Mendime
Mark Marku: Baldushku, ose kriza e shoqërisë shqiptare
E diele, 06.01.2008, 12:04 AM
Baldushku, ose kriza e shoqërisë shqiptare
Nga Mark Marku
Mark Marku |
Së dyti, drama e Baldushkut shpreh krizën e qeverisjes në Shqipëri. Fëmijët jetimë kishin muaj që jetonin në atë gjendje. Pushteti lokal duhej t’i kishte marrë ata në mbrojtje në momentin që kanë ngelur pa prindër. Por komuna e Baldushkut nuk u ka akorduar ndihmën e duhur sociale sepse sipas saj, fëmijët kishin shitur para ca muajsh disa dele. Përderisa komuna ka qenë në dijeni për delet e shitura do të thotë se ka qenë në dijeni edhe për njerëzit që i kanë shitur ato dele dhe gjendjen e tyre. Por do të duhej zbulimi i mediave për të zbuluar kushtet mizerabël të fëmijëve. Raste të tillë mund të jenë dhe janë të shumta në Shqipëri dhe organet e pushtetit vendor apo ato qeveritare bëjnë shumë pak për t’u ardhur në ndihmë. Gjithë ajo çfarë bën një qeverisje e mirë është mbledhja e taksave dhe ndihma sociale. Duket se qeveria shqiptare ka dështuar në realizimin e një skeme efikase të përkrahjes sociale. Dështimi i parë i kësaj skeme është filozofia barazitiste e shpërndarjes së kësaj ndihme. Qeveria jep njësoj ndihma edhe aty ku ka nevojë. Shembulli më i mirë i kësaj është ndihma që u dha për pensionistët në prag të Vitit të Ri, ku mijëra pensionistë (rreth 500-600 mijë) morën nga 5000 lekë (të reja). Jo të gjithë pensionistët kishin nevojë për këtë pesëmijë lekësh të dhënë nga qeveria. Sikur të ishte bërë një shpërndarje e studiuar dhe jo barazitiste dikush do të kishte marrë më shumë, dikush më pak, e dikush aspak. Kështu ndihma do të kishte qenë më e konsiderueshme për ata në nevojë. Nga ana tjetër, janë të njohura abuzimet që zyrtarët e pushtetit vendor dhe të qeverisë bëjnë me fondet e përkrahjes sociale. Në shumë raste ato shkojnë aty ku nuk duhet, madje në jo pak raste edhe në xhepat e atyre që i shpërndajnë.
Rasti i Baldushkut e tronditi opinionin publik në prag të festave. Edhe njëherë ai tregoi se shoqëria shqiptare ka vlera humane dhe kjo u tregua me solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihma. Por ai më shumë se një test i shpirtit human të shoqërisë shqiptare ishte dëshmi e krizës së qeverisjes dhe krizës së përgjithshme shoqërore që ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Aty pamë shumë politikanë në rolin e bamirësit. Eshtë për t’u përshëndetur angazhimi i tyre në rastin konkret. Por do të donim që ata dhe kolegët e tyre të kryenin më mirë funksionet e tyre qeverisëse në mënyrë që raste të tilla të mos ekzistonin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Andrea Stefani: Viti i Ri dhe inflacioni i mjerimit
Martin Leka: Buuum!...Gëzuar!
Gjergj Xexo: Paradhoma e ferrit
Laureta Mema: Si filloi protesta…
Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht
Ballkani dhe Shqiptarët
2008-a, vit historik per Kosoven
Vitore Stefa Leka: Një vënd që ta quajnë shtëpinë e tyre
Ekskluzive - Ilir Dardani: Vafsh ne djall Sali Nano Hoxhistani!
Pornografi & Lapërdhi
Baton Haxhiu: Rrefimi im per “Eurosong”-un
Ylli Popa: Ramizi fshehu ilaçet e Enverit
Interneti "sherr" i shkencës
Hajdin Islami: Pse po vdesin pensionistët e Kosovës?
Ibrahim Egriu: Udhëtim i tmerrshëm
Dorian Koçi: Nacionalizmi dhe Kozmopolitizmi
Smajl Latifi: Bashkimi kombetar prodhon stabilitet per rajonin
Ardian Ndreca: Për ata që ''qeshen gjithmonë me Shtetin shqiptar''
Armir Shkurti: Kultura e dhunes
Tonin Gjuraj: Kosova dhe “Xhihadi” islamik