E premte, 26.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Vjollca Aliaj: Tubim perkujtimor kushtuar tetëvjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit Fadil Rifati

E enjte, 07.05.2009, 07:30 PM


Dëshmori i Kombit Fadil Rifati
Dëshmori i Kombit Fadil Rifati
Tubim perkujtimor kushtuar tetëvjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit Fadil Rifati

Nga Vjollca Aliaj - Romë

Shoqatat shqiptare, “Ilirida” dhe Skënderbeu”, në bashkëpunim me njëra tjetrën dhe shkollën në gjuhën shqipe “Nënë Tereza” në zonën e Perugia-s, në Foligno, organizuan një manifestim të madh kulturor mbarëkombëtar në nderim të dëshmorëve, me rastin e 8-vjetorit të rënies së luftëtarit nga Tetova, Fadil Rifati.

Manifestimi u zhvillua në teatrin “D. L. F”, të qytetit, ku ishin mbledhur shqiptarë emigrantë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, qytetarë, profesorë, studentë, nxënës, fëmijë dhe të gjithë sëbashku dhanë një spektakël, ku u shpalosën vlera mbarëkombëtare, këngë e valle popullore, çifteli dhe muzikë e përpunuar shqiptare, recitime në gjuhën shqipe, ku u bashkuan krahinat dhe u dhanë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi.

Kryeorganizatori, profesor Nehat Marku, u uroi mirseardhjen të pranishmëve, babait të dëshmorit të ardhur posaçërisht nga Tetova, zotit Halil Rifati, trupit diplomatik nga Shqipëria dhe Kosova, dashamirësve në këtë tubim.

Pasi folën ata që e kishin njohur dëshmorin Fadil Rifati, që kishin punuar me të në emigracion, në Foligno dhe që kishin luftuar me të në Mal të Sharrit, sallën e emocionoi fjala e të atit të dëshmorit. Më keni nderuar, tha ai, mua dhe lirinë tonë. Kujtova se e humba djalin, por unë fitiva më shumë fëmijë, të gjithë ju, tha ndër tët tjera ai.

Statuja e tij në Tetovë sjell dritë dhe këtu, thanë dhe të tjerët nën tingujt e këgës “O sa mirë me kenë shqiptar!”. Pastaj u shfaqën në ekranin e madh të skenës portrete të heroit dhe pjesë nga jeta e tij.
 
Folës të ndryshëm, qytetarë dhe studentë dhe mes tyre dhe I ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, Albert Prenkaj, diplomatët e ambasadës tonë, Astrit Aliaj dhe Visar Zhiti, veprimtarja e njohur Vitore Leka Stefa, Kole Marku, etj., folën për sukseset e Shqipërisë, futjen e saj në NATO dhe kërkesën për t’ju bashkuar sa më shpejt Bashkimit Europian.

Theksojmë se qytatarët shqiptarë të trevave të ndryshme ketu bashkëpunonin dhe nëpërmjet shoqatave të tyre e shkollës ruanin gjuhën amtare, në familje dhe në mjediset publike, kultivonin së bashku muzikën dhe vallet e popullit, ia mësonin brezave më të reja dhe krahas integrimit, shpalosnin me krenari të ligjshme identitetin kombëtar. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora