Kulturë
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
E hene, 07.12.2009, 07:20 PM
Trimrron Rexhepi
Nocion i brendshëm
Është mbrëmje dhe jashtë dritareve të mia shihet vetëm muri i errësirës. Velloja e qetësisë më mbulon dhe mendimet ikin pa pritur e kujtuar. Mundohen te gjejnë nje kuptim, një arsye që unë rri ulur pikërisht këtu. Mundohen të gjejnë një fundament, një sqarim për vet egzistencën.
Me siguri ndodh diçka këtu e atje, që mban ritmin e jetës. Një kalim kohë e një mirëseardhje e arsyes së shëndoshë. Për mos menduar më thellë për çerdhen ku kuptimi fshehet. Ditët dhe netët zduken një nga një dhe duket shumë e lehtë t`i lësh të zhduken.
Ja, iku edhe një ditë dhe jeta vazhdon megjithatë.
Në nderkohë më plagos një frymë e lehtë. Vetëdija më thërret. Egzistenca prezente dhe kuptimi tkurren. Provojnë të më zhgënjejnë mendimet mu atje. Atje ku kuptimi dhe fundamenti duhet të takohen. Por, ah… Sa rrallë guxoj të shoh atë që shoh!
Dhe lejoj ditët të ikin e netët të zhduken. Një nga një larg nga vetëdija ime.
Mirëpo diku në nëndije, bërtet kuptimi dhe dëshiron të ndëgjohet e ndjehet. Por, të guxosh të shohësh jetën tënde të vogël në sy është shpesh një frikë tej e madhe. Sikur të shohësh te vërtetën ku ditët e netët zhduken vetvetiu, derisa jeta jetohet pa qëllim, e vitet përcjellin muajt, ditët e netët!

Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove
Ferit Ramadani: Trinia Ilire (Cikël poetik)
Mihai Antonescu: Zjarre dhe kambana
Shefqet Dibrani - Poezia e Sevdije Rexhepit (2)
Këze Kozeta Zylo: Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova
Cikël poezish satirike nga Nehat Jahiu
Luan Çipi: Imazhi i Vlorës
Edmond Tupja: Një popull e vetëm një!
Ramiz Gjini: Gruaja e huaj
Engjëll Koliqi: Këngë në zemrën e plagosur
Këze Kozeta Zylo: Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut
Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
Edmond Shallvari: Ali Babaj me 40 hajdutët dhe mbretëria ime
Marius Chelaru: Atdheu dhe jeta e një frymëzimi poetik
Cikël poetik nga Dibran Demaku
Arif Molliqi: Estetikë gjaku
Përparim Hysi: Gjykatësi