E shtune, 19.06.2021, 03:57 PM (GMT+1)

Mendime

Andis Gjoni: Një shami e (pa)rrezikshme

E diele, 26.04.2009, 09:16 PM


Një shami e (pa)rrezikshme

Nga Andis Gjoni

E imagjinoni dot një ditë kur Tirana të jetë e mbushur me gra të mbuluara me perçe të zeza, kur nuk do shohësh më asnjë femër në rrugë por vetëm hijet e tyre që do lëvizin si fantazma. Do të kujtoni se jeni në Teheran por jo, do jeni në Tiranë, ndonëse emrat, qytetet do i kenë si gjithmonë të përafërt ju do jeni në mes të kryeqytetit shqiptar, dhe nuk do ta besoni. Ju duket larg ajo ditë? Gaboheni. Vetëm dritëshkurtrit nuk e kuptojnë se kemi përpara një rrezik që në dukje të parë është inekzistent, një rrezik që vjen nga një shami e thjeshtë, por përsëri mbetet një rrezik të cilit do t’i dalë tymi me dhjetëvjeçarë më pas e megjithatë të gjithë duken se për hir të demokracisë (që në rastin tonë vazhdon të mbetet në nivelin e një anarkie të mirëfilltë) janë gati të bëjnë fli gjithçka dhe të mbyllin sytë si gjithmonë.
Ka disa kohë që në opinionin publik diskutohet rreth shamive që disa vajza besimtare kanë vendosur të mbajnë në ambientet e shkollave tona. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, madje duket diçka thuajse e pafajshme. Megjithatë ky veprim mban vulën e një përllogaritjeje shumë të kujdesshme prej segmentesh të cilat duan të instalojnë një shoqëri të tipit pakistanez në Shqipëri. Nëse për shumë studentë dhe qytetarë kjo nuk përbën asnjë problem, dhe sipas tyre “kushdo është i lirë të vishet dhe sillet si të dojë”, në rastin e vendit tonë, që gjithmonë ka pasur specifikat e veta, ky veprim merr nuanca edhe më tragjike. Kurthi i shamive është tërësisht i stisur nga ekstremistë me qëllime të errëta. Ata kërkojnë forcimin e pozitave të tyre në shoqërinë shqiptare, paçka se gjithçka paraqitet si ëndërr e disa vajzave dhjetëvjeçare për të shkuar në shkollë me një shami të “pafajshme”. Ata në të vërtetë po luftojnë për plotësimin e një ëndrre më të madhe, atë për ta kthyer vendin në një regjim të shkretëtirës prej të cilit mezi dolëm pas 500 vjet vuajtjesh.
Natyrshëm të lind pyetja: Ç’i shtyn këto vajza që të kërkojnë me kaq këmbëngulje që të paraqiten me shami në ambientet e shkollave tona laike? Përse ato nuk shkojnë në shkollat e posaçme fetare ose përse nuk e kryejnë shkollën në internet, nëse duan kaq shumë të mos duken në publik? Përse nuk ndjekin shkollat fetare kur e paskan kaq për zemër ruajtjen e besimit të tyre, ose përse në fund të fundit nuk shkojnë në Iran ose Pakistan dhe le të kënaqen me perçet sa t’u dojë qejfi. Dhe përgjigja e kësaj pyetjeje është se qëllimi nuk është që vetëm të shkojnë në shkollë me shami por të bëhen përhapëse të një stili veshjeje, e cila do t’i dallojë dhe do influencojë edhe vajza të tjera të ndjekin shembullin e tyre. Sepse ato duan të tregojnë “superioritetin” e tyre, duke e kthyer me këtë veprim orën e historisë edhe një herë prapa.
Nëse ne e lejojmë këtë, atëherë të gjitha sakrificat e prindërve tanë, të gjitha vuajtjet që hoqi ky popull nën diktaturë, të gjitha shkojnë kot sepse ne do kthehemi atje ku e filluam 500 vjet më parë, sepse gjithë ndryshimet për të cilat aspiruam do zhduken dhe ne do kemi një kthim në mesjetë. Nuk është çudi që masa të mos e kuptojë këtë rrezik. Masa kurrë nuk e ka kuptuar. Ata që kanë nxitur sadopak ndryshimet kanë qenë njerëzit me vizion dhe ideale, të cilët janë munduar ta çojnë përpara këtë vend.. Shkollave tona nuk u duhen as shamitë dhe as perçet, shkollave tona i duhen kompjuterë, libra, laboratorë, jo