E diele, 10.11.2024, 06:05 PM (GMT)

Mendime

Arbror Sulovari: Adullah Oxhalan dhe Ali Ahmeti

E marte, 21.07.2009, 06:22 PM


Adullah Oxhalan dhe Ali Ahmeti

“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im”. (Hasan Prishtina)

Nga Arbror SULOVARI

Lideri i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) Abdullah Oxhalan gjendet i burgosur që nga vitit 1999 në ishullin Imral. Ai u arrestua në Kenia dhe u dënua në Turqi për tradhti dhe vdekje, por ky dënim më vonë u ndryshua me burgim të përjetshëm.
Lideri i PKK Oxhalan ka shumë pika të përbashkëta me ish-Drejtuesin Politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sot kryetar i BDI z.Ali Ahmetin. Po të studiohen këto dy figura në thellësi do të mësojmë se këta dy personalitete Abdullah Oxhalan dhe Ali Ahmeti vijnë të edukuar nga ideologjia marksiste –leniniste, i përkasin grupeve ilegale revolucionare marksiste-nacionaliste, themeluan ushtri çlirimtare, luftonin për bashkimin kombëtar, jetuan dhe jetojnë në të njëjtën periudhë. Por pika që i ndan këto dy kryengritës është se Abdullah Oxhalan pranoj më mirë të luftojë nëpër male dhe të burgoset përjetësisht se sa kolltukun e butë në Kuvendin e Republikës turke. Ndërsa Ali Ahmeti nuk dëshironte të jetonte me nderë në male, por politikan i ulur në kolltukun e privilegjeve të Kuvendit të Republikës të Maqedonisë.
    Pak kohë para se të arrestohej Oxhalani i ishte ofruar nga shërbimet shtetërore turke falje, të ishte deputet në Turqi, të kishte shumë privilegje dhe amnisti për të tërë ushtarë kurd. Kushti që ai duhet të plotësonte për të fituar këto mirësi ishte që të shpërbënte ushtrinë çlirimtare të Kurdistanit që për vite me radhë luftonte nëpër malet e Turqisë. Por kërkesës të zyrtarëve turq Abdullah Oxhalan i kishte ngritur pyetjen se çfarë do të bëhej më tej me ushtarët e tij? Me fatin e tyre pas amnistisë! Ky ishte shqetësimi i vetëm i Oxhalanit. Turqit i ishin përgjigjur që të mendonte për veten e tij, familjen dhe karrierën e ndritur politike që e priste. Atëherë lideri i PKK Abdullah Oxhalan preferoj të luftonte në malet e Turqisë për themelimin e shtetit të kurdëve, për të drejtat e popullit kurd sesa privilegjet e propozuar nga turqit..
    Ndërsa shqiptari Ali Ahmeti pasi i propozuan se atij do ti sigurohej për vete dhe 3 shokët e tij pasaporta diplomatike, kolltukun e sigurtë të deputetit në Kuvendin e Maqedonisë, diplomim të shpejtë për vëllezërit, nipat dhe familjarët e tij pranoj amnistinë, shkatërrimin e UÇK, dorëzimin e armëve, braktisjen e çështjes kombëtare si dhe harresën për shokët e luftës. Duke i lënën ata në mëshirën e fatit dhe rrugëve të ndjekjes së përhershme nga pushteti maqedonas. Të gjithë e dimë se komandantët më të suksesshëm të UÇK janë vrarë pas lufte në mënyrë misterioze, janë nëpër burgjet e Maqedonisë, ndiqen kudo nga shkojnë. Familjet e dëshmorëve janë lënë në mëshirën e fatit, ka edhe nga ata që gratë e dëshmorëve janë cënuar në moral dhe nderin familjar. Të tërë e dimë dhe e shohim për ditë, por heshtim, heshtim sepse na pëlqejnë privilegjet që na afron pushteti maqedonas me anë të vasalëve shqiptar që gjithnjë janë dhe mbeten në pushtet qoftë me PPD, PDSH dhe BDI. Në përfundim dua të kujtojmë se: Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e, Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Kjo është ajo që e ndan Hasan Prishtinën nga Ali Ahmeti dhe të tjerët që kanë pranuar kolltukun e privilegjit, të turpit në faqet e historisë që shkruhet dhe mbetet në kujtesën e kombit shqiptar.


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora