Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Prespektiva e një mendimi të izoluar
E premte, 08.01.2010, 09:57 PM
PRESPEKTIVA E NJË MENDIMI TË IZOLUAR
Nga Remzi Salihu
Në rrethin e veprimit individual e shoqërorë, njeriu inskenon në vetëdijen e tij, të veten dhe të huajën, të bukurën dhe të shëmtuarën, të arritshmen dhe të paarritshmen. Në këtë lojë meditative udhëtimi imagjinativ mbështetet në pasqyrimin e pamjes së brendshme dhe asaj të jashtme. E gjithë kjo në vete ngërthen kompleksitetin e shikimit, përceptimit, synimit praktik të vetëdijes njerëzore. Largimi nga mendimi utopik bëhet përmes njohjes së vetes dhe të tjerëve. Vetja dhe të tjerët janë njëkohësisht të lidhura ngusht me hapësirën dhe rrethin jetësorë. Ky rreth jetësorë zhvillohet duke manevruar në trekëndshin analitik të së kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes. Takimi me këto fenomene të jetës së njeriut është një përmbushje e fillimit dhe fundit të izolimit jetësor. Njohjen e fillimit dhe fundit të jetës së tij e dinë vetëm ai që e shikon veten dhe të tjerët. Kjo mënyrë e të të vërejturit e zgjat kontunuitetin e të qenurit, por ky shikim mund të bëhet në mënyrë natyrale dhe artificiale. Që të definohen drejt të gjitha gjërat e shikuara, kjo betejë behet përmes njohjes së të tjerve dhe vetes, andaj pasqyra e të të shikuarit në vete ngërthen një kompleksitet të madh jetësorë. Duke përfshirë të tjerët në dioptrinë e mendjes ndryshon vetveten dhe rrethin, madje duke shikuar veten dhe veprimet personale, jepen shembuj të ndryshimeve shpresëdhënse. Shija e të shikuarit bëhet pamje e hapur e fotografisë egzistuese. çdo shikim ka individualitetin e vet, kundrejt shikimit tjetër krahasues dhe si i tillë çdo vërejtje ka edhe hijen e vet. Shikimi indivdual nuk mund t’i kap të gjitha imtësitë e objektit, apo të individit që ka përballë, por ai plotesohet me shikime përgjithësuese të rrethit ku jeton e vepron. Kompleksi i së bukurës, së adhuruarës deri në skajshmërinë e saj mbetet përshkrim i pa përsosur deri në fund. Identifikimi i të pëlqyerës gjithnjë është e krahasueshme dhe e pa përfunduar tërësisht. Kuptohet vetëm ajo që është e mundshme për t’u interpretuar plotëson kërkesat individuale. Zhvillimi i shijes së perceptimit në këtë rast stabilizon për vete të pamurit dhe të pamurit për të tjerët. çdo shikim përballë vetes dhe të tjerëve nuk duhet të shëndrohet në pasqyrim patologjik, por duhet të rikthehet në vete si një shije e papërsosur e përvojës jetësore. Rreziku më i madh i të shikuarit në pasqyrën e vlerësimeve gjendet në atë se duke shikuar tjetër kënd shikon veten. Kjo mënyrë e shikimit inkorporon në vete barë më të madhe të vlerësimit, kështu që kjo peshë e mbyllur në vete, kalon nëpër veten si mbivlersim kundrejt një objekti apo njeriu tjetër. Vëzhgimi i njëanshëm, duke mbivlersuar veten kundrejt fotografisë në pasqyrë, mund të ketë pasoja patologjike e që në esenë ka elemente narcisoide, ?unë jam ideal? dhe nuk bën ndryshe. Kjo mënyrë e të shikuarit jep jehonën e vetmuar dhe izolimin vetanak.
Prespektiva e vetëdijes qëndron në shpresën e zotërimit të vetes, në mbyllje apo hapje, por në të vërtetë ky manevrim i vetëdijes për veten dhe të tjerët shpalon trupin për trupin, shikimin për shikimin. Në qoftë se shikimi mbyllet në vete dhe për vete, na lenë të kuptojmë se tërësinë trupore e të numëruarit të gjymtyrëve e futë në izolim. Zotërimi i trupave ashtu siç gjendet në shikim të parë dhe kalimi prej rrethit të mbyllur duke e bërë të njohur tërësinë trupore, del prej kornizave hermetike të vetmisë. Daljen nga vetja e mbyllur njeriu e bën me vetëdije. Ai ka nevoj për njohje për t’u pëlqyer për të qenë komunikativ me veten dhe të tjerët. Vetëshikimi kërkon gjithnjë të jetë edhe e jashtëshikuar, nëpër këtë kërkesë njeriu hynë në rrutinën e vlersimeve për zotrimin konvencional të qenies së vet për të qenë njëriu njeri.
Individi në vete inskenon shumë gjëra të vetes dhe rrethit ku jeton, të gjitha këto, ai i bën me paragjykim për të bukurën, të shëmtuarën, të madhen të voglën, të fortën të butën, të ëmblëm të idhtën etj. Në tërë këtë kompleskitet individi e futë në lojë inskenimin. çdo identifikim që bëhet nga vetja, apo nga të tjerët i ngjanë një teatri jetësor mjaft kompleks e të rrëndësishëm, por të nevojshëm dhe njerëzorë. Inskenimi nuk shfaqet kur jeta është në simbiozë me të tjerët, apo thënë më mirë, kur jeta udhëhiqet nga të tjerët. Vetëm në ato raste, ku të inskenuarit bëhet e pamundshme duke na sjellë një fotografi statike kundrejt zhvillimit normal të njeriut. Shkaktarët e këtij veprimi mund të jenë anomalitë të shumta individuale. Kjo ndodh me njerëzit e sëmurë, apo nga mplakja trupore e shpirtërore e tyre, do të thotë se inskenim nuk mund të bëjnë njerëz në gjendje patologjike , sëmurë, që nuk janë të aftë për vete dhe për të tjerët, në inskenimin e të gjitha kategorive jetësore. Në këtë lojë dukjesh kompleksive shembëllen, si njeriu i rëndomtë ashtu edhe ai shkolluari, intelektuali. Secili e futë veten në këtë lojë për të qenë i pranishëm në jetë dhe shoqëri, por kjo lojë të jetë e zhdërvjelltë apo naïve, kriteret i vendos shoqëria apo rrethi ku jeton. Vetja dhe të tjerët në shoqëri bëhen marrëdhenie egzistuese të kapshme, apo të pa kapshme, tipike, apo jo tipike, në kohë dhe hapësirë. Kur njeriu inskenon tipikën ajo tashmë bëhet e përfolur për të tjerët. Kur tipizohen gjërat, fotografitë, njerëzit, kafshët atëherë gjithësesi ato mbeten të pranishme dhe të diskutueshme një kohë të gjatë. Të tipizuarën më së shumti mundohen ta futin në skenë artistët, piktorët, shkrimtarët. Sepse ata kërkojnë personazhe për ta super personalizuar në skenën jetësore një tërësi tipike, qoftë ajo e shëmtuar apo e bukur, negative apo pozitive.
Vetja dhe shikimi ngërthejnë në vete shijen e cila kultivohet gjatë tërë jetës. Krijuesi është i detyruar të bëj këtë përsosje të shijes për të kaluar nga individualja në atë të përgjithshme. Kështu kanë vepruar shumë emra autorësh të famshëm nga të gjitha lëmijtë e veprave artistike. Të themi një shkrimtari i duhet të paraqes në veprën e vetë një të dehur. Ai duke gjurmuar me vëmendjen e vetë një kohë të gjatë në karakterin e një të dehuri, në llaboratorin e tij krijues, futë shumë të dehur, madje karakteret, veprimet e tyre, deri atëherë kur në pasqyrën e tij nga ato qindra të dehur do ta krijoj atë super të dehurin.
Në këtë mënyrë, ai bën tipizimin e atij super personi qe e ka të izoluar në rrethin e paragjykimit vetanak. Kështu këtë izolim e shpalon nga rrethi i vetë i mbyllur dhe futë në pasqyrën e përgjithsuar, të hapur. Të gjitha këto bëhen përmes inskenimit të ngjarjes. Kështu çdo individ inskenon diçka për të qenë i pranishëm në jetë. Ai këto i bërë për të marrë pozicionin e vetë në kontinuitetin jetësorë e shoqërorë. Të gjitha këto inskenime mund të jenë të mira apo të këqia, e që në esencë ato bartin në vete të vërtetën apo rrenën. Njeriu jeton me këto dhe ai është i tillë siç vepron në shoqëri, nëse ai shëmbëllen me rrena kundrejt të tjerëve ai është rrenacak, por nëse paraqet të vërtetën ai është realist. Në këtë mënyrë njeriu e izolon, apo shpalon veten mbi komformin e standardizuar të marrëdhenieve shoqërore. Atëherë shtrohet pyetja pse njeriu e vë veten në këtë oazë të rrenës apo të vërtetës.(per interes, apo për shpirt, pastërti).
Shtytjen e gjithë kësaj e bën komunikimi midis njëri tjetrit, sepse njeriu nga vetë natyra e tij është i detyruar të jap dhe marrë nga njëri-tjetri.Siç do të thoshte Erich Fromi.. Të kesh dhe të jeshë. Ky veprim bëhet për njohjen e njëri tjetrit midis vetes, por këto dallime shëmbëllejnë si të mira apo të këqia, të qeta apo të vrullshme, të reja apo të vjetra, të fuqishme apo të pa fuqishme, të shkathta apo naive, reale apo ireale. Është e vetëkuptueshme të trajtosh veten dhe të tjerët si njeri, por kjo akoma nuk garanton ‘njerëzoren’’. Vetem toleranca dhe mirekuptimi demokratik jep barazinë midis njerëzve. Për ta parë dikë si njeri nuk donë të thotë se ate menjëherë mund edhe ta përdorish e ta përfitosh. Trajtimi i njeriut si njeri mund të jetë njerëzore dhe jo njerëzore. Vetëm njeriu mund të jetë jo njerëzorë për nga mënyra e veprimit dhe inskenimit të gjërave rreth tij. Shumë domethënse në këtë rastë janë teoritë për të drejtat e njeriut. Teoria e jo njerëzores vjen nga erësira e tunelit ideologjik të diskriminimit të njeriut nga njeriu. Për ta kuptuar tjetrin si njeri, në shoqërinë njerëzore me të gjitha karakteristikat dalluese sic është feja, dallimet kombëtare, vendas i huaj, madje dallimet midis gjinisë janë fenomene që vertetojnë bashkësinë e të jetuarit në një rreth të caktuar. Çdo pjesë e jetës, për mirëkuptimin e njeriut si njeri, e ka të ndërtuar përvojën e vet të të kuptuarit të jetës me të gjitha dallimet dhe veçuritë e saj. Vendas apo i huaj, burrë apo grua, gjithashtu prind dhe femijë, të rinjë dhe pleq, janë faktorë që shkëlqejnë përvojën jetësore. Biologët njeriun e konsiderojnë si qenje më të përsosur, në dallim prej kafshëve, kështu edhe predikuesit e fesë, duke u bazuar në shpirt formojnë një rregull si gjëja më e mirë e supstancës ontologjike e zhvilluar nga rrënja deri te perëndia. Ashtu si kafshët edhe njerëzit kryejnë disa aktivitete si nevojë biologjike për të ekzistuar. Kafshët me motivet e instiktet e tyre përmbushin nevojën e tyre si rrjedhojë e urisë, seksit dhe sigurisë. Kurse njerëzit inskenojnë me vetëdije këto aktivitete për përshtatjen e motiveve të jetës dhe formës së jetës. Për njeriun nuk ka ndonjë veprim i formës së jetesës të mos tejkalohet, por për tejkalim nga kjo formë jetësore mbetet gjithnjë në duart e tij. Kafshët kundrejt njerëzve i kanë informacionet në vete, për gjërat që duhet të bëjnë për të ekzistuar. Ata me anë të instiktit dinë çka hanë për t’u mos u helmuar. Njeriu duhet ta marrë informacionin nëse donë ta zhvilloj veten, por këto informacione dhe njohuri nuk mund t’i amputoj në trupin e tij. Vetem aftësia për t’i inskenuar këto gjëra e zhvillojnë njeriun si njeri. Për të mbetur njeriu si i tillë është e mundur vetëm në bazë informacionesh që ka. Dallimi midis kafshës dhe njeriut është vetëdija e tij si faktorë kryesor, madje dallimi biologjik e ontologjik (dhe as ontologia egzistenciale) nuk e dallojnë njeriun prej kafshës, por ana morale e domethënjes së përbindshit. Nuk është kafsha’’përbindsh’’, por ‘’përbindsh’’ është njeriu jonjerëzorë. Kafsha në njeri është vet njeriu, por jo si tërësi, sepse me njeriun përmbushet trupi dhe shqysa, madje shpirti dhe morali.Të gjitha veprimet e tij njeriu i inskenon sipas nevojës dhe interesit të vet, madje edhe sipas fantazisë së vetë. Ai shembëllenë në jetë me vetëdijen, e cila e shpie drejt veprimeve të drejta, apo të padrejta. Në epin e Homerit nuk ka kundërthënje midis njeriut dhe kafshëve. Kafshët u takojnë njerëzve, që të dy bashkëveprojnë. Tanimë njeriu i sotëm e ka vetëdijen dhe kjo vetëdije nuk është si te kafshët, ku veprimet bëhen me anë të instiktit, por ajo sot te njerëzit mund të trajtohet si vetëdije civilizuese dhe jocivilizuese.
Si shembull interesant për temën që trajtojmë mund të jetë kanibalizmi si fenomen civilizimi. Kjo mund të merret si një formë elementare për aneksim. Kanibalizmi klasik mbetet si formë pushtuese, me të cilën sot civilizimi ynë nuk mund te konsiderohet, sepse sundimi mbetet si tepricë e logjikës së kohës së kaluar. Kanibalizmi i kohës së sotme mund të merret si formë e durueshme e shfrytezimit social të njerëzve në jetën e tyre private. Besimi regresiv te njeriu si fuqi, shkathtësi, si ves për aneksimin e tjetrit dhe ky fenomen si i tillë në kohën e sotme ka hyrë përmes fantazisë së vetë njeriut. Drejtëpërdrejtë për të qenë i pari kundrejt tjetrit, gjegjësisht dominues. Në kohën e sotme njeriu inskenon në vete ide të ndryshme përmes oreksit të vet dhe këtë e bënë për identitet, madje në fantazinë e tij krijon kultin e yllit, bosit, asit, etj, ose forma tjera të fetishizmit komercial.
Kështu në historinë më të re gjermane ndodhi edhe një skandall i rrallë kriminal, kur një burrë i moshës 41 vjeçare e therr një njeri tjetër para kamerës dhe pastaj të vdekurin e hanë. Sipas hetimeve të deri sotme viktima me dëshirën e vet është paraqitur në internet, se dikush kërkuaka një njeri për ta mbytur dhe ngrënë kufomën. Ky është i ashtuquajturi ”Kanibali nga Rotenburgu”, Armin Meiveis, i cili nuk arsyeton padinë, me arsyen se e ka plotsuar të drejtën personale të njeriut. Në 2001 thuhet se Meiveis një të njohurit të tij nga interneti ia ka prerë penisin dhe pjesërisht ia ka ngrënë, për këtë Meiveis paditë një firmë interneti në britani për filmin “Rothenburg”, që fotografitë private të këtij rasti i ka vënë në rrjetin e internetit gjat egzekutimit të viktimës, sic është parë dhe dëgjuar në video, gjat procesit gjyqësorë. Meiveis, madje paska thënë se “viktima e ardhshme duhet të jetë më i ri dhe më i holle”. Ky njeri, sipas mjeteve të informimit i pagëzuar si “Kanibali nga Rotenburgu” dënohet për vepër penale si vrasës.
Në kodin penal gjerman nuk ka dënim eksplicit për kanibalizëm, andaj Meiveis dënohet si vrases me tetëvjetë e gjysmë burg. Në bazë të analizave psikiatrike ky njeri ka qenë ‘’normal” dhe ka punuar si mjeshtër i kompjuterëve. Por çfar e ka shtyrë ate në këto veprime makabre, jo normale. Nëse kanibalizmi si mit në letërsi ka egzistuar. Ashtu për ta bërë më bindëse këtë, kujtesa jonë kthehet në lashtësinë antike, kur djali Uranos i pjek femijët e vet, ngase frikohet nga sundimi i tyre. Po ashtu në përrallat e vëllezërve Grim njerëzngrënës janë shtrigat, të cilat e pjekin mishin e njeriut, pastaj e hanë. Kështu për historinë e kanibalizmit janë shfaqur shumë filma me këtë temë. Edhe pse pskologjia nuk është krejtësishtë e sigurtë për shkaqet e këtij fenomeni, kanibalizmin e shohin si sëmundje individuale. Ata këto veprime i shohin si raste të rralla, ose si normë tjetër seksuale të devijimit njerëzorë. Si shembull mund të jetë dashuria njeriut për ta pasur dikë të afërt, të shpirtit, ta trupëzoj në vete. Madje në historinë e letërsisë mund të ndeshim mjaft raste të kanibalizmit. Të themi te romani “Robinson Kruso” i Daniell Defos shpalohet një veprim i tillë kanibalist. Kur përbmyset ania e Robinsonit, ai bënë të gjitha përpjeket për ta shpëtuar partnerin e vet nga duart e mishngrënsve. Kështu ndodh edhe te Shekspiri, te “Tregtari nga Venediku”, në momentin kur bëhet fjalë për tregëti, tregëtari pasi nuk ka mundësi ta plotësoj pjesën që ka t’ia jap çifutit Shylak, detyrohet nga trupi të këputë një fërtal mish. Madje në romanin ‘’ Parfum’’ të shkrimtarit gjerman Patrik Ziskind, shembëllen ky element frymës kanibaliste, ose ndonjë gjë tjetër e fuqisë mbinatyrore që e shtynë njeriun në veprime të këtilla. Kur personazhi kryesor, i çuditshmi Grenuj, fillon ta hap shishen e mbushur me aromen e të bukurës Laura, përnjëherë hapësirën fillonë ta vërshoj ajo aromë e këndshme dhe të gjithë njerëzit nga frika e respekti shfaqin një befasi madhështore. Kjo mrekulli fascinuese u shëndrohet në dëshirë të madhe. Befasinë e tillë njerëzit e kuptojnë, nga ky engjëll njeri, atëherë kur fillonë t’i tërheqë rreth vetes me aromën fantastike. Nga ai përhapej një thithje e furishme, kundër së cilës nuk ishte asnjë njeri. Asnjëri prej tyre nuk mund të mbrohej, por edhe asnjëri nuk donte të largohej nga ai kundërmim i mrekullueshëm, sepse dëshira e tyre ishte më e madhe, se sa frika ndaj tij. U rrethuan drejt tij dhe duke iu afruar fillojnë të hipin mbi të dhe e rrëzojnë. Sejcili donte të ketë pjesë nga ai, një fletë, një krah, një xixë nga flaka e tij e mrekullueshme. Ia grisën teshat, ia shkulën flokët, ia këputën mishin. Dhëmbët e mprehtë ia ngulën në mish dhe bënin pas tij si hyena. Pasi trupi i njeriut nuk këputej lehtë, filluan t’i vringëllojnë thikat ta shpojnë dhe presin tërësishtë, madje edhe me sopata e këmesa filluan t’ia copëtojnë edhe eshtrat. Për një kohë të shkurtë engjulli ishte i prerë në tridhjetë pjesë dhe sejcili prej tyre kishin marrë nga një copë dhe këndshëm largoheshin duke ngrënë. Për një gjysëm ore Zhan –Batist Grenuj u fshij nga faqja e dheut. Ziskindi permes hororit, humorit dhe groteskës pasqyron në mënyrë të detajizuar njeriun i cili kalon nëpër kufoma duke e shfaqur universin e brendshëm të njeriut. Por edhe në të folurit e përditshëm ka mjaft raste të të shprehurit kanibalist. Të themi kjo mënyrë e komunikimit ndeshet te të gjitha moshat e gjinitë e njerëzve. Kjo shtytje vjen nga afria që ka njeriu me njeriun. Gjithësesi afria për ta bërë tjëtrin për vete dëgjojmë fjalitë:’’Ta ngrënsha syrin’’, ’’ta ngrënsha zemrën’’, ‘’ta ngrënsha loçkën’’, madje’’ ta pifsha gjakun’’, etj. Kjo formë e të shprehurit deri në ditët e sotme ka gjasa të jetë trashiguar nga kanibalizmi. Një natyrë e tillë të të shprehurit, inskenohet nga njeriu me vetëdije, për ta arrijtur efektin maksimal të dashurisë në marrëdhënje kundrejt njëri me tjetrin. Njeriu në pasqyrimin e vetëvetes e arsyeton vtetëveten me anë të vitalitetit dhe afektivitetit të tij në shoqëri. Ideja e pastërtisë së egzistencës dhe domethënjes së arsyes mbeten në funksion të marrëdhënjeve të individit në shoqëri. Kështu nga shoqëria njeriu identifikohet me punën dhe veprimet e tij, gjegjësisht, çka “bëne”, ai ”është” në jetë. Në filozofinë moderne nuk folet shumë për arsyen, por më tepërr vëmendjen e përqëndrojnë të racionalizmi si doktrinë idealiste. Sot për veprimet e gabueshme njeriu dënohet, ngase egzistojnë ligjet me të cilat mbahet rendi shoqërorë. Nuk mund të arsyetohet krimi, por njeriu merr dënimin e merrituar sipas veprës që ka kryer.