E hene, 20.09.2021, 12:53 PM (GMT+1)

Mendime

Reagim nga Shemsi Bunjaku

E diele, 31.05.2009, 04:34 PM


Përshëndetje ju redaksis zemrashqiptare dhe gjithë lexuesve tuai! Ky punim është si kundërpërgjegje arikullit "Promovim libri dhe realiteti shqiptarë"
Nuk di të flas ai që nuk di të hesht

Botimi i artikullit të datës 160509 i punuar nga Zotri Selim Hasanaj me titullin <<Promovim libri dhe realiteti shqiptarë>> më futë edhe mua në debat.
Emri im figuron dhe merret si shembull në kontekstin e asai që i shërben z. Hasanajt për  vlersim të realitetit shqiptar.

Gazetaria nuk është më vetëm informative. Roli i gazetris është edhe infiltrues. Gazetari/autori me kreativitetin e  mendimit mund që tek njerzit të krijoij opinionet lidhur me problematikat e caktuara që e rrethoin shoqrinë. Pra përmes gazetaris behet infiltrimi i njerzve me problemet e shoqris duke bëre ata të njohur me problemetikat e caktuara. Gjithashtu njerzit kan nevoi për thjeshtsimin e problematikave përmes identifikimit të tyrë me njerz apo dukuri që atyre ju japin kuptim.
Informimi, infiltrimi dhe krijimi i opinioneve bënë të mundshme edhe futjen e njerzve në debate, jo duke i vu në qendër problemet te mëdhaja nacionale por duke i identifikuar problemet nacionale me shembui lokal.
Njerzit janë ata që janë dhe duhet të respektohen si të tillë.
Në këtë kuptim identifikimin me emrin tim të temës së lartpëmendur te zgjedhur nga z. Selim Hasanaj e vlersoi si  të kapshëme por jo edhe kreit të kuptueshëm. E them këtë sepse në disa momente me injoranc të pa nevoishme e fyen përsonaltetin timë si njeri privat. Faktikishtë jo vetëm timin po edhe të një pjese te madhe të shqiptarve si shoqri gjithnjë duke i parë ata nga një prespektiv e gabuar dhe duke i nënvlersuar.

Po mëqë unë me ose pa dashje futem si protagonist kryesor në punimin e z.Hasanaj nuk po bëjë debat në emër të tjerve po në emrin tim.
Është shumë me rëndsi të ndahet shapi nga shiqeri siq thotë populli.

Është e dreit e  gjdonjërit të komentoi si të doi profesionalizmin tim në punë, sepse gazetaria nuk është matematik ku mund të hedhesh provën e ta vërteosh saktsin e llogaris. Kurse sai perket jetës sime private është e imja dhe  do ishte mirë të mbetet e till.
Megjithat jam shumë i hapur për kritik konstruktive.Gjithsecili ka stilin dhe reportuarin e vetë të shprehjes së mendimit.Në këtë kontekst mundohem ta kuptoi mendimin e z.Hasanaj.

Tek e fundit unë jam për shprehje të lirë të mendimt.Andai po mundohem të përgjigjem në disa vlersime.

E para pjekuria ime si njeri dhe si gazetar.
Një shokë i imi një ditë po më tregon se si njëri X i kishte than një tjetrit Y se sa i pa aftë ishte në shumë sfera të jetës. Ky Y e kishte dëgjuar gjatë dhe më në fund ishte përgjegjur kështu:
Faleminderit që mi tregon të gjitha këto, po ti po dishe pak për mua se sa pak di unë,  unë vetë di edhe ma shumë se sa pak di.
Diqka të ngjashme po i them edhe unë z. Selim Hasanajt.
Unë mësoi për ditë diqka të re dhe sa ma shumë që mësoi, ma mirë e kuptoi se edhe sa shumë kam nevoi të mësoi. Për mua bota është një unvirz i pa fund dhe gjithë njerzit duke përfshir edhe Hasanajn dhe dukurit tjera që më rrethoin janë mësimdhënsit dhe udhërrefyesit e mi.

Për mendimin tim receta për të krijuear një emer që kumban vlershëm në jetë është të dijsh se qka nuk duhet të bëshë. Të dijsh se qka duhet të bëshë nuk është e domosdoshme.Përndryshe atë që duhesh të bëshë është sfida të cilën njeriu e takon gjatë zhvillimit të përsonalitetit të vet si njeri.

Nuk dua të futëm në debat profesionalizmi gazetaresk kësai herë sepse është temë shumë e zgjeruar. Unë mund të them vetëm se punën që  e bëjë në televizionin publik norvegjez NRK si shqiptar i vetëm e bëjë me nderë dhe deri me tani është vlersuar shkelqyeshëm nga njerzit e profesionit tim. Këtë mund ta lexoni në faqet e internetit të shkruar dhe punuar nga intelektual dhe njerz nga mediat norvegjeze.
Po siq thash edhe ma herët botkuptimet, falemindrit,  janë të ndryshme dhe si të tilla më shërbein mua për të mësuar më shumë.

Unë në profesionin timë pasqyroi të vërtetat, ndikoi në infiltrim të shoqris, krijoij debatet dhe jam kritik me qëllim të sensibilizimit të njerzve të thjeshtë kundër pa drejtsive që ju bëhen atyre nga ata që kan fuqin, me qëllim zbulimi të vërtetes dhe të mirës së shoqrisë.

E dyta lobimi i  lidhjes Norvegji-Kosovë.
Mundi i z.Hasanajt në lobim të lidhjes ajrore mes Norvegjis dhe Kosovës është shpërblyer. Lidhja është bërë dhe njerzit udhtoin. A nuk ishte ky qëllimi i gjithë ati angzhimi?
Unë kam bër dy reportazhe me z.Hasanaj për atë tëmë. Njëra vet lobimi dhe tjetra vlersimi i tij lidhur me vendimin e agjencis për të filluar këtë lidhje.Një tjetrër reportazh televiziv po me të njëjtën temë e kam bërë me shqiptaret tjerë që ishin tubuar në ajroportin e Rygges ditën e par të udhtimit, dhe mënyrën se si ata manifestonin dhe e gëzonin këtë lidhje.

Ata njerzë, ata të rinjë dhe të reja  shqiptar me besim islam apo të krishter treguan një kultur qytetrimi të lartë si shqiptar.

Për Shemsi Bunjakun kjo ishte me rëndsi, për mua nuk janë me rëndsi përsonalitetet, nuk është me rëndsi se kushë e barti flamurin, nuk është me rëndsi a ishte ai musliman apo i krishtë, për mua ishte dhe është me rëndsi që flamuri shqiptar valvitei aty dhe vallzohej shqip.
Nuk jam unë ai që krijoj heronjë, unë jam ai që dëshiron të ndikoi në pasqyrimin sa më të mirë të kultures dhe vlerave shqiptare. Në këtë kuadër veprova edhe në këtë rast.

E treta, Dhurat zotri Ahtisarit.
Ishte ide e vlersuar dhe si e till edhe kjo ishte mirë e realizuar. Unë jam gazetar televiziont dhe si i till jam shumë i lirë dhe i pa mëvarun. E dreita dhe obilgim i imi është të jem aty ku ndodhin gjërat dhe askush nuk mund as të ma mohoi këtë të dreit dhe as të ma kushtzoi.Kuptohet nese interesi është që shoqria të dijë se qfar ndodh dhe në qfar masash. Në këtë rol unë isha aty.
Bëra publikimin e kësai ngjarje në Norvegji, dhe natyrshëm këto gjirime ruhen në arkiven e NRK. Ishte edhe kjo një inciativ e mirë e Z.Hasanajt dhe edhe për këtë morri shpërblimin.
RTK nuk e kam kontaktuar për këtë ngjarje sepse nuk kisha kohë dhe tek e fundja kjo i takon vëtë autorit të bëjë. Dhe më pas nese RTK do shfaqte interesim unë do bëja të mundshme me gjithë dëshirë të dërgoia materialin.
Sa i perket TV21 nuk kam pranuar pikrisht se ata nuk dëshironin të bëni publike se z.Hasanaj e kishte inicuar këtë ngjarje. Ata në fillim ishin keqinformuar nga një grup njerzish në Norvegji. Unë ju kam thanë se jam autori i materialit dhe si i till nuk pranoi  me u ba informim gjysmake dhe  jo i dreita. Kur gazetari i TV21 është kthyer në Kosovë në kshillim me redaksin e ka vlersuar rëndsin e këti gjesti të diaspores  dhe automatikisht  ka vendos të bëj publike këtë ngjarje. Po tash ishte von për të derguar materialin të tërin. Dhe në munges të materialit tim TV21 ka marr disa sekvenca (me pranimin tim) në internet nga reportazhi që unë kam bër për tv publik norvegjez NRK dhe disa gjirime që Shemsi Rukovci i kishte bërë.

Pikrisht unë isha ai që ngulita se autor i gjithë kësai ngjarje ishte z.Hasanaj dhe se kjo duhej të bëhej publike, përndryshe nuk do pranoia që dikush të shërbehet dhe të publikoi materialin tim.

Pse z. Hasanaj nuk e ka marr ende DVD me reportazhet jan thjesht të natyres praktike. Ato nuk i bëi unë, se unë nuk jam teknik po jam gazetar dhe si i till mundem vetëm të bëjë porosin e DVD por jo edhe vet të digitalizoi. Ato jan në rrugë por duhet pasur mirkuptim se është një televizion me mbi 3500 punonjës dhe gjithsecili ka nevoijat dhe kërkesat e veta.

E katerta, promovimi i librit.
E para unë shumë thjeshtë kisha obligime tjera dhe  nuk kisha mundsi me qenë prezentë.
E dyta për të qënë prezent dikund unë kam nevoi të di më shumë për ngjarjen. Z.Hasanaj më kishte dërguar një letër në adresën time të intrnetit ku më njoftonte në pika të shkurtra se për qfar ishte fjala.Këtë leter e kam lexuar tri ditë para se me u bë promovimi edhe që faktikisht letra ka ardhur me kohë disa ditë më heret. Po pse unë nuk e kam lexue ma hertet nuk ka të bëjë asgjë me z.Hasanaj por kan qen arsye të miat  private. Unë as nuk e dija kush ishte atutoria dhe as nuk e kisha lexuar librin. Është shumë e thjeshtë unë nuk mund ta jem prezent në një promovim të një libri që ishte shkruar nga një serbe pa qenë mire i pregaditur dhe i informuar. Unë nuk dëshiroi që në emrin e shqiptarit më të përfitoi askush edhe që në këtë rast nuk do të thot se ky ishte qëllimi.
E treta ajo e ka përshkruar realitetin e hidhur që shqiptaret e Kosovës e kishin përjetuer në kohët kur regjimi serb, regjim ky anti shqiptar dhe anti njerzor kishte masakrura gjdo gjë shqiptare dhe njerzore.Faleminderit që kjo ka shkruar libër për këtë realitet ku sigurisht edhe është distancuer nga ky regjim mizor,por për mendimin tim ky duhet të jetë obligim i gjithë njerzve normal dhe të arsyeshëm.E më së shumti i vetë serbve si popull. 

E katërta nuk jam i obliguar të jem aty ku i pëlqen të tjerve të jemë.Andai ky nuk mund të perdoret si argument me sulmue përsonalitetin tim.

Kurse si gazetar shtrova iden për kolegjin e redaksis. Idea ishte e mire, po ngjarjet tjera të rëndsishme atë ditë fituan përkrahjen dhe si institucion i NRKsë nuk gjeta mbështetje për një reportazh të till. 

Të kthehem edhe njëher te identifikimi me emrin timë të realitetit shqiptar që sipas mendimit të autorit është ralitet i hidhur.

Dua të shtoi se kur një autor dëshiron të shtjelloi një temë te caktuar është shumë normale që në përmbajtjen e temës të ketë konfliktin si kriter.
Nga natyra konflikti krijon kurreshtje dhe angazhim të lexuesit apo për shembull në televizion të shiquesit.
Kështu është edhe në gazetari.Mirpo në gazetari gjërat nuk mund të shpiken apo të fiksohen ato duhet të hulumtohen dhe të gjykohen dreit duke pas për bazë një logjikë te shëndosh objektive. Punimi duhet argumentohet me fakte dhe prap nuk është mjaft se edhe fakteve duhet hulumtuar origjina. Vetëm atëher kur të gjitha mundsit e gabim jan menjanuar mund gazetari apo autori i artikkullit të publikoi diqka që njerzitë të kenë interes.Në këtë mënyr krijohet besimi tek njerzit, lexuesit,degjuesit apo shiquesit.

Në rastin e artikullit të lart përmendur të z. Hasanaj shkruhet për përsonalitetin tim pa hulumtuar mirë të vërteten dhe pa ditë kush jam unë dhe se qfar qëndrimi kam për shoqrin, njerzit, rethanat, dukurit, dhe botën si tërsi.
Hipokriza dhe injoranca siq më thot z.Hasanaj nuk kan vend në përceptimet e mia për botën dhe njerzit.
Unë kam treshegur nga babai të mos hap varrë po të shëroi ato.Unë do dëshiroia që i gjithë spektri shqiptar/njerzor të ketë besimin se  ndëtimi i një të ardhme ma të mirë është pikrisht afrimi dhe respektimi i ndërsjell.
Unë mendoi se në këtë botë ka vend dhe nevoi për gjithë njerzit, me ide te ndryshme, besime të ndryshme , veti të ndryshme, kutura të ndryshme. Përndryshe ne do shkonim si dhet në tufë dhe do mbetemi të errët. 

Përceptimi i kultures, mentalitetit, religjionit, atëdhedashuris, dhe vetëdijes, së shqiptarve në artikullin  e z.Hasanajit nuk janë të qëndrueshme.Unë nuk mund të themë se ka ndonji popull që në kodekset e besimeve është më i hapur dhe liberal se sa populli shqiptar. Unë nuk mund të them se ka ndonjë popull ku virtytet e kultures së lashtë i ka ruajtur më mirë se sa populli shqiptar. Unë nuk mund të them se ka ndonjë popull ku atdhe dashuria eshtë më e fortë dhe më e fuqishme se tek populli shqiptar. Populli shqiptar është kalitur nder shekui dhe ka ruajtur me fanatizëm vlerat e veta si popullë. 
Unë mundohem ta  kuptoi z.Hasanaj dhe dëshirën e tij që ne të figuroim në piadestalin ma të lart në të gjitha lamit por duhet të kuptuar se rrethanat e zhvillimit ton njerezor kan qenë me shekui në disfavor tanin dhe ky fakt medomos ndikon edhe në paraqitjet tona.

Unë nuk jam as hogjë e as klerik por megjithatë jam njeri që mundohem ti  dëgjoi të gjithë dhe dua ti respektoi të gjithë, sepse ju më mundsoin të flas më kjart.
Dhe një tjetër më falni që ndoshta kam shkruar gjatë po ta dini se nuk kisha kohë të shkruei shkurtë.

Ju faleminderit për mirkuptim.

Me nderime
Shemsi Bunjaku

_________
Shemsi Bunjaku
Gazetar dhe videreporter në televizionin publik norvegjez NRK
sbunjak@hotmai.com apo
shemsi.bunjaku@nrk.no
tel;004799534639



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora