E premte, 26.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Urim Gjata: Shoqja jone kampionia e Ballkanit

E merkure, 06.05.2009, 08:25 PM


Alma me ministren e kultures Marjeta Janaku dhe kryetari i partise z. Karamelo

Shoqja jone kampionia e Ballkanit?

Nga Urim Gjata, Selanik
 
Kudo ku e sheh dhe e takon ndjen nje dashuri dhe krenari te ligjshme per shoqen tone emigrante, ngritesen e flamurit tone kombetar me krenari dhe dashuri ne shume vende te botes.
Alma Thano ose <raketa fluturuese> kampionia ballkanike ne Turqi me 1983 me kohen 11,07 ne 100 metra. Ben pjese ne historine e atletikes sone se pa perseritshme se bashku me Pavlina Evron, Ajet Tosken, Donika Hanxharen dhe Anila Mekshin.Vete Alma ne ate kampionat mori 4 medalje te arta duke ngritur disa here me krenari flamurin kombetar ne kete kampionat Ballkanik duke mposhtur shume ish kampione te tjera Ballkanike..
Alma kjo vajze e brishte qe askujt prej te huajve nuk ja mbushi mendjen kur doli ne gare tregon presidenti i federates  Ajet Toska. Me vrullin dhe krenarine e saj, e rrethuar me dashurine e te gjitheve.  Ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne mes shume e shume flamujve te shteteve te tjera pjesmarrese ne kete kampionat.
Kjo ishte hera e pare qe ekipi jone kombetar arrinti kete rekord ballkanik,i cili vaxhdon te ruhet ende i pa thyer.
.Por Alma para dhe mbas thyerjes se ketij rekordi,ka thyer dhe 20 rekorde ne Shqiperi qe nga moshat e reja deri tek te rriturat. Pervec garave 100 metro eshte konkuruese dhe ne garat e tjera, si Kercim se gjati, garat 100 m, 200 m, 300 m, me pengesa ne te cilat eshte dalluar dhe eshte nderuar me medalje.
Por ne familje nuk ishte vetem Alma pjese e sportit Shqiptar. Bashkshorti i saj Maqo Floqi, ishte nje nga mes fushoret me te mire te ekipit te Skenderbeut te korces,dhe disa here
i ekipit tone kombetar.Nje nga futbollistet qe beri emer duke fituar dashurine dhe duartrokitjet e pa nderprera te te tifozeve dhe shikuesve Shqiptare.Dhe vajza e saj sot eshte nje atlete e mrekullushme.
Ne vitin 91 si shume bashkatdhetare te saj dhe Alma me familjen e saj emigroj ne Greqi, ku qendron prej 18 vjetesh.
Pak ka ndryshuar nga ajo raketa fluturuese per te cilen tifozet korcare ngriten dhe nje kenge,duke treguar krenarine e tyre per kete vajze Korce. E sheh ne rruge  duke biseduar apo ndimuar bashkatdhetaret e saj ashtu te qeshur,si nje nene dhe moter e
dhemshur,si nje njeri me zemer te madhe,ashtu sic ka qene gjithmone,e paster ne shpirt.Krenare per vendin e saj,te kaluaren e saj,miqte dhe shoket  e saj.
Alma Thano ky emer i dashur jo vetem per shoket dhe miqte e saj por dhe per emigrantet eshte i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe ketu ne qytetin disa milionesh ne  Selanik.
Keshtu ne zgjedhjet e fundit, z Alma Thano kandidoj per Deputete ne Partine e re< Levizja per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut> Kandidim qe perfaqsonte dhe interesat  e emigranteve shqiptare ne Greqi.
Puna dhe ndima e saj humane ne ndime te emigranteve,ne forcimin e miqesise dhe bashkpunimit ndermjet dy vendeve tona,beri ate qe.
Federata Boterore e Paqes me qender prane OKBse ku aderojne personalitete boterore te fushave te ndryshme. Ta nderoje ne nje aktivitet madheshtor ne Shtator 2006. Ne Cetine te Malit te Zi me cmimin  e  madh AMBASADORE E PAQES.
Rruga ime thote Alma ishte dhe eshte e veshtire,por jo e pa arritshme. Te jesh nje Ambasadore e Paqes. Te jetosh me hallet dhe problemet e vellezerve dhe motrave te mij emigrante dhe te jesh pjese e zgjidhjes se tyre, kjo nuk eshte lodhje eshte kenaqsi, dhe detyrim qe i kam vene vetes.Ne duhet te kethehemi dhe te investojme ne vendin tone, Qeveria na ka letesuar dhe po na leteson kushtet qe ne te zhvillojme biznesin tone tani dhe ne Shqiperi,kjo eshte e ardhmja e jone dhe e femijeve tane.
Futja e vendit ne Nato dhe se shpejti ne Bashkimin Europjan jane nje pune e gjate por dhe fitore e shtetit Shqiptar, te reformave te qeverise demokratike,por dhe punes dhe ndimes se madhe te emigranteve ne investimet e tyre ne Shqiperi,ne forcimin e miqesise dhe bashkpunimit. Ku nje rol jo te vogel kane luajtur dhe emigrantet, nepermjet grupimeve, shoqatave, dhe gjithe aktiviteteve te tyre. Gjithashtu sqaron z Alma dhe shtypi ne emigracion ka luajtur dhe luan nje rol te dores se pare ne zgjidhjen e shume problemeve qe i shqetesojne emigrantet. Kudo qe jemi shprehet duhet te tregojme me nder qe jemi pjese e nje nga kombeve me te vjetra ne rajon. Krenare per vendin tone, femijet tane, te ardhmen tone.
 
urim_gjata@yahoo.gr

Me Presidentin e Federates Shqiptare te Atletikes Ajet Toska



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora