Editorial » Ukaj
Avzi Mustafa: Veprimtaria pedagogjike e Vlash Gjelajt në Maqedoni dhe Kosovë
E enjte, 05.11.2009, 09:00 PM

VEPRIMTARIA PEDAGOGJIKE E VLASH GJELAJT NË MAQEDONI DHE KOSOVË
Nga Prof. dr. Avzi Mustafa
Personaliteti dhe vepra e Vlash
Gjelajt në vetvete ngërthejnë pulsime të kohës. Ai është njëri nga figurat që
bashkë me shumë mësues tjerë erdhën nga Shqipëria për të vënë bazat e arsimit
shqip edhe në trojet e ndara shqiptare. Vlash Gjelaj në Maqedoni erdhi pas
viteve 1945 dhe u vendos në Kumanovë ku e fillon punën e mësuesisë në vitin
shkollor 1946/47 në shkollën fillore “Bajram Shabani “.
Vlash
Gjelaj kaloi një jetë shumë aktive. Gjithnjë ishte në aksion. Puna e tij nuk
mbaronte vetëm me orët mësimore, por ai bashkë me nxënësit punote edhe jashtë
orëve. Atë e kishin angazhuar edhe si mësues i shkollës së natës dhe i
shkollave të Kryqit të kuq. Ishte njëri ndër të vetmit që kishte kualifikim.
Të
dhëna biografike mbi këtë pishtar të arsimit shqip në Maqedoni e Kosovë nuk
kemi shumë. Dimë se është lindur më 5.02.1921 në Obod të Shkodrës. Mësimet e
para i mori në vendlindje, kurse ato të mesme, sipas disa të dhënave jo të
konfirmuara mirë, duhet t’i ketë ndjekur në një shkollë të mesme oficerësh në Itali. Në bazë të kujtimeve të shumë
miqve të tij thuhet se ai ka qenë i vendosur në një jetimore në Itali ku e
mbaron edhe një shkollë të mesme të mësuesisë.
Mëqenëse
edhe në Maqedoni nevoja për hapjen e shkollave ishte shumë e madhe, Ministria e
arsimit të Jugosllavisë dhe Komiteti i arsimit të Maqedonisë iu drejtuan
Ministrisë së arsimit të Shqipërisë për ndihmë kadrovike. Ministria e arsimit të
Shqipërisë e miratoi këtë kërkesë dhe në Maqedoni dërgoi 30 mësuesë<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->.
Si duket, edhe Vlash Gjelaj do të jetë në mesin e ketyre mësuesve.
Vlash
Gjelaj pas shërbimit të tij në Kumanovë u desh nevoja që në vitin shkollor
1947/48 me rekomandim nga Ministria e arsimit të Maqedonisë të transferohet në
Shkup dhe të punojë si profesor i biologjisë në paralelen e parë të Normales, e
cila ishte hapur pranë shkollës Normale “Nikolla Karev “ në Shkup <!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]-->.
Me
hapjen e shkollës së parë të mësusisë me mësim në gjuhën shqipe me emrin
“Lirija “ së pari në Tetovë e e cila
pastaj transferohet në Shkup, Vlash Gjelaj vazhdon që të jap mësim edhe më tej.
Fal intelektit të ]udishëm dhe njohjes së gjuhës italiane edhe pse mungonin
tekstet ai nxënësve u përgatiste shënime të nevojshme dhe një kohë të gjatë qe
model se si duhet të punohet e të veprohet në mungesë të teksteve. Dhe, mu për
këtë ai edhe lavdrohet. Këtë e shohin nga një raport të këshilltarit
pedagogjik, ku mësuesi Gjelaj lavdërohet dhe notohet me notë të shkëlqyeshme. Këtë
mësues të vyshëm e angazhojnë që të mbajë kurse e seminare për përgatitjen e
kudrit arsimor për shkollat fillore.
