E enjte, 06.05.2021, 04:22 AM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Nga shteti në shtet

E premte, 01.05.2009, 07:40 PM


Nga shteti në shtet

“ E SHKUAR SHIKOHET JO PER TE MARRE HAK POR, PER TE PERMIRESUAR PUNEN NE TE ARDHMEN”
Dr.Jani Dilo
                                 

Nga Ksenofon M. Dilo           

  Radhë…Radhë dhe heshtje.Po heshtje që flet.. Radhë për të marrë dokumente persekutimi ! Radhë për t’i dorëzuar... Po ku, vallë?! Në shtet?! Heu! Nga shteti,në shtet ..Ujku përpara syve ecën serbes...dhe i kèrkohen gjurmèt !I kujt është faji? I zyrès,apo i zyrtarit..? I lindin trurit edhe pyetje të tilla retorike... Buzëqeshin ata që “shihnin dhe qimen në vezë ...” Buzëqeshin hidhur. Nënqeshje apo qeshje nën hundë. Nën qeshje vrastare...! O Zot,a i dallon dot, kujt i vjen për të qeshur me vuajtjet e përlindura prej shtypjes, persekutimit e krimit?
 Veçanti e çuditshme: Radha qetësi,investim në ekuilibrin e tyre shpirtëror. Ustallarèt e vjetèr helmojnè higjenën demokratike.Ata sikur nuk kanë tjetër punë veç me pak fjalè t‘i thonë të persekutuarit:shtrohu, përshtatu me faktin, me fatin...! Dhe e mbytin me shpresa !Po,kanë arsye..flenë syhapur e përpiqen të shohin realisht atë shumëçka që e ndiejnë vetëm në ato pak sekonda për çfarë shikojnë në ëndèrra, qoftë dhe përsëritur nëpër netët e zymta  të njè prtitshmërie të zgjatur...
     Ndryshe pse duhet lejuar vazhdimësia e radhës…..kjo lëvozhgë e  ngjitur nga e kaluara, që mban me vete nota poshtërimi,abuzimi me doza të pagëlltitshme, por mbytëse... ?! Demokracia kërkon me vepra të sinqerta vëllazërore të afrohen  zèmrat shqiptare e jo të lëndohen më tepèr nga ç’ janë lënduar! Shërimi i dobësive të trashëguara nuk na  diskrediton.Na lartëson.Jo të thuhet do të vendosim drejtësinë në jetë...Dhe, drejtësia veç në mos mundtë,se s’lë gjë pa bërë! Spekullimet morale janë bërë modë! E vërteta dhe dashuria  s’marrin frymë.
    Janë ata që nuk heqin dorë nga formacionet komuniste dhe duan që ndryshimet të jenë sipërfaqësore,diku anakronike,për tu quajtur demokratike. Janë ato monstra  që pengojnè  reformat me synimin demonian që ish të vuajturit të mos kenë kushtet e nevojshme të lirisë ekonomike, njerëzore, politike, po të kenë reformat vulën e xhambasllëqeve,të pazarllëqeve,të përçarjeve,grindjeve...Janë ata  që,njeriun nuk e duan të jetë krijesë e lirë e Zotit,po të jetë  vegël e thjeshtë e shtetit e partisë. Janë ata që  Padrejtësinë e  duan të lulëzojë, kurse Drejtësi e dëshirojnë të heshtë, deri sa e vjedhura t’u bëhet pronë, degëve t’u fshihen rrënjët e vrasejeve - dëshmitë! Këta komedianë tallen me të drejtat  e njeriut,shkelin të drejtën e jetës së tij .. Kriminelin e  duan tè lirë, të drejtën   të burgosur !Atlasi i kurmit  të persekutuarit flet shumè për të...
       Të  burgosurit në radhë… Radhë që shtohen e diç na kujtojnë kur dyqanet e bukës e vitrinat e shitoreve ishin bosh... radhë që  thyen  dhe  monotoninë e saj. I dènuar ,dhe ai,që kaloi në  krime  vet-padronin! Dhe për këtë ai nuk e fali ! Tani ata kanë stilin e tyre të rrëfimeve.Këshillojnë e përgjërohen që kanserin  e kuq ta shèrojmè me aspirina..As u shkon ndër mend që truri i tyre do larë nga kanseri i kuq.  Shpirtin  duhet ta pastrojnë..Proverbi jo i vjetër thotë: “Ai që merret nga  polici lirohet.Ai që merret nga hoxha e prifti,nuk kthehet më”. Kuptohet ekzekutuesi është ordiner,po  padroni ,mjeshtri, urdhëruesat që bënin gjëmën ku janè  ? !
  A  thuaj nuk është tallje! Po Zoti s’duron tallje. Vrasësi ka vetëm një emër,KRIMINEL ç’ngazëllim djallëzor! Vihet drejtësia në shërbim të padrejtësisë .. A ka  radhë të çeli gonxhe mirësie dhe dashurie? A po “harrohet” plaga të mjekohet për një shëndet të vërtetë që do të thotë   sadizëm, si në vrasjen e të burgosurit politik,    Fore Pocoli (në Leusë të Përmetit)…etj,  të dënohen e jo   të afroheshin në Tiranè !!!  Nuk është rrezik të vihet dorë  sinqerisht mbi të metat, po duket mjaft delikate kur mbahet gjarpri në gji…! 
       Me të drejtë del dhe pyetja: Mos vallè krimi, hipokrizia, paskan mbi njerëzit me pushtet (nè tranzicion) nga e  drejta ?  Kush dredhon pyetjen vjedh të vërtetën. Hesht drejtësia.Livadhisin kriminelët. Si njera,tjetra shkatërrojnë.
        Kujdes, komedianë!ngushèllim i oratorisè sé damarève tè Enverit. Boll po talleni me ironi me tè drejtën e njeriut e i shkelni   të drejtën e jetës! Mjaft më! Akoma nuk po vini dot dorë sinqerisht  mbi turpe të tilla;  po mirrni për sistem hipokrizinë,e për parim diktaturèn e rrugès. Kurse për ideal kini pikëpamjet  antivëllazërore, antishoqërore, antishqiptare …Ku u  shpie fantasia e sëmurë delirante? .  “E kaluara shikohet për të përmirësuar punën për të ardhmen,e jo pèr tè marrè hak”     Aisbergu lëviz  tërë madhështi,pikërisht sepse një pjesë e tij qëndron mbi ujë.Më e rèndesishmja, ajo qè vlen, të  nënkuptohet  …” Bota   èrhtè e atyre qè digjen dhe jo e atyre qè ngrohen .



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora