E premte, 26.04.2024, 03:27 AM (GMT+1)

Sport

Netzer përballë Beckenbauer

E hene, 03.09.2007, 10:52 PM


Në mbarimin e viteve Gjashtëdhjetë Republika Federale Gjermane (BRD) u lëkund nga ndryshime të mëdha; në vitin 1966 u formua për herë të madhe një qeveri "koalicioni të madh" midis kristiano - demokratëve dhe socialdemokratëve; dy vjet më vonë shpërtheu në mënyrë shumë të dhunshme revolta studentore, e frymëzuar jo vetëm nga lëvizjet pacifiste e kontestimit të luftës së Vietnamit, por edhe nga zhgënjimi i thellë i rekrutëve të rinj ndaj qeverisë "dyngjyrëshe"; së fundi, në vitin 1969, lideri socialdemokrat Ëilly Brandt, ish kryebashkiak i Berlinit dhe protagonist i një lufte kurajoze në brendësi të partisë për ta afruar me socialdemokracinë perëndimore duke e "spastruar" ndërkohë nga komponentet më radikalë të saj, u bë Kancelar (në koalicion me Partine Liberal Demokrate) duke futur Ostpolitik-ën e tij, teori që parashikonte njohjen dhe normalizimin e raporteve diplomatike midis BRD-së dhe shteteve të Traktatit të Varshavës, në veçanti me RDGJ-në dhe me BRSS-në. Për shumë një demostrim dobësie, por për të tjerë fitimi i vetëdijes i të jetuarit në një Europë ngurtësisht të ndarë dhe tentativës për të ndërtuar një urë midis dy rreshtimeve me qëllimin për ta bërë më të jetueshme situatën gjermane. Qenë kështu vite ndryshimesh dhe përplasjesh, radikalizimi të jetës politike, por edhe i shplakjes të shoqërisë civile; në vogëlsinë e tij, futbolli veproi njëlloj. Fundi i viteve Gjashtëdhjetë në botën e topit gjerman pa të lindë e të zhvillohet një rivalitet që më pas do të konsolidohej në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, përpara se të ezaurohej me ardhjen e viteve Tetëdhjetë prej superioritetit të manifestuar të njërit prej dy rivalëve. Por i rritur në një klimë si ajo e vitit 1968, e mbushur në një konceptim radikal të jetës shoqërore nën siglën "ne kundër zatyre", ku gjithçka ishte politike, nga arti tek kinemaja, nga filosofia tek sporti, rivaliteti midis Bayern Munchen dhe Borussia Mönchengladbach fitoi një domethënie simbolike që e tejkalonte aspektin pastërtisht futbollistik: ishte e barda kundër së zezës, e Mira kundër së Keqes, revolucionarët kundër konservatorëve, Netzer kundër Beckenbauer. Nga njëra anë futbolli i vrullshëm e spektakolar i Borussia, i aftë që të vinte radhazi fitore - rekord si ai 12-0 ndaj Borussia Dortmund, 11-0 ndaj Schalke 04, 10-0 ndaj Borussia Neunkirchen apo, në kuadrin europian, si famëkeqi 7-1 ndaj Inter Milano, që vetëm një episod i ulët poshtërsie italike do të arrijë ta fshijë nga almanakët zyrtarë; nga ana tjetër pragmatizmi i pastër i Bayern, cinik aq sa duhej për të fituar ndeshje dhe turne të ndryshme, të cilat do të kishin merituar një rezultat tjetër. Por realiteti, siç ndodh shpesh përballë ndarjesh kaq të prera, është zëvendësuar gradualisht nga shablloni i zakonshëm: të bukur dhe humbësa ata të Gladbach; të shëmtuar dhe fitimtarë bavarezët e Munchen. Nuk ka qenë kështu, të paktën në Bundesligë. Në rrugën e ngjitjes drejt majave të futbollit gjerman, Borussia Mönchengladbach e Bayern Munchen kanë paraqitur më shumë analogji se diferenca. Në mesin e viteve Gjashtëdhjetë, të dy klubet kishin numër të pakët trofeshë (një Kupë Gjermanie në vitin 1960 "Fohlen"-ët) dhe të zëna nga pluhuri (një titull kombëtar në vitin 1932 dhe një Kupë Gjermanie në vitin 1957 bavarezët), të dy qenë të sapopromovuara në Bundesligë, të dyja në fund kishin vendosur të fillonin nga ekipet zinxhir (21.5 ishte mosha mesatare e Gladbach-ut, 21.8 ajo e Bayern) për të ristrukturuar skuadrën dhe për të synuar për lart. Borussia-n e kishin zgjedhur Hennes Ëeisëeiler, Bayern-in nxënësi i tij në kohërat e Akademisë së Sportit Gjerman të Këlnit, Zlatko "Tschik" Cajkosvki, të cilin më pas do ta pasojnë Branko Zebec nga viti 1968 dhe Udo Lattek nga viti 1970. Skeleti i të dyja skuadrave u ndërtua mbi linjën e gjelbër: Günter Netzer, Jupp Heynckes, Herbert Laumen, Bernd Rupp e Berti Vogts nga njëra anë, Franz Beckenbauer, Sepp Maier, Hans-Georg Schëarzenbeck, Franz "Bulle" Roth e Gerd Müller nga ana tjetër. Gjermania kish gjetur dy padronë të rinj, që mbi të gjitha mezi e duronin njëri tjetrin duke e bërë faktikisht të pamundur shmangien e bërjes me njërën palë ose me tjetrën. Loja e Borussia bazohej tek kundërsulmi, me Netzer që gjuante zonën e rreptësisë kundërshtare me lëshime prej pesëdhjetë - gjashtëdhjetë metrash për të shfrytëzuar sa më mirë shpejtësinë e tredhëmbëshit të sulmit; kurse në Munchen Beckenbauer qeveriste i qetë nga mbrojtja duke synuar në një qëndrim më të arësyeshëm ndaj ndeshjes, posedim të topit dhe presing në pritje të çarjes që që pashmangshmërisht do të hapej në prapavijën kundërshtare dhe më tej do të mendonte Gerd Müller. Dy filosofi të ndryshme që u sollën suksese të dyja klubeve, por duke përfunduar me konsolidimin e një dikotomie (utopi kundër racionalitetit, revolucion kundër restaurimit) të stereotipuar dhe shumë larg nga realiteti. Normalisht janë humbësit ata që rezultojnë më simpatikë, të paktën për publikun neutral; por në dhjetëvjeçarin e artë në të cilën është gjeneruar Risaliteti i Madh, Borussia ka fituar pesë tituj kombëtarë kundrejt katër të Bayern. Ama në periudhën e sipërpërmendur bavarezët kanë shënuar më shumë gola sesa rivalët, me një mesatare golash prej 3.65 në ndeshje respektivisht.4 të "reformistëve" të Mönchengladbach, me shumë përshëndetje ndaj etiketës së pragmatistëve dhe të mjeshtërve të rezultatit 1-0. Për të heshtur pastaj për aureolën e skuadrës sexy dhe rebele që rrethonte njerëzit e e Ëeisëeiler; nëqoftëe mbiemra të tillë i përshtateshin fort liderit të saj Netzer, personazh glamour po aq sa George Best apo Johnny Rep, vështirë t'i imagjinosh të përshtatshëm për personazhe të tillë si Berti Vogts apo Horst Köppel dhe flokët e tij si kaçube. Në të kundërt, në Mynih mund të gjendej një maoist pse jo dhe tribotist ante-litteram alla Paul Breitner, apo vetë Beckenbauer që në Gjermaninë puritane të viteve Gjashtëdhjetë kish lënë shtatzënë të fejuarën e tij 18 vjeçare, duke refuzuar më pas që të martohej me të, duke u ppërjashtuar menjëherë dhe (përkohësisht) duke u "ndaluar" nga kombëtaret rinore gjermane. Por në botën bardhëezi të ndërtuar rreth Borussia dhe Bayern nuk ishte futur asnjë tonalitet grije dhe miti i të mirëve kundër të këqinjve u rrit me shpejtësi. Diferencën e vërtetë të madhe midis dy klubeve e kanë bërë kupat europiane, një aspekt në të cilin Bayern èka qenë i jashtëzakonshëm dhe tri Kupat e Kampioneve njëra pas tjetrës i janë një provë e padiskutueshme, ndërsa Borussia vetëm diskrete me dy Kupat UEFA të saj (1975 dhe 1979). Çështje karakteri, kimie, por edhe fati; në Europë zotja me sytë e mbuluar gjithmonë i ka anashkaluar Fohlen-ët. Në Kupën e Kasmpioneve 1970-1971 u eliminuan me njëmbëdhjetëmetërsha nga Everton, pasi Toffees kishin arritur barazimin falë një gjuajtje nga largësia e Hoëard Kendall që e kish kapur të papërgatitur portierin Ëolfgang Kleff, i cili ishte duke u marrë më heqjen e një bobine letre higjenike nga zona e portierit. Në vitin 1976 u eliminuan në katërshe në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid të Netzer (i transferuar në Spanjë tri vjet më parë) në përfundim të një arbitrimi aq të anshëm (gjermanëve ju anulluan dy gola të rregullt) sa që më pas drejtuesi i kësaj ndeshjeje, hollandezi Leo van der Kroft, pezullohet nga UEFA. Në vitin 1977 as një i jashtëzaqkonshëm Allan Simonsen, me pas i vlerësuar në fund të vitit me Topin e Artë, nuk ka arritur të pengojë që ëndrra për t'u ngjitur në çatinë e Europës të vërtetohej në aktin e fundit përballë Liverpool të King Kevin Keegan, ish ekzekutues i Gladbach katër vjet më parë në finalen e Kupës UEFA. Apogjeun e fatit të keq Borussia e arriti në tashmë të përmendurin 7-1 të shkaktuar Inter Milano (trigolësh i Jupp Heynckes, dygolësh i Netzer dhe i Le Fevre, njëmbëdhjetëmetërsh i Sieloff, kurse për milanezët barazim i përkohshëm i Boninsegna), Kupa e Kampioneve 1971-1972; UEFA e përsëriti ndeshjen pas një kërkese të zikaltërve pasi në minutën e 29 Boninsegna u godit me një shishe qumështi boshe të lëshuar nga tribunat duke u rrëzuar përtokë. Për shumë qe një inskenim patetik, por në fund fituan dinakët. Përsëritja përfundoi me rezultatin 0-0 (ndërkohë ishte luajtur ndeshja e kthimit në San Siro, 4-2 për Inter), duke sanksionuar eliminimin e gjermanëve. Fillimet e viteve Tetëdhjetë e kanë zbehur në mënyrë progresive rivalitetin midis Bayern dhe Borussia; të parët janë konfirmuar si fuqi ekonomike dhe shoqëri lider e futbollit gjerman, të dytët kanë marrë rrugën e perëndimit që i ka çuar në pragun e mijëvjeçarit në rënien në Zëeite Liga. Në verën e vitit 1984 një prej mesfushorëve më të talentuar të futbollit gjerman, 23 vjecari i atëhershëm Lothar Matthäus, kaloi nga Borussia Mönchengladbach tek Bayern Munich, duke garantuar përbuzjen e përjetshme të tifozëve të Fohlen-ëve, epitetet më të dashura të të cilit qenë "Judë" dhe "tradhëtar" (mbi të gjithë lojtari kish menduar mirë të largohej nga Gladbach duke humbur një njëmbëdhjetëmetërsh në finalen e Kupës së Gjermanisë të fituar më pas pikërisht nga Bayern). Duke dalë nga logjikat tifoze, ky transferim qe simboli i ndryshimit definitiv të raporteve të forcës. Në verën e 2007, në përfundim të një sezoi jashtëzakonisht të keq që e ka parë Borussia të bjerë sërish në kategorinë e dytë, mbrojtësi i majtë i shkëlqyer 21 vjecar Marcell Janssen, ka lënë klubin për të marrë rrugën drejt Bavarisë. Askush nuk e ka quajtur Judë. Për të tradhëtuar tashmë nuk ka mbetur asgjë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora