E enjte, 28.05.2020, 07:23 PM (GMT+1)

Komente

Eshref Ymeri: Janullatosi, kreu i shovinizmit grek në Shqipëri

E enjte, 14.05.2009, 06:38 PM


JANULLATOSI, KREU I SHOVINIZMIT GREKOMADH NË SHQIPËRI

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
  
U bënë shumë vjet që Janullatosi, nën maskën e njeriut të Zotit në Shqipëri, vazhdon të kryejë me shume zell detyrën e vërtetë që i ka ngarkuar shovinizmi grekomadh - atë të kreut të këtij të fundit, alias të guvernatorit për qeverisjen e vendit tonë. U bënë po kaq vjet që gazeta “Rimëkëmbja” dhe sidomos zoti Abdi Baleta, bashkë me atë Nikolla Markun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Elbasanit, nuk e kanë reshtur për asnjë çast luftën për shporrjen e Janullatosit nga kreu i filialit te Kishës Ortodokse Greke në Tiranë, të ashtuquajtur Kisha Ortodokse Shqiptare. Dhe këtë luftë s’e kanë reshtur se kanë qenë të bindur që Janullatosi, me kalimin e kohës, do të shndërrohej në një faktor me shumë peshë për varfërimin dhe poshtërimin e shqiptarëve në sytë e botës. Koha i ka vërtetuar plotësisht paralajmërimet e “Rimëkëmbjes”, të zotit Baleta dhe të atë Nikolla Markut për pasojat ogurzeza të qeverisjes faktike të vendit tonë nga ana e kreut të shovinizmit grekomadh në Tiranë, Anastas Janullatosit. Grabitja skandaloze që u bëhet qytetarëve shqiptarë nga ana e kompanive greke të telefonisë celulare AMC e VODAFONE dhe zhvarrimet në Përmet vërtetojnë pa asnjë mëdyshje se Janullatosi deri tani e ka kryer më së miri rolin e kreut të shovinizmit grekomadh për varfërimin e shqiptarëve dhe për poshtërimin e tyre.
Lidhur me zhvarrimet në Përmet për ngritjen e varrezave të stisura të ushtarëve agresorë grekë, të vrarë në Shqipëri, mësojmë se qeveria greke, sipas gazetës “Ta Nea”, të cituar nga gazeta “Korrieri”, “po i kujton asaj shqiptare se kanë rënë dakord me marrëveshje të nënshkruar për ndërtimin e pesë varrezave në Shqipëri, për të rënët e ushtrisë greke gjatë Luftës së Dytë Botërore” (“Korrieri”, 10 qershor 2006, f.15).
Deri tani publiku shqiptar nuk ka pasur kurrfarë dijenie për një marrëveshje të tillë  që qeveria kukull e Tiranës, socialiste apo demokratikase qoftë ajo, paska nënshkruar me qeverinë shoviniste grekomadhe për ndërtimin e të ashtuquajturave varreza për “të rënët” e ushtrisë agresore greke në trojet shqiptare. Pra, qeveria shqiptare, si qeveri kukull, paska nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me qeverinë greke, e cila, duke këmbëngulur nëpërmjet kreut të shovinizmit grekomadh në Tiranë, Anastas Janullatosit, që të mbetej e tillë, pra, e fshehtë, ka parashikuar që kur t’i hiqen petët lakrorit dhe publiku shqiptar ta mësojë të vërtetën, ta përdorë atë si mjet presioni ndaj Tiranës zyrtare për t’i vënë kapak skandalit dhe për të mos bërë naze para autoriteteve shoviniste greke. Pra, me këtë marrëveshje qeveria greke ia ka zënë kokën me derë qeverisë kukull të Tiranës, e cila s’u bë e gjallë kur plasi skandali i zhvarrimeve në Përmet. Nuk ka rëndësi se kush e ka nënshkruar marrëveshjen e fshehtë, socialistët apo demokratikasit, rëndësi ka që të dyja palët e kanë mbajtur të fshehtë, si ajo që ka qeverisur si kukull, ashtu edhe ajo që ka qenë në opozitë. Të dyja palët kanë heshtur para opinionit publik shqiptar sepse që të dyja janë udhëhequr nga i njëjti pikësynim, nga tradhtia e interesave kombëtare për ruajtjen e pushtetit personal.  Pra, të dashur lexues të “Rimëkëmbjes”, ne, qytetarët shqiptarë, u dashka që të vihemi në dijeni nga shtypi grek për marrëveshjen tradhtare të qeverisë kukull të Tiranës me qeverinë shoviniste greke për ndërtime varrezash për eshtra të paqena ushtarësh grekë nga radhët e ushtrisë agresore greke në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shikoni, pra, se deri në ç’derexhe e ka katandisur shovinizmi grekomadh dhe kreu i tij në Shqipëri Janullatos klasën politike shqiptare, të cilën e detyrojnë të heshtë para faktesh të tilla skandaloze. Hesht qeveria, hesht opozita! Madje më 8 qershor pamë se si opozita shqiptare u mundua ta zhvendosë vëmendjen nga problemi i zhvarrimeve dhe ta përqendrojë atë në parlament, ku Skënder Gjinushi, sipas të gjitha gjasave, me urdhër të shovinizmit grekomadh dhe të kreut të tij në Tiranë Janullatos, merr përsipër rolin e një ngrehaluci të rëndomë dhe, për ta tërhequr ministrin e brendshëm  në një skandal parlamentar, shpërthen kundër tij tërë arsenalin e leksikut të vet rrugaçëror. Dhe Skënder Gjinushi nuk mund të mos i zbatojë urdhrat e kreut të shovinizmit grekomadh Janullatos, sepse për hir të një kolltuku, me sponsorizimin e Athinës, në vitin 1997 ai u rreshtua pranë Zani Çaushit dhe i vuri zjarrin Vlorës. Ato urdhra ai është i detyruar t’i zbatojë sepse paçavurja greke me emrin Kushtetutë e Shqipërisë e ka të sanksionuar pragun e përfaqësimit në parlament 2,5 % pikërisht për partinë e Gjinushit, sepse shovinizmi grekomadh dhe kreu i tij në Tiranë Janullatos nuk mund t’ia harrojnë atij “kontributin e shquar” që ai dha në vitin 1997 për shndërrimin e Shqipërisë në një koloni të Greqisë. Pikërisht për këto arsye shovinizmi grekomadh dhe kreu i tij në Shqipëri Janullatos Gjinushin duan ta mbajnë me domosdo në politikën shqiptare, qoftë edhe me patericat e partisë socialiste.
Është pikërisht ai kontribut i drejtpërdrejtë i Skënder Gjinushit dhe i mbarë klasës së krahut të majtë të politikës shqiptare, të komanduar nga kreu i shovinizmit grekomadh, Janullatosi, që krijoi kushte të tilla që ekonomia shqiptare të përfundojë në kthetrat e monopoleve greke. Tani së fundi mësojmë se “Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka arritur në përfundimin se të ardhurat që marrin kompanitë e telefonisë celulare AMC dhe VODAFONE nga paketat e tarifimit me kontratë në Shqipëri, janë më të lartat që ato mund të marrin nga gjithë Evropa. Në një raport, dorëzuar komisionit hetimor për telefoninë, ERT-ja thekson se nga një abonent i vetëm me kontratë kompanitë celulare arrijnë të marrin afërsisht 2500 euro në vit…” (“Gazeta Shqiptare”, 22 qershor 2006, f.7). Po kjo gazetë e së njëjtës datë njofton se celularët në Shqipëri janë 1000 herë më të shtrenjtë se në Irak, kurse në numrin e saj të datës 23 qershor, lexojmë se milionerët e Luksemburgut i paskan celularët 600% më të lirë se ne!!! 
Po nga “Gazeta Shqiptare e datës 4 qershor, f.2, mësojmë se kompania celulare greke AMC në vitin 2005 paska deklaruar në bilancin e saj se “ka dhënë kredi për një shifër marramendëse prej 6 miliardë e 115 milionë lekë te reja, e barabartë me mbi 50 milionë euro, sikur të ishte një bankë dhe jo një kompani telefonie celulare”. Dhe këtë shumë kolosale kompania AMC ia paska lëshuar kompanisë mëmë COSMOTE në Greqi, paçka se në bazë të ligjeve tona këto para kjo kompani duhet t’i investojë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që kompania në fjalë këtë mal me para ia dorëzon në formë kredie kompanisë mëmë COSMOTE, ajo, siç bëhet e ditur nga “Gazeta Shqiptare” (23 qershor 2996), duke filluar nga viti 2001, nuk u ka paguar institucioneve tatimore të shtetit shqiptar një detyrim të majmë që arrin në shumën deri në 7 milionë dollarë. Po pse paska heshtur shteti shqiptar para një skandali të tillë financiar te kompanisë greke AMC? Ka heshtur, sepse kjo kompani, me kapitalin gjigant financiar që zotëron, ka arritur të fusë në thes jo vetëm krejt institucionet financiare të Tiranës, jo vetëm strukturat përkatëse të shtetit shqiptar, por edhe krejt klasën politike shqiptare. 
Pra, paratë e shqiptarëve të thjeshtë që nxirren me aq  djersë dhe gjak, shkojnë për pasurimin e shtetit shovinist grek. Dhe kjo në saje të politikës tradhtare të klasës politike shqiptare, të cilën e kanë blerë monopolet greke dhe kreu i shovinizmit grekomadh në Tiranë, Janullatosi.
Këto kohët e fundit kanë filluar të dëgjohen edhe ca reagime të shkëputura nga radhët e opozitës se pas skandalit të zhvarrimeve, Janullatosi duhet të largohet nga Shqipëria. Mes këtyre reagimeve më ka bërë përshtypje një intervistë e zotit Zabit Brokaj, dhënë gazetarit Denion Ndrenika dhe botuar në gazetën “Shekulli”, 31 maj 2006, f.2.
 Në ata intervistë zoti Brokaj e pranon se veprimet e përfaqësuesve të shtetit grek në Shqipëri synojnë të vënë në jetë një doktrinë njëqindvjeçare që quhet Vorio Epir. E çuditshme! Pse, tani u kujtua zoti Brokaj ta thotë një gjë të tillë? Gazeta “Rimëkëmbja” dhe zoti Baleta, që ditën që Janullatosi shkeli këtu, e kanë ngritur zërin me forcë për të zezat që e presin Shqipërinë pas ardhjes në Tiranë të këtij misionari të shovinizmit grekomadh, që fshihet prapa veladonit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare me autoqefali tashmë të grabitur. “Edhe kjo, - deklaron zoti Brokaj, - është aq e ulët, aq e padenjë për popullin grek, për dinjitetin e tij. Habitesh!” Por zoti Brokaj nuk duhet të habitet. Ai le të lexojë veprën shkencore të prof.dr. Beqir Metës me titull “Tensioni greko-shqiptar” (1939-1949) dhe vazhdimin e saj, veprën tjetër shkencore, të titulluar “Shqipëria dhe Greqia, paqja e vështirë” (1949-1989) që të bindet përfundimisht që populli dhe kombi grek, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet një komb dhe një popull shovinist. Në të dyja veprat shkencore të lartpërmendura flitet me fakte të pakundërshtueshme për një gjë të tillë. Shovinizmi i kombit dhe i popullit grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar është trajtuar gjerësisht edhe në faqet e gazetës “Rimëkëmbja”, të cilën zoti Brokaj me siguri që nuk e lexon. Na vjen keq që zoti Brokaj është kaq i vonuar në deklaratën e tij. Megjithatë, na vjen mirë që ai, qoftë edhe me vonesë, arrin ta bëjë një deklaratë të tillë. Më mirë vonë se kurrë.
Në intervistën e tij zoti Brokaj nxjerr në pah papërgjegjshmërinë e shtetit shqiptar lidhur me zhvarrimet e Përmetit, mungesën e ndjenjës së sovranitetit të vendit tonë që manifestohet me heshtjen e tërë vertikales së institucioneve shqiptare. Po ku ka qene zoti Brokaj kur gazeta “Rimëkëmbja” dhe zoti Baleta u kanë rënë me kohë kambanave të alarmit për faktin që klasa politike shqiptare është zhveshur nga dinjiteti kombëtar dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me Greqinë vëndin tonë e ka çuar drejt humbjes së sovranitetit? Se vetë zoti Brokaj ka qene pjesë e “kupolës” politike të partisë socialiste, madje ka qenë ministër në qeverinë Nano pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997, apo jo? Mos vallë atëherë shteti ynë paska qenë sovran në marrëdhëniet me shovinizmin grekomadh? Asokohe, pra, kur zoti Brokaj ka qene ministër, a ka qenë i bindur që sovraniteti i vendit tonë ka qenë i cenuar në marrëdhëniet me Greqinë? Nëse po, atëherë pse ka heshtur? Apo mos vallë heshtja e tij ishte e kushtëzuar me ruajtjen e postit ministror? Se “shefi i kuadrit” që vendos për poste ministrore mos ndoshta e ka selinë në Athinë? E, pra, zoti Brokaj, gazeta “Rimëkëmbja” dhe zoti Baleta kanë mbi dhjetë vjet që deklarojnë që “shefi i kuadrit” që vendos për dhënien ose marrjen e posteve të pushtetarëve tanë në “kupolën” qeverisëse, e ka selinë në Athinë dhe në Paris.
Në intervistën e vet, aty diku më poshtë, zoti Brokaj thotë: “Po këtu ka edhe një ngjarje tjetër që flet për mungesën e prestigjit të shtetit shqiptar. Na del një konsull, i cili, me sa duket, është mes regjisorëve, që ndien përgjegjësinë, që futet në këtë lojë të fëlliqur mes priftërinjve, përfaqësues të një politike antishqiptare, e thotë që të mbyllet kisha, që të mos bëhet hetimi, e, për çudi, autoritetet shqiptare, me servilizëm, janë nën komandën e këtij konsulli, e ndërpresin hetimin për të mos hyrë në kishë, që të mos shkohet tek e vërteta”.  
Me këto që deklaron, zoti Brokaj sigurisht që kërkon të shpërthejë një derë të hapur. Mos vallë vetëm tani zoti Brokaj na e paska pikasur mungesën e prestigjit të shtetit shqiptar? Pse, kur zoti Brokaj ishte në pushtet, madje kur mbante edhe postin e ministrit të mbrojtjes, mos vallë shteti shqiptar kishte manifestuar ndofarë prestigji, qoftë edhe një herë të vetme, në marrëdhëniet me shtetin shovinist grek? Mungesën e prestigjit të shtetit shqiptar në marrëdhëniet me shovinizmin grekomadh gazeta “Rimëkëmbja” dhe zoti Baleta e kanë theksuar sa e sa herë, por zoti Brokaj ose nuk e ka lexuar kurrë këtë gazetë nacionaliste, ose ka bërë sikur nuk e ka ditur një gjë të tillë. Për fatkeqësinë e kombit shqiptar, mbarë politikanët tanë, kur janë në opozitë, çoku kujtohen rrallë e për mall të marrin edhe poza nacionalistësh të akshamit. Bën mirë zoti Brokaj kur thotë që konsulli grek është futur në një lojë të fëlliqur me rastin e zhvarrimeve në Përmet. Por mos vallë ai nuk e paska ditur që tashmë është krijuar një traditë pesëmbëdhjetëvjeçare lidhur me mungesën e prestigjit të shtetit shqiptar? Dhe mungesën më skandaloze të prestigjit të shtetit shqiptar e ka manifestuar pikërisht ai formacion politik që përfaqëson zoti Brokaj gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, pra, krahu i majtë i politikës shqiptare, i cili, pas aktit të tradhtisë së rëndë kombëtare që kreu në vitin 1997, në sytë e nacionalistëve shqiptarë u shfaq haptas si një filial i PASOK-ut grek.
Pra, zoti Brokaj nuk ka pse të bëjë të habiturin kur një konsull grek  sillet në Shqipëri si në një vend pa zot. Në vend pa zot Shqipërinë e shndërroi pikërisht formacioni politik që përfaqëson zoti Brokaj, pra, e majta tradhtare shqiptare, e cila lejoi qëndrimin në vëndin tonë për një kohë të gjatë të trupave pushtuese greke pas ngjarjeve të vitit 1997, paçka se forcat e tjera ushtarake të vendeve të huaja u larguan brenda afatit të caktuar. Vetë zoti Brokaj erdhi në pushtet pas dhunës së krahut të majtë të politikës shqiptare që shpërtheu aq dhunshëm në Vlorë në vitin 1997 pikërisht me sponsorizimin e shovinizmit grekomadh dhe të kreut të tij të drejtpërdrejtë në Tiranë, Janullatosit. Këto gjëra zoti Brokaj i di fort mirë, se asokohe, pra, në ngjarjet e vitit 1997, në Vlorë, celulari i tij ka punuar me ngarkesë të plotë.
Lexuesit e respektuar të “Rimëkëmbjes”, zotin Baleta dhe atë Nikolla Markun, zoti Brokaj nuk i çudit aspak kur deklaron se priftërinjtë me të cilët konsultohet një konsull grek për zhvarrimet e Përmetit janë përfaqësues të politikës antishqiptare. Gazeta “Rimëkëmbja”, zoti Baleta dhe atë Nikolla Marku i kanë paralajmëruar me kohe të gjithë ata që i thonë vetes shqiptarë se priftërinjtë grekë në Shqipëri dhe të gjithë priftërinjtë shqiptarë që Janullatosi i ka vënë në shërbim të veladonit të tij ogurzi, janë pararojë e shovinizmit grekomadh. Prandaj edhe Vasil Thomollari, një prift injorant dhe paradoksal, si një sahanlëpirës i Janullatosit, nuk mund të sillej ndryshe nga ç’u soll në rastin e zhvarrimeve në fshatrat Kosinë dhe Kutal të Përmetit.
Në intervistën e vet zoti Brokaj kërkon ndërhyrjen e autoriteteve të Kishës Ortodokse Autoqefale për çëshjen e zhvarrimeve në Përmet. Sigurisht që zoti Brokaj bën shaka kur flet kësisoj, se unë nuk di që ne të paskemi kishë ortodokse autoqefale. Unë, në mbështetje të atë Nikolla Markut, jam i bindur që në Shqipëri, domethënë në Tiranë, kemi një filial të Kishës Ortodokse Greke që ka në krye një peshkop grek, kurse për Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare unë njohë vetëm Kishën e Shënmërisë së atë Nikolla Markut në Elbasan. Vallë nuk e ditka zoti Brokaj që zhvarrimet në Përmet janë një vepër sa e pistë aq edhe e poshtër e filialit të Kishës Ortodokse Greke në Tiranë dhe personalisht e kreut të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, Anastas Janullatosit? Prifti sahanlëpirës i Janullatosit, Vasil Thomollari, është veç çakalli që merret me zhvarrimet e Përmetit, kurse ujku i eshtrave të zhvarrosura është kreu i shovinizmit grekomadh në vendin tonë Janullatos. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekomadh në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve. A thua të mos i dijë gjëra të tilla zoti Brokaj? Nuk më besohet. Kur ujkun Janullatos të eshtrave të zhvarrosura e kemi në Tiranë, a ka të drejtë zoti Brokaj të kërkojë ndërhyrjen e tij për të sqaruar gjësend? Kësaj i thonë të vësh ujkun bari.
Çuditem tej mase kur në intervistën e zotit Brokaj lexoj pyetjen e mëposhtme: “Si është e mundur që edhe në ngjarje të tilla.., kur bëhet fjalë për cenime të rënda të dinjitetit të shqiptarëve… (Janullatosin - E.Y.) nuk e dëgjon të flasë e të veprojë?”
Vallë nuk e ditka zoti Brokaj që kreu i shovinizmit grekomadh në Tiranë Janullatos ka për mision kryesor poshtrimin e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve, zhveshjen e tyre nga vetësia kombëtare dhe grabitjen e djersës së tyre në interes të pasurimit të Greqisë? Ai me siguri që vuan nga ngërçi janullatist që ka paralizuar krejt klasën politike shqiptare, se ndryshe nuk mund ta shtronte një pyetje të tillë.
Ndërhyrjes së gazetarit Ndrenika lidhur me Projektkushtetutën e rrëzuar në vitin 1994 nga formacioni i krahut të majtë të politikës shqiptare, në të cilën përcaktohej ligjërisht qenia 25 vjet në Shqipëri e kreut të kishës, zoti Brokaj i shmanget me shumë marifet, duke nënvizuar se paska kërkuar nga parlamenti përpilimin urgjent të një ligji për fenë. Por që nga karrigia ku je ulur në sallën e parlamentit, të kërkosh hartimin e një ligji për fenë është tjetër gjë, dhe është tjetër gjë të ndërmarrësh një nismë ligjore për përgatitjen e një ligji të tillë. Me sa jemi në dijeni, zoti Brokaj deri tani nuk ka ndërmarrë kurrfarë nisme ligjore në parlamentin shqiptar pikërisht për hartimin e ndonjë ligji të posaçëm për fenë, i cili të sanksiononte në krye të kishës një peshkop me gjak shqiptari. Projektkushtetuta e vitit 1994, paçka se kishte  të meta, vetëm për nenin e saj për kreun e kishës që duhej të ishte me gjak shqiptari dhe me banim 25 vjet në Shqipëri, duhej të ishte aprovuar. Por ajo u hodh poshtë nga referendumi i atij viti sepse kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri Janullatos e kishte në thes formacionin e krahut të majtë të politikës shqiptare. Edhe zoti Brokaj, si pjesë e atij formacioni në sferat më të larta të tij, asokohe e ndiente veten tepër komod brenda thesit të Janullatosit, prandaj edhe kontribuoi aq shumë për rrëzimin e asaj Projektkushtetute.
Shumë vonë është përmendur zoti Brokaj për t’u kujtuar shqiptarëve se paska “edhe këngë rreshtore në ushtrinë greke sot e kësaj dite”, në të cilat flitet “për Tepelenën, Përmetin, Gjirokastrën, Korçën, Himarën”, ku grekët duhet të çlirojnë vëllezërit e tyre. Po zoti Brokaj, si pjesëtar me peshë i kreut të formacionit të krahut të majtë të politikës shqiptare, pse nuk ka protestuar në forumet e tij? Pse ai nuk ka reaguar kundër autoriteteve shoviniste greke kur ka qenë ministër i mbrojtjes? Po vetë ai a e di konkretisht se cili ministër apo kryeministër shqiptar e ka vënë dhe e ka mbajtur të fshehur nga publiku shqiptar atë firmë të turpshme për ndërtimin e pesë varrezave për eshtrat fantazma të ushtarëve agresorë grekë në territorin shqiptar? Derisa zoti Brokaj vendosi të rrëfehet në gazetën “Shekulli” të datës 31 maj, atëherë le të rrëfehet deri në fund, se kështu e çliron shpirtin sadopak nga ajo pjesë e mëkateve që i rëndojnë si funksionar i lartë i “kupolës” së majtë shqiptare në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetin shovinist grek dhe me kreun e tij në Tiranë, Janullatosin. 
Me shumë të drejtë zoti Brokaj shpreh pakënaqësinë e vet që çështja e zhvarrimeve në Përmet nuk zinte faqet e para të gazetave shqiptare. Po mos vallë zoti Brokaj nuk e ditka që shtypi shqiptar dhe të gjitha mjetet e komunikimit pamor janë blerë nga shovinizmi grekomadh? Dikur në faqet e gazetës së respektuar “Rimëkëmbja” kam shkruar se kisha shoviniste greke është krahu politik i shovinizmit grekomadh dhe Janullatosi është komisari i këtij krahu politik në Shqipëri, që ka për objektiv greqizimin e Shqipërisë së Jugut, deri në Shkumbin. Për arritjen e këtij objektivi, shteti shovinist grek ka menduar që krahut të tij politik, pra, kishës shoviniste greke, t’i sigurohet edhe një krah i fuqishëm financiar. Pra, atij, për realizimin e këtij objektivi, i duhen mjete të fuqishme financiare, të cilat nuk mund të sigurohen nga taksapaguesit grekë. Këto mjete financiare duheshin siguruar nga djersa dhe gjaku i shqiptarëve të thjeshtë. Prandaj shërbimi i telefonisë së lëvizshme (celulare) kaloi në pronësi të shtetit shovinist grek, i cili, përmes kompanisë AMC dhe VODAFONE, grabit egërsisht shqiptarët e thjeshtë dhe krijon pikërisht krahun e fuqishëm financiar që është në shërbim të krahut politik të shtetit shovinist grek, pra, të kishës shoviniste greke për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Me këtë krah të fuqishëm financiar kreu i shovinizmit grekomadh në Tiranë, Janullatosi, ka blerë shtypin shqiptar, ka blerë kanalet televizive shqiptare, ka futur në thes formacionet politike shqiptare të të dy krahëve, organizatat e ashtuquajtura të pavarura, ndërton kisha dhe manastire me simbolikë greke anekënd Shqipërisë së Jugut, madje po ndërton një katedrale gjigante në qendër të Tiranës,  ngre kryqe, si fantazma, majë kodrash dhe bregoresh, si t’i dojë qejfi, i sigurt se nuk do t’i hyjë gjemb në këmbë nga autoritetet shqiptare. Prandaj në çështjen e zhvarrimeve në Përmet gazetat shqiptare merreshin me priftin injorant Vasil Thomollari dhe jo me kryeujkun e eshtrave të zhvarrosura, Anastas Janullatosin, i cili, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” -  selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku është hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet. Pikërisht për këtë kryeujk të eshtrave të zhvarrosura shtypi dhe kanalet televizive shqiptare nuk guxuan të bënin as komentin më të vogël.
Në fund të intervistës së tij zoti Brokaj thotë për Janullatosin: “…brenda ligjit unë do të thosha se ai e ka tejkaluar misionin e vet”. Bën mirë zoti Brokaj që deklaron kësisoj, por halli është se mbarë shqiptarët nuk e dinë se ekzistoka ndonjë ligj që të përcaktuaka kohëqëndrimin e kreut të shovinizmit grekomadh Janullatos në Shqipëri. Është tjetër punë në qoftë se një ligj i tillë ekzistuaka, por që vazhduaka të mbahet sekret nga publiku shqiptar, ashtu si puna e marrëveshjes greko-shqiptare për ndërtimin e varrezave për eshtrat fantazma të ushtarëve grekë. Në qoftë se një ligj i tillë ekzistuaka, zoti Brokaj do të bënte mirë t’ia bënte të njohur opinionit publik shqiptar.
Para do kohësh në Tiranë u organizua edhe një takim i  përfaqësuesve të disa shoqatave të pavarura, të cilat kërkuan largimin e Janullatosit nga Shqipëria. Në atë takim merrnin pjesë edhe zotërinjtë Zabit Brokaj dhe Pullumb Xhufi. Kërkesa e shoqatave të pavarura për largimin e Janullatosit sigurisht që është një vrimë në ujë. Largimi i Janullatosit duhet kërkuar në mënyrë institucionale dhe jo nga shoqatat e pavarura. A nuk do të ishte më mirë që zotërinjtë Zabit Brokaj dhe Pullumb Xhufi të këmbëngulnin për largimin e kreut të shovinizmit grekomadh në Shqipëri nëpërmjet një nisme ligjore në parlamentin shqiptar, duke kërkuar edhe mbështetjen e grupit parlamentar të LSI-së? Nuk është halli se me një nismë të tillë ata do të nxirrnin gjë në dritë, halli është që publiku shqiptar ta shikojë me sytë e vetë se si deputetët e parlamentit atë s’do ta votonin se dihet që përmes krahut financiar të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, kompanive AMC dhe VODAFONE, ata janë të blerë nga kreu i shovinizmit grekomadh, Anastas Janullatosi.
Por shumë më kuptimplote do të tingëllonte kërkesa për largimin e Janullatosit, sikur ajo të bëhej nga mbarë ortodoksit shqiptarë, përveç atyre të Kishës së atë Nikolla Markut që janë në pararojë të përpjekjeve për shporrjen e tij nga Shqipëria. Por ortodoksit shqiptarë, jashtë kishës së atë Markut, e kanë tradhtuar veprën e Fan Nolit, ata kanë shkelur mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, të atë Stath Melanit, të Petro Nini Luarasit e të sa e sa martirëve të tjerë ortodoksë, me gjakun e të cilëve kisha shoviniste greke i ka lyer duart deri në bërryl. Me qëndrimin e tyre prej sahanlëpirësish të Janullatosit, ortodoksët shqiptarë jashtë kishës së atë Markut kanë shkruar një faqe të turpshme në historinë e ortodoksisë shqiptare.
Nuk jam i bindur se sa seriozisht e ka kërkesën e vet zoti Brokaj për largimin e Janullatosit nga Shqipëria, kur dihet që Janullatosi jo vetëm që nuk do të largohet, por, siç qarkullojnë fjalë poshtë e përpjetë, ai, sipas porosisë së shovinizmit grekomadh, edhe kur t’i vijë ora e vdekjes, do të varroset në tokën shqiptare. Madje qarkullojnë dy variante. Sipas variantit të parë, Janullatosi do të varroset në katakombet e kadedrales ortodokse gjigante që po ndërtohet në qendër të Tiranës, gati e shkrirë me selinë e partisë socialiste. Kurse sipas variantit të dytë, Janullatosi do të varroset në Bishtpallë. Kësisoj, me varrosjen e kufomës së Janullatosit në tokën shqiptare, shovinizmi grekomadh vjen dhe e ngre më lart Shkumbinit “kuotën” e pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë, meqënëse brezat pasardhës të shovinizmit grekomadh do të kenë se me çfarë t’i përforcojnë justifikimet e veta - me eshtrat e pasardhësit të Shën Kozmait, Janullatosit, të cilin Patrikana e Stambollit nuk do të mënojë ta shpallë shenjtor.
Por pavarësisht pasioneve bizantine të shovinizmit grekomadh dhe të krahut të tij politik, kishës shoviniste greke, për greqizimin e Shqipërisë, pavarësisht tradhtisë së ortodoksisë shqiptare, jashtë asaj të atë Nikolla Markut, pavarësisht tradhtisë së klasës politike shqiptare në qëndrimin ndaj interesave tona kombëtare, shekulli XXI ka filluar të punojë për shqiptarët, për realizimin e ëndrrës së tyre për bashkimin e mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të unifikuar kombëtar. Shovinizmi grekomadh dhe krahu i tij politik, kisha shoviniste greke, do të bënin mirë të nxirrnin mësime nga përvoja e palakmueshme e shovinizmit serbomadh dhe e krahut të tij politik, kishës shoviniste serbe. Shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste serbe kërkuan të vinin brirët e Sërbisë së Madhe, por humbën edhe veshët e saj. Pas humbjes së Kosovës, gjasat janë se Serbinë e presin humbje të tjera, siç kanë qarkulluar ca fjalë në Perëndim, që janë përcjellë edhe në ndonjë gazetë shqiptare para do kohësh. Shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste serbe kishin gati një shekull që Kosovën e mbanin “në brez”, si një  minë me sahat. Por edhe shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke të mos harrojnë se edhe vetë janë duke mbajtur “në brez” një minë më sahat, Çamërinë.
 
/Minneapolis, SHBA, më 26 qershor 2006; Botuar për
herë të parë në gazetën “Rimëkëmbja” në vitin 2006/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora