E enjte, 28.03.2024, 09:49 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Skënderbeu Kampion i Shqipërisë!

E diele, 13.05.2012, 02:00 PM


Për të dytin vit radhazi, Skënderbeu i Korçës shpallet Kampion i Shqipërisë (titulli i tretë në histori). Skuadra korçare fitoi në javën e fundit në derbin përballë Pogradecit me rezultatin 3-1 duke grumbulluar 57 pikë në 26 javë, një më shumë se sa Teuta e vendit të dytë.

Golat për kampionët u shënuan nga Xhafaj në minutën e 5-të dhe të 48-të nga Xhafaj, ndërsa pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë Shkëmbi realizoi nga pika e bardhë e penalltive. Barazimi për pogradecarët u vendos përkohësisht falë golit të Eminhazirit në minutën e 39-të. Kjo humbje rrëzon automatikisht liqenorët në Kategorinë e Parë.

Teuta e Durrësit luajti në Krujë përballë Kastriotit vendas dhe fitoi 2-1. Dy golat për nënkampionët u shënuan nga Hyshmeri dhe Mancaku përkatësisht në minutën e 17 dhe ‘48, ndërsa për krutanët shënoi Ctekovic në minutën e 39.

Por fitorja e durrsakëve u zhvlerësua nga rezultati i Pogradeci-Skënderbeu. Gjithsesi Teuta, me 56 pikë, shpallet nënkampione e Shqipërisë.

Në ndeshjet e tjera, Tirana mundi Kamzën minimalisht 1-0, një ndeshje sa për statistikë për bardheblutë, ndërsa Kamza do të luajë në Play Out. Shkumbini mori pikën e nevojshme për të shmangur Play Out-in. Në Shkodër përballë Vllaznisë, peqinasit barazuan 4-4. Me shumë gola ishte edhe ndeshja Apollonia-Tomorri. 6-5 u mbyll takimi mes dy skuadrave që do të luajnë në Play Out për të përcaktuar nëse do të qendrojnë në Superligë sezonin e ardhshëm, apo do të bien një kategori më poshtë. Në Vlorë, Flamurtari-Laçi u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në Ballsh, Bylisi vendas mundi Dinamon e rrëzuar në Kategorinë e Parë me rezultatin 3-1.

Dinamo dhe Pogradeci janë dy skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tomorri, Kamza dhe Apollonia do të diskutojnë në Play Out nëse sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superligë apo një kategori më poshtë.

Kategoria e Parë, Luftëtari Kampion, Kukësi në Superligë

Luftëtari shpallet Kampion i Kategorisë së Parë dhe siguron ngjitjen në Superligë. Gjirokastritët fituan në ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre përballë Mamurrasit me rezultatin tenistik, 6-3 duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me plot 72 pikë.

Surpriza e këtij sezoni mbetet skuadra e Kukësit që edhe pse barazoi pa gola në supersfidën ndaj Lushnjes, siguroi ngjitjen direkte në Superligë, duke grumbulluar 67 pikë, 3 më shumë se sa Lushnja e vendit të tretë që së bashku me Besën e Kavajës dhe Besëlidhjen e Lezhës do të luajnë në Play Off.

Ndërkohë, në fundin e tabelës, Vlora dhe Skrapari janë dy skuadrat që bien një kategori më poshtë, ndërsa Himara dhe Gramozi i Ersekës luajnë Play Out.

Sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë, rezervon derbin historik kryeqytetas mes Dinamos (e rënë nga Superliga) dhe Partizanit që ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora