Shtesë » Lajme
Haxhi Dulla: Përfaqësues të Institucioneve nga Republika e Kosovës në vizitë pune në Poloni
E diele, 12.12.2010, 08:29 PM
Përfaqësues të Institucioneve nga Republika e Kosovës në vizitë pune në Poloni
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Nga fundi i muajit nëntor në Poloni në një vizitë studimore, qëndroi një delegacion i Institucioneve qeveritare dhe joqeveritare të Republikës së Kosovës.
Organizator i kësaj vizite ishte Zyra për bashkepunim të BE në Prishtinë, dhe Parlamentit Europian.
Delegacioni nga Kosova përbehej nga kryesuesi i delegacionit : Hasan Preteni, sheh i Agjencionit Kosovar Kundërkorrupcionit, Agron Rukiqi , shef i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shaip Havolli, shef i Departamentit për krime ekonomike dhe kundërkorrupcion pranë Policisë se Kosovës SHPK, Lulzim Beqiri, zyrtar i lartë pranë Ministrisë së Drejtesisë dhe znj. Drita Hajdari prokurore e Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës , koordinatore pranë këtij Institucioni për luftë kundeër korrupcionit.
Tema e bisedës së përgjithshme ishte këmbimi i përvojës së Policisë polake në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër korrupcionit në institucione dhe në shoqëri civile.
Mikpritës së delegacionit kosovar gjatë qëndrimit të tij në Poloni ishte Agjencioni Polak Kundërkorrupcionit( CBA)