Sfida
e kohës para këtij mësuesi me plot zell e krenari e vuri para organeve të sigurimit
shetëror (UDB-ës) se ky shqiptar i Shqipërisë etnike ka synime tjera, se gjoja
nëpërmjet edukimit dhe arsimit ngjall tek nxënësit separatizëm, nacionalizëm,
shovenizëm e edhe sa e sa “izma” tjerë. Si] thotë një mik i tij, Vlash Gjelaj tërë
punën e tij e drejtonte drejt lartësimit të dijes e të edukatës dhe të dashurisë
ndaj njerëzëve. Ai ishte adhurues i flaktë i poezisë. I dinte përmendësh poetët
e Rilindjes kombëtare. Këtë e tregonte më
së miri kur kishte ndonjë orë të lirë, kur i mblidhte nxënësit në ndonjë klasë
për t’i recituar poezitë e Naimit, Fishtës, Çajupit, e për t’i kënduar
shqiptarit dhe mëmedheut. Por, kurrë nuk i urrente të tjerët. Ai ishte
kosmopolit. Ai kërkonte nga nxënësit porosinë e madhe të Naimit. “Vetëm dritë e
diturisë përpara do të na shpjerë“. Për këtë veprimtari fisnike do të gëzojë
dashuri dhe admirim te nxënësit, kurse te pushteti titist do ta ndjellë
arrestimin dhe sëmundjen.
I
ndjekur nga pushteti, por krenar nga shpirti, shpeshherë e merrnin në “biseda
informative” policore. Atë çdoherë kur vinte Titoja për vizitë në Maqedoni e
arrestonin. Vlash Gjelajn e fusin në birucë me ditë e netë se gjoja është i
rrezikshëm. Shpeshherë muajve të verës së bashku me nxënësit shkonte në aksione
jashtë Maqedonisë. Këtë e bënte për dy arsye: njëra, që të jetë bashkë me nxënësit
e vet, kurse tjetra që të mbetet pak i qetë nga organet policore. Por, kjo nuk
ishte ashtu si] thotë vet Gjelaj, ngase pa zbritur këmbën nga treni agjenti
ishte i pari që më dëshironte mirëseardhje.
Vlash
Gjelaj mbeti një kohë edhe pa punë. Kur u hap Akedemia Pedagogjike në Shkup ai
regjistrohet në grupin biologji dhe kimi, të cilën për një vit e gjysmë e
mbaroi. Si i diplomuar punësohet në shkollën fillore “Liria“ në Shkup. Puna e
tij vetmohuese e ngrit edhe më lart personalitetin e tij. Ai njihet në këtë
shkollë me pajisjen që ia bëri kabinetit të biologjisë sidomos me këndin e gjallë. Në ndërkohë regjistrohen në
Fakultetin filozofik në grupin e pedagogjisë, të cilin në vitin 1964 e mbaron
me suksës.
Në
vitin 1965/66 punësohet në fabrikën e qelqit si udhëheqës i qëndrës për edukimin e punëtorëve.<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]-->
Një kohë punon edhe si edukator në konviktin e Shkollës Normale në Shkup.
Në
vitin shkollor 1967/68 Vlash Gjelaj punësohet si profesor i shkollës Normale
pesëvje]are “Zenel Ajdini“ në Ferizaj. Në këtë shkollë ai i ligjëronte këtë lëndë:
metodikën e gjuhës amtare, metodikën e matematikës dhe metodikën e dituri natyrës dhe shoqërisë. Në këtë shkollë
punon deri në vitin 1977 kur edhe ndërprehen paralelet e mësuseisë. Ai
kontributin e vet në këtë shkollë e jep plot 13 vjet, në të cilën edhe pse
udhëtonte nga 100 kilomotra ]do ditë, nuk e humbi asnjë ditë.
Në
vitin shkollor 1977/78 Vlash Gjelaj regjistrohet në studimet pasuniversitare në
Sarajevë në Fakultetin filozofik në grupin e pedagogjisë. Pas dy viteve ai e
mbron me sukses tezën e magjistraturës me titull: “Funksioni i televizionit në
intesifikimin dhe modernizimin e mësimit të biologjisë në ciklin e lartë të
shkollave fillore“.
Prej
vitit 1980/81 e deri në pensionim Vlash Gjelaj punon si profesor në Akademinë
pedagogjike në Shkup, ku ligjëron e metodikën e matematikës.<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]-->
Vlash
Gjelaj kudo që punoi, punoi me përkushtrim të rrallë në ]ështjet më vitale të
kombit si] është shkolla, arsimi dhe kultura. Atë nuk e trembën as ndjekjet e
as burgimet, ngase atë e mbante shpresa se një ditë do të vijë e mira për këtë
popull. Prandaj ishte një shembëlltyrë e vërtetë në punën e tij vetëmohuese që nga kolegët e vet të
krijojë një atmosferë pune dhe sakrificash.
Vlash
Gjelaj gëzonte respekt te nxënësit dhe kolegët e tij, sepse ishte njeri i
thjeshtë, i dashur, njeri me edukatë dhe gojëmbël. Ai tërë kulturën që e kishte
fituar në shkollë të mesme dhe në studime në shumë qendra të ndryshme të ish
Jugosllavisë nuk e mbajti për vete, por e përhapi kudo gjatë veprimtarisë së
tij në të gjitha vendet e punës si mësues, edukator konvikti, udhëheqës qendre
për edukimin e punëtorëve, si profesor, në biseda dhe nëpërmjet shkrimeve të
tij në organet e shtypit të kohës.
Janë
shumë me vlerë shkrimet me karakter edukativ që i shkroi në revistën me titull
“Për ju dhe shtëpinë tuaj“ që dilte një herë në muaj në gjuhën maqedonishte, ku
Gjelaj ishte redaktor i rubrikës
“Pedagogu në familje“. Në këte revistë Vlash Gjelaj i botoi këto punime: “Prindërit,
fëmijët dhe notat e dobëta“, “Fëmija dhe prindërit“, “Shprehitë e punës fitohen
që në fëmijëri“, “Loja duhet të edukojë“, “Xhelozia ]do herë aktuale“ etj.
Në
punën e tij profesionale dha ndihmesë me vlerë të madhe edhe në përmirësimin e
mësimit si në shkollat e mesme ashtu edhe në të lartat. Ai ka shkruar edhe
artikuj tjerë të ndryshëm ku ka vë në dukje njohuritë e tija të thella që i
zotëronte nga lëmi i didaktikës dhe metodikës. Ka lënë si dorëshkrime punimet:
“Metodat mësimore në lendën e matematikës në shkollat fillore” shkruar në vitin
1957, “Mësimi i gjemetrisë në shkollat fillore” shkruar 1976, “Baza empirike
dhe teorike në mësimin e dituri natyrës“ shkruar në vitin 1960, “Metodat dhe
parimet diadaktike në mësimin e dityrisë natyrës“shkruar më 1978 etj.<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]-->
Jam
më se i bindur se Vlash Gjelaj do të jepte kontribut edhe më të madh po të mos
i kishte rënë në qafë UDB-a që i shkaktonte
troditje shpirtërore.<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]-->
Në
fund ky pishtar i arsimit shqip në Maqedoni e Kosovë pas kësaj pune të
palodhshme, të cilën e kreu me shumë pasion dhe vullnet si dhe me të gjitha
goditjet e rënda shpirtërore, siç thoshte shpesh herë “i huaj në vendin e vet“
e zuri shtratin e spitalit dhe pas një sëmundje të rëndë sa fizike po aq edhe
shpitërore që kurrë nuk mundi ta vizitojë Shkodrën dhe Obodin e tij, në pranverën vitit 1997 ndërroi jetë.
Vdekja
e tij i pikëlloi shumë miqtë, nxënësit dhe kolegët, të cilët me rastin e fjalës
së fundit mbi arkivol i thanë autori i punimit keshtu u shpreh: “Zoti Vlash,
pusho në botën e amshueshme, sepse ti jeton me veprën që mbolle te ne, që të përulemi
sot në përcjelljen dhe ndarjen e fundit me Ty, pishtar i arsimit shqiptar”. <!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->
Vlash Gjelaj mbet një figurë e rëndësishme e
historisë së kombit tonë. Mbetet një meteor që bëri dritë në historinë e
arsimit e të shkollës shqipe në Maqedoni dhe Kosovë. Prandaj, le të krenohet
Shkodra për këtë bir të kombit tonë sepse hodhi jetën për të zgjuar vetëdijen
kombëtare.
<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Avzi Mustafa, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në republikën e Maqedonisë 1945-1975, Logos A, 120
<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]--> Libri i anlaleve “25 vjet veprimtari e gjinazit Zef Lush Marku “, Shkup, 1975, 10
<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]--> Buletini i fakultetit Pedagogjik, Shkup
<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]-->.Arshivi i fakultetit pedagogjik, Shkup
<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]--> Në
vitet e fundit të jetës Vlash Gjelaj bëri edhe një prkthin nga gjuha kroate: me
titull “Libri mbi diplomacinë“
<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->.Fjalën
e ratit e mbajti prof.dr. Avzi Mustafa