Mendime
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''
E enjte, 01.10.2009, 07:42 PM
 Në Kosovë diçka po ''zihet''
Në Kosovë diçka po ''zihet''Shkruan: Lebit Murtishi
- Qeveritarët,apo përfaqsuesit e institucioneve,siç kanë dëshirë të quhen,edhe kësaj radhe,si shumë herë të tjera,vepruan në stilin tashmë të banalizuar komunist; rrahën e sakatuan përfaqsuesit e rinisë shqiptare,që mbajnë për titull emrin prekës për shqiptarët „VETËVENDOSJE “,burgosen aq sa u duhet për të thënë se ja,shteti vepron,dhe u futen në birucat e zyreve që nuk e di kujt i sherbejnë,pa lëvizur asnjë milimetër nga pozitat e kurrizthyerve kur është në pyetje Mitrovica.
- …Dhe Mitrovica zotërinjë qeveritarë,do të thot Kosovë,do të thot Atdhe. Andaj nga ai krah i Kosovës,po dëbohen shqiptarët e pakët të mbetur nga lufta,po dëbohen në mes të ditës dhe me uniformat e Republikës së Kosovës,ndërsa ministri i brendshëm z.Pajaziti pret t`i raportohet nga policia serbe e Millosheviqitse,çështë duke ndodhur në atë pjesë të „Globit“. Vërtet duket e pabesueshme hamendja e Pajazitit përpara kamerave,deri sa në anën tjetër,gjithashtu përpara kamerave,një polic-bandit serb,deklaron se shqiptarët duhet të marrin lejendertimi prej organeve komunale te“Veriut“ që do të thotë:te marrin leje nga serbia,ndryshe,nuk kishte nevojë të flasë më tepër serbi,flisnin vet policët e armatosur dhe me uniformat e Kosovës,por të gatshem për të vrarë shqiptarë si kohë më parë…
- Z.Pajazitit nuk i zihet edhe aq për të madhe për ate që u nemit përpara kamerave,po ç`ti thuash belbzimeve të z.Bajram Rexhepit,te Hashim Thaçit,të cilët,secili nga pozita që ka,janë përgjegjësit dhe fajtorët kryesor për gjendjen e krijuar. Nukkërkohet heroizëm për të mbrojtur popullin që të ka votuar;mjafto bijtë të mos ia rrahësh,dhe të lëshë detyrën për të cilën nuk ke kapacitet të mjaftueshëm për ta drejtuar. Nuk është koha që t`i kërcëllojmë dhëmbët përpara një grupi të rinjësh,të cilët po përpiqen,ndonj¨herë edhe duke përmbysur ndonjë makinë(pa u bërë kjameti)t`i tregojnë popullit hallexhi,se këtu ndër ne,diçka po „zihet“. Dhëmbë e dhëmballë duhet të kërcëllojnë gjetkë…
27.08.09
Bern
Lebit Murtishi
Komentoni
					Artikuj te tjere
						SHAIBK: Komunikatë
						Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''
						Lebit Murtishi: Me shkas…
						Lek Pervizi: Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë - Një provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve
						Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
						Kërcënohet nga Xhihadi Islamik Gjon Keka
						Blerim Rrecaj: Pikëpyetjet dhe krekosjet
						Selim Hasanaj: Patrioti që i tha Jo rrugës së Anadollit
						Blendi Fevziu: Histori e sajuar…
						Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone''
						Selim Hasanaj: Lisi nga Rugova që u qëndrojë furtunave
						FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase
						Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
						Gëzim Mekuli: Pse kaq shumë manipulime e propagandë ne mediet shqipe?
						Selim Hasanaj: Plackitje spektakulare në Stokholm të Suedisë, plasciktsit serb
						Rexhep Kastrati: Shpërfytyrimi moral dhe politik i zevzekëve të akademik Dacit
						Uk Lushi: Mbi të menduarit dhe dyshimin
						Përparim Hysi: Delikate, kur do ta "qërosh qepën?!"
						Visar Gashi: Rexhep Qosja
						Selim Hasanaj: E vërteta e argumentueme, libra monumental me vlera historike të Jusuf Buxhovit
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










