Mendime
Besim Bokshi: Në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë
E hene, 20.07.2009, 08:15 PM
![]() |
Besim Bokshi, kryetar i Akademisë |
Në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë
Nga Besim Bokshi
Në Ballkan dimensioni statistik dhe demografik është bërë tashmë dhe çelës i zgjidhjes së raporteve politike dhe etnike, me tendenca të hapëta të keqpërdorimit të tyre nga qarqe të ndryshme, veçanërisht nga ato serbe. Shtrembërimin e fakteve dhe të dhënave pushtetet serbe gjithnjë e bënin në forumet ndërkombëtare, ku merreshin vendime të rëndësishme, nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) e deri më sot. Në prag të Konferencës së Rambouillet-së dhe gjatë mbajtjes së saj në fillim të vitit 1999, udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë së Tretë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe të Serbisë, S. Milosheviqi dhe M. Milutinoviqi deklaronin se shqiptarët në Kosovë nuk janë shumicë, por përbëjnë midis 40 dhe 50%, duke abstrakuar kështu vlerësimin e vet institucioneve zyrtare të Beogradit se shqiptarët në vitin 1991 përbënin rreth 82% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.
Para dy ditëve, në të njëjtën mënyrë, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar situatës në Kosovë, veproi ministri i
Besim Bokshi, kryetar i Akademisë
Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq, duke spekuluar si me numrin e serbëve në Kosovë, ashtu edhe me numrin e serbëve të shpërngulur nga Kosova në Serbi. Pa fije turpi, në organin më të lartë të botës, ai deklaroi se nga Kosova janë shpërngulur më se 200.000 serbë, dhe, pas demantit shumë të argumentuar të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skënder Hyseni, nuk ngurroi ta thoshte të pavërtetën tjetër se këto të dhëna janë të organizatave ndërkombëtare.
Të kujtojmë se sipas të dhënave serbo-jugosllave të regjistrimit zyrtar të popullsisë të vitit 1921, sipas gjuhës amtare, me gjithë manipulimet evidente, në strukturën etnike të Kosovës shqiptarët përbënin 65,8%, grupacioni i gjuhës serbokroate 25,9%, i gjuhës turke 6,3% dhe 2,0% të tjerët. Po ashtu, sipas regjistrimeve zyrtare, në vitin 1948, numri i serbëve në Kosovë ishte 171.914 dhe në vitin 1991 (të cilin e bojkotuan vetëm shqiptarët), 194.190 (9,9%), me tendencë të rënies së madhe të shtimit natyror.
Nëse janë shpërngulur nga Kosova mbi 200.000 serbë, atëherë nuk do të duhej të ishte sot asnjë serb në Kosovë! Që nga koha e Milosheviqit, kur formoi shumë komuna serbe, në Kosovë kanë mbetur së funksionuari 5 komuna me shumicë serbe dhe 5+1 të tjera janë formuar me Planin e M. Ahtisarit (2008).
Pushteti i Serbisë, për të ditur sa serbë vërtetë jetojnë në këto komuna, të vjetra dhe të reja, dhe në enklava të tjera, duhet të mos pengojë që të bëhet regjistrimi zyrtar i popullsisë nën kontrollin objektiv ndërkombëtar, ku do të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët, si peng i politikës së Beogradit, nuk po integrohen në institucionet e Kosovës.
Sa u përket manipulimeve me shifra, duke iu referuar organizatave ndërkombëtare sipas dëshirës së Serbisë, të theksojmë se një organizatë kompetente (European Stability Initiative - ESI), në një analizë të veten, bënte me dije se këto vitet e fundit në Kosovë ende jetojnë rreth 130.000 serbë, prej të cilëve rreth 75.000 në pjesën jugore të lumit Ibër, në territorin e banuar kryesisht me shqiptarë, ndërsa, sipas saj, Kosovën e kanë braktisur vetëm rreth 65.000 serbë.
Serbia zyrtare dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme mund të mos e pranojnë realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur edhe nga shtetet më të fuqishme të botës në pikëpamje politike-diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, por të dhënat dhe faktet janë të pamëshirshme përballë spekulimeve të saj me to. Këto të dhëna mund të gjenden dhe në vetë raportet zyrtare të Serbisë, që janë edhe të publikuara, në të cilat kanë qasje jo vetëm shfrytëzuesit, por edhe opinioni i gjerë.
(Ky është reagimi i akademik Besim Bokshit, në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës)
Komentoni
Artikuj te tjere
BDSH: Letër Parlamentit Evropian
Arsim Halili: Shpërngulja e heshtur plagë e rëndë për Luginën
Edita Tahiri: Sfidat e integrimeve evropiane dhe Kosova
Vilhelme Vranari: Një memorie e historisë sonë të mohuar
Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
Eugjen Merlika: Të fundit!
Besi Bekteshi: Apoteoza e madhe e shqiptarëve në vitin 2009
Luan Myftiu: Po dha dorëheqje i paudhi, të caktohet kukudhi
Zaim Elezi: Kur opinionbërja e së majtës shndërrohet në shfaqjen “Eja të qajmë së bashku”
Beqir Cikaqi: Pse nuk pranohet dhe në praktik realiteti për Kosovën dhe kosovarët!?
Ilir Dardani: Izolimi fale nje pushtimi
Mentor Tahiri: Geto shqiptare
Isa Mulaj: Përgjigje Ilirit Adilit?Isa Mulaj: Përgjigje Ilirit Adilit?
Donik Sallova: LDK-ja duhet t’i kthehet Rugovizmit
Edlira Gjoni: Vizat politike
Afrim Karagjozi: Dinjiteti vetjak dhe ai kombëtar
Xhafer Leci: Sheradin Berisha u fut zjarr konflikteve shqiptaro-shqiptare
Luan Myftiu: Rama lyp edhe një mandat, që të ketë sy e surrat
Dritan Prifti: "Edi Rama nuk kandidon me per Tiranen"
BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen...