Kulturë
Evis Mula - Cherches la femme
E marte, 25.12.2007, 12:08 AM
Evis Mula |
A keni ndryshuar shumë gjatë viteve që keni në ekran?
Jam shfaqur për herë të parë në Festivalin e Fëmijëve në moshën 13 vjeç. Por fillova të jem fytyrë e njohur për publikun vetëm pas të gjashtëmbëdhjetave, kur prezantova Top Fest-in. Tani që jam 19, ndjej se jam më e pjekur si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo artistike.
Çfarë lexoni përgjithësisht?
Për momentin jam e detyruar të lexoj vetëm literaturë botërore që ka lidhje me shkollën.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bënit këtë zgjedhje?
Absolutisht jo. Në ka një gjë që unë përpiqem t’i shërbej, është personaliteti. Nuk jam shumë e dhënë pas gjërave të dukshme. Do të më pëlqente të isha një femër me botë dhe aspak një femër e bukur por boshe.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinë tuaj?
Unë me bukuri kuptoj vetëm pasuri shpirtërore. Për mua nuk është shumë e rëndësishme dukja.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes suaj.
Jam ende e re dhe detyrimisht në këtë moshë nuk ka nevojë të lodhesh shumë për t’u dukur e këndshme. Kurse me pikat e dobëta di të mbijetoj dhe të bëj paqe.
Ç’trajtim bëni në sallonet e bukurisë apo tek parukieri.
Trajtime për fytyrën mund të them se nuk bëj fare. Kurse tek parukieri zakonisht më pëlqen të kreh flokët dhe të stiloj modele.
Ka një moshë për gjithçka. Për ju ka mbaruar periudha e ....
Adoleshencës. Këtë e ndiej nga muzika që dëgjoj, nga bisedat që më pëlqen të bëj, njerëzit me të cilët më pëlqen të rri, gjërat që më pëlqen të bëj...
Cila do të ishte veshja juaj e preferuar për mbrëmje?
Më pëlqen të qëndroj në konturet e një veshjeje fine, femërore, por jo banale dhe shumë ekstravagante. Nuk do ndihesha mirë nëse do të bija shumë në sy.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Pa diskutim. Jam gjatë gjithë kohës në këmbë dhe përpiqem të jem veçse sportive për t’u ndier rehat.
Të brendshmet e preferuara?
Victoria’s Secrets.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Me raste...
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Gjërat më të domosdoshme. Librat e shkollës, CD, portofolin, parfumin…
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tuaj?
Më pëlqen të jem koherente. Dëgjoj çdo lloj muzike që është e kohës. Pa përmendur këtu edhe CD me muzikë klasike që e kam të detyruar në universitet.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Në Rio de Zhaneiro.
Zgjedhjet për stinën e verës?
Pantallona treçerekëshe, bluza sportive pambuku, shapka me gisht. Kurse për mbrëmje, një fustan i zi është gjithmonë fin dhe elegant.
Parfumi: Poeme nga Lancome
Celulari: Nokia
Libri i preferuar: “Portreti i Dorian Greit”, Oscar Ëilde
Çanta: Dior, ngjyrë kafe
Linja e trajtimit të flokëve: Garnier
Cd e preferuar: Cocciante