E marte, 22.09.2020, 03:55 PM (GMT+1)

Komente

Shaban Peraj: Liria e shtypit

E marte, 05.05.2009, 06:53 PM


Liria e shtypit

Shkruan Shaban Peraj
 
Mendja është interpreti i ndjenjave të popullit, udhërrëfyesi i shtresave të shoqërisë dhe shpërndarësi i ideve. Po si mund të bëhet kjo nëse jo përmes mjeteve të informimit, qofshin ato të shkruara apo elektronike? Në qeverisjet e dhunshme e despotike, gazetarët kanë mbetur gjithmonë ose rob ose servil. Njerëzit e penës të cilët nuk shkruajnë dot sic duan mbi ndjenjat dhe mendimet e mbarë shoqërisë i përngjajnë më shumë robërisë. Ndaj ata duhet të jenë të edukuar në fjalët dhe sjelljet, të pastër në gjuhën dhe penën, ndryshe do të bëhen shkak për dëme.Si gazetat ashtu edhe televizinonet duhet të ruhen nga shërbimi për të plotësuar pasionet e personave, ata duhet të kenë pikësynim orientimin e shoqërisë, të vërtetën dhe realitetin e zhvillimeve të një shoqërie. Për të gjitha këta gazetari është i ballafaquar me probleme të ndryshme, që për fatin tonë të keq kontrollohet nga politika. Duke qenë kështu, sot është shumë e vështirë të ushtrosh këtë profesion në mënyrë të pavarur, të paanshëm e profesional, për t’i shëryer shoqërisë e për të zhvlluar akoma më shumë shkallën e demokracisë, sidomos në vendet sic jemi ne, ku liria e fjalës të ketë peshën e vet, pa pasur kërcënime fizike me të cilët ballafaqohen gazetarët e sotëm.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit bëhen bilance të trishtuara kur jepen raporte për gazetarët viktima, për numrin e atyre që u kërcënuan, u arrestuan e u sulmuan. Dikush për këtë duhet të mbajë përgjegjësi duke e ditur se nuk respektohen të drejtat e gazetarëve që vihen në mbrojtje të ligjit, shoqërisë, në mbrojtje të vlerave të njeriut, ndaj edhe jetojnë në rrezik. Është mirë që bëhen publike shkeljet e lirisë së shtypit në mënyrë që ta kuptojnë politikanët, biznesmenët, se liria e gazetarëve është shumë e shtrenjtë, se ajo con peshë në një shoqëri demokratike. Megjithatë, në hapësirat tona gazetarët e kanë të vështirë të hapin tema të fushave të ndryshme pa u etiketuar e pa marrë akuza të ndryshme, pikërisht nga ata që do të duhej të mbronin gazetarët dhe gazetat. Shprehja e mendimit të lirë e mbështetur mbi arsyet dhe normat etike paraqet hap të demokracisë, dhe kjo nuk lë mundësi për presione ndaj mediave e gazetarëve, sidomos në gjuhën shqipe. Gazetaria është profesion me parime profesionale dhe si e tillë duhet të kuptohet nga ata që ushtrojnë presion mbi gazetarët. Dita e Lirisë së Shtypit është zëdhënëse e opinionit që ka të bëjë me shkeljet e lirisë së shprehjes gjë që duke iu referuar raportit shihet qartë pozita në të cilën ndodhën gazetarët, sakrifikicat që bëjnë ata për t’i ofruar lexuesit e shikusit të rejat që ndodhin brënda ditës. Duke iu referuar kësaj mund të shikohet se cili nga vendet botëore respekton lirinë e fjalës për të pasqyruar shkallën e demokracisë. Në këtë sens edhe Mali i Zi nuk mund të lavdërohet shumë me që organizatat ndërkombëtare e radhisin në vendin e 78-të, si vend ku pjsërisht zbatohet liria e shtypit.
Gazetari po nëncmohet seriozisht, po shkatërrohet ky profesion falë atyre që kanë monopolet dhe ndikimet politike duke e bërë atë si një zanatë fare të pasigurt. Dihet tashmë se veprimtaria e gazetarit nuk mund të krahasohet me atë të zyrtarëve politik, megjithatë puna dhe veprimtaria e tyre mbetet e kontrolluar nga monopolet e tyre. Publiku e lexuesit janë ata që na mbajnë gjallë, ai duhet të edukohet për të qenë afër mediave, .
Tregu ynë sidomos për ne shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë me bollëk, bile edhe për një gazetë të vetme shqipe sic është- Koha javore  nuk ka ekzistuar vullneti i mirë që ajo të bëhet gazetë ditore.Për këtë të shpresojmë. Po deri kur? Ajo për të cilën disaherë kemi shkruar  prej vitesh “gati sa nuk na doli nga dora” për t’u gjetur në prag të falimentimit. Mungesa e një gazete të tillë në tregun shqipfolës konfirmon krizën dhe mungesën e vullnetit të mirë të atyre që do të duhej të ishin pishtarë të fjalës së lirë. Të gjeshë shkaqet e përfshirjes në krizë për një gazetë të vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi është shumë e lehtë. Këta shkaqe mund të jenë politike, ekonomike e deri te shitja e saj nën kosto. Po të ishte vullneti i mirë nga ata që japin mjetet materiale e duke e ditur se nuk mungojnë gazetarë, na mbetet të sforcohemi për të bërë gazetë të një cilësie të lartë për afirmimin e cështjes shqiptare në Mal të Zi, identiteti i të cilëve ndryshon nga të tjerët si nga gjuha ashtu edhe nga kultura e tradita.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora