E enjte, 01.10.2020, 06:48 AM (GMT+1)

Komente

Arif Molliqi: Kushtetuta e Kaçanikut dhe Statusi i Komunës së Deçanit...

E enjte, 14.05.2009, 08:32 PM


Përvjetor

KUSHTETUTA E KAÇANIKUT DHE STATUTI I KOMUNËS SE DEÇANIT- STRUKTURIMI I PARË SHTETËROR I KOSOVËS

(Kumtesë e lexuar në akademinë e mbajtur me rastin e 10 vjetorit të rënies heroike të komandant Sali Çekaj)

Nga Arif Molliqi, Hamburg

Në përvjetorët sy ky i sotme, 10 vjetorit të rënies heroike të heronjve, sipas konceptit gjithmonë-përkujtim, ose akademi përkujtimore, shpesh nga çasjet se si nisemi, ndodhë që nuk arrijmë ta prekim rolin e rëndësishme që ka figura e heronjve siç është figura shumë kuptimplote e Sali Çekaj. Përpjekjet tona, gjithmonë qëllimmirë, herë-herë dalin jashtë vlerësimeve kur nuk kanë taban studimi shkencor, institucional dhe gjithëkombëtar. Me ngushtimin e përfytyrimit të figurës, duke e veshur me folklorizëm të tepruar, shpesh biem në kundërshtim me karakterin kryesor që kishte heroi, dhe kam frikë, se sikur të na dëgjonte vete heroi, do të shqetësohej për ne. Biem në kundërshtim më virtytin themeltar të personalitetit për të cilin marrim guxim dhe flasim si: për guximin intelektual, moral, guximin si luftëtar, si intelektual, politikan e diplomat.
 Prandaj, kur flasim për Sali Çekajn, duhet të jemi të kujdesshëm, ashtu siç ishte ai i kujdesshëm ndaj kauzës sonë kombëtare. Sepse, në kapërcimin e fundshekullit që lamë pas, personaliteti me i kompletuar dhe më shumëdimensional në çlirimin e Kosovës, ishte Sali Çekaj. Ai ishte së pari; prind i mirë, jurist, politikan, diplomat, organizator dhe si luftëtar largpamës për çështje kombëtare. Sali Çekaj nuk ishte folklorist në dashurinë për Atdheun e as në politikë. Të gjitha këto virtyte i kishte heroi Sali Çekaj, andaj unë kësaj radhe, duke mbetur në kornizat e përkujtimit, po marrë guxim, njëherë edhe leje, që t´ua përkujtoj kësaj radhe vetëm karakterin institucional që kishte heroi Sali Çekaj ndaj shtetit të Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi.
 Në rrethanat historike në të cilat po përfundonte shekulli i kaluar, të shqiptaret po përvetësohej koncepti i çlirimit nga sundimit shumëvjeçar serb, më gjithë karakterin kozmopolit, universialist, multietnik që mbanin krerët dhe politikanët e atëhershëm të Kosovës. Duke e pa ketë gjendje të krijuar ndër politikanët kosovar-shqiptar, kuvendi i Serbisë në vitin 1989, suprimoj Autonominë e Kosovës që ishte krijuar sipas Kushtetutës se vitit 1974. Regjimi serbo-jugosllav, ju mohoj edhe ato pak të drejta që kishin shqiptarët e Kosovës, dhe kështu filluan më burgosje dhe vrasjen e shumë shqiptarëve. Mirëpo, intelektualët shqiptarë të Kosovës, duke e parë se politika e Serbisë ishte një politikë shfarosëse për popullin shqiptar të Kosovës, të mbledhur në Dhjetor 1989, formuan të parën Parti politike në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës. Formimi i LDK-së, ia hapi udhën pluralizmit-sistemit shumë partiak në Kosovë. Ky hap i guximshëm për kohën i dha mundësi përveç formimit të partive tjera politike, edhe formimit të Shoqatës se Pavarur të Juristëve të Kosovës. Me formimin e kësaj shoqate, Deçani ishte ndër të parët që në muajin maj të vitit 1990, që formohet Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan.
 Këshillit nismëtar të Shoqatës se Juristëve në Deçan, përbehej nga Sali Çekaj, Xhevdet Lataj, Isat Mushkolaj e të tjerë. Në Kuvendin e parë pas fjalës se rastit të paraqitur nga Sali Çekaj, kuvendi ka vazhduar më rendin e punës ku mes tjerash ishte edhe zgjedhja e kryesisë dhe kryetarit të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës Dega në Deçani. Kryetar i Shoqatës se pavarur te Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, u zgjodh Sali Çekaj, i cili u votua unanimisht dhe pa asnjë kundërkandidat. Kurse Isat Mushkolaj është zgjedhur sekretar i degës.
 Meqë në ketë kohë në bazë të Nenit 89, të Kushtetutës së  Republikës se Kosovës, kuvendet komunale obligoheshin që të hartonin statutet në harmoni më dispozitat e kësaj kushtetute, Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, mori nismën që të gjitha aktet normative të komunës se Deçanit të kenë bazën juridike dhe kushtetuese në Kushtetutën e Kaçanikut. Ketë detyrë gjithsesi e mori Sali Çekaj për ta jetësuar shtetin e Kosovës dalë nga Kushtetuta. Mirëpo, që nisma të ketë karakter institucional, Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, organizoj takimin e saj të punës që nga ai takim të dilnin edhe kornizat fillestare të nismës kushtetuese. Mbledhja u mbajt me 10 tetor 1990 në shkollën fillore “Isa Boletini” në Isniq, ku ndër vendimet me të rëndësishme ishte formimi i grupit punues, të ashtuquajtur; komisionit të juristëve nga Deçani për hartimin e Statutit të komunës së Deçanit në mbështetje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 Për përgatitjen e kësaj mbledhje ishte caktuar Rrustem Bruqi, që sipas udhëzimeve të Sali Çekajt, kryetar i shoqatës, Rrustemi do ti zgjidhte edhe bashkëpunëtorët në përgatitjen e kësaj mbledhje. Sipas disa deklaratave nga juristet deçanas, në mbledhjen e mbajtur merrnin pjesë diku 34 jurist dhe se mbledhjen e udhëhoqi Sali Çekaj, Rrustem Bruqi dhe Isat Mushkolaj. Pasi Sali Çekaj, e hapi mbledhjen e Isniqit, iu drejtua të pranishmëve më një fjalë rasti ku ndër të tjera tha: “ Situata e sigurisë dhe ajo politike në Kosovë është shumë e tensionuar nga terrori dhe represioni serbo-malazezë.”
 Më pas u diskutua edhe situata në Kosovë pas 2 korrikut dhe 7 shtatorit 1990, çka ky tubim i vazhdoi punimet me rendin e punës:Formimi i grupit punues –komisioni i juristëve nga Deçani për hartimin e Statutit të komunës së Deçanit në harmoni më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990.
 Pas diskutimeve dhe vlerësimeve të shumta mes juristëve, emërohen koordinatorët dhe anëtarët e grupit punues më këtë përbërje:  Isat Mushkolaj-koordinator i komisionit, Xhevdet Lataj, anëtar, Rrustem Bruqi, anëtar, Isa Demukaj, anëtar, Pash Kuqi, anëtar dhe Njazi Hylaj, anëtar, kurse Sali Çekaj këshillëdhënësi dhe udhëzuesi kryesor i grupit koordinues. Mbledhja e 10 tetorit nxori përfundimin që komisioni ti filloj punët për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit në harmoni më Kushtetutën e RK.  Më vonë grupit punues, gjegjësisht komisionit për hartimin e statutit i bashkëngjitet edhe Zeqir Ramosaj, sekretar i atëhershëm i komunës së Deçanit.
 Është më rëndësi se juristet kishin nxjerr edhe një vendim që teksti i statutit të Komunës duhej patjetër të kaloi për shqyrtim dhe aprovim në mbledhjen e delegatëve të Kuvendit Komunal. Grupi koordinator konsultimet i mbante gjithmonë në zyrën e avokatit Xhevdet Lataj pasi aty Salihu kishte mundësi të takohej më Xhevdetin për ta përcjellë mirëvajtjen e punëve të grupit.
 Sipas atyre pak të dhënave që kanë mbetur ose, dëshmive shumë të përgjysmuara që tani japin Njazi Hylaj, Pash Kuqi, Haki Balaj e të tjerë, Statuti i komunës së Deçanit kishte 127 nene dhe kishte një strukturë, përafërsisht kështu:
 -Pushteti Legjislativ -dispozitat e përgjithshme, punuar nga juristi  Xhevdet Lataj
 -Organizimi i Territorit Komunal- punuar nga Xhevdet Lataj dhe Njazi Hylaj,
 -Liritë dhe të Drejtat e Qytetarëve,- punuar nga Isa Demukaj dhe Rrustem Bruqi.
 Si dhe dispozitat tjera ligjore të statutit të punuar nga komision i juristëve nga Deçani.
 Mirëpo, teksti i statutit nuk arriti të legalizohet, gjegjësisht të shqyrtohet nga delegatet e kuvendit komunal (sado që herë-herë disa deklarime janë të pasakta se statuti është legalizuar nga delegatet), sepse organet e sigurimit shtetëror serbo-jugosllav u ranë në gjurmë hartuesve të statutit dhe i gjithë grupi u zbulua me 6 nëntor 1990. Gjatë gjykimit të gjithë juristet deçanas të burgosur qëndruan fortë në punën dhe veprimtarin e vet, çka i gjithë grupi u dënua me 20 vjet burg, me Aktgjykimin e Gjykatës se Qarkut në Pejë, P. nr. 3/91, më datë 13 mars 1991.
 Nga ky grup, Sali Çekaj nuk burgoset pasi në çastet e fundit me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe shokëve arrin të arratiset nga Kosova.
 Komuna e Deçanit ishte e vetmja komunë në Kosovë që përpiloj Statutin komunal në mbështetje të Kushtetutës se RK. Mirëpo kjo mbeti një “statut në tentativë” pas nuk arriti të ketë karakter funksional. Marrë në përgjithësi, këtu merita e pamohueshme qëndronte se Shoqata e juristëve e Deçanit, ku kryetar ishte Sali Çekajt, ishte e para shoqatë që tentoj ti jap karakter institucional ligjeve dhe Kushtetutës  së shtetit të Kosovës.
 Të nderuar pjesëmarrës, me lejoni që në fund ta përdor një thënie të Napolonit: Luftën e fitojnë heronjtë, por frytet i gëzojnë qyqarët. E thashë ketë sepse përveç një apo dy rrugëve në Kosovë, sot asnjë institucion shtetërorë, asnjë shkollë, asnjë shesh qyteti nuk e mban emrin e heroit tonë Sali Çekajt.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora