetej nët në jetë
a në jetë vjen përsëri…
…tek Jezui shkon mendimi:
si u bë i shënjtëruar,
çuditërisht ardhur nga krimi,
shënjtëri e pakuptuar?!
…si vdiq i mbetur gjallë,
si ringjallet përjetësisht,
nga një varr me gurë e zallë,
si dolli tinëzisht?!
Mbase kjo se njerëzimi,
dontë shenjtin e pajtimit,
qoft i zbritur nga gjithësia
a kotësia e mendimit… 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










