Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Dekorata ‘’Hero i Kosovës’’, Adem Demaçit , Hamzë Jasharit...
E diele, 28.11.2010, 08:57 PM
Në prag të festave të Nëntorit, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dekoroi me medalje disa familje dëshmorësh dhe personalitete të njohura të kombit
DEKORATA “HERO I KOSOVËS”, ADEM DEMAÇIT, HAMZË JASHARIT,…
Nga Milazim KADRIU
Në prag të festave të Nëntorit, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,ka dekoruar me medalje disa personalitete të njohura të kombit. Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, pavarësisë, dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë e cila popullit shqiptar përveç tjerash gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet dhe prosperitet, theksoi z.Krasniqi, duke folur me këtë rast, duke folur për vendimet e tij për ndarjen e dekoratave, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 90 dhe nenin 84, pika 28, si dhe në bazë të rregullores mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit dhe procedurat e dhënies së tyre. Në vijim, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka sqaruar përmbajtjen e secilës dekoratë dhe medalje, ndërsa më pas ka bërë ndarjen e tyre për individët pjesëmarrës dhe familjarët e të dekoruarve.
Duke folur për dekorimin e veprimtarit Adem Demaçi me medaljen “Hero i Kosovës”, kryetari Krasniqi nënvizoi se konsiderojmë se ideatori i lëvizjes kombëtare për bashkimi dhe çlirim të Kosovë, njeriu që me jetën dhe veprën e vet frymëzoi dhe mobilizoi gjenerata të tëra për liri, e meriton këtë titull për së gjalli.
Me Dekoratën Heroi i Kosovës,u dekoruan: Hamëz Jashari ,Adem Demaçi,Shaban Shala,Fazli Grajçevci,Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla,Rexhep Mmala,Nuhi Berisha dhe Xhavit Haziri
Me Medaljen “Adem Jashari” u nderuan :Tahir Meha,Nebih Meha,Shkelzen Haradinaj,Hafir Shala,Gursel Sylejmani,Bajram Sylejmani,Remzi Ademi,Isë Kastrati,Agim Bajrami,Tahir Sinani
Me Medaljen e Lirisë u nderuan:Rexhep Mejdani,Ukshin Hoti, Naser Hajrizi,Asllan Pireva,Murat Mehmeti
Medaljn “Artist i Merituar” e morën: Ahmet Brahimaj,Hadi Shehu, Engjëll Berisha
Me Medaljen “Mësues i Merituar” u nderuan : Skender Riza,Nadire Dida dhe Gani Luboteni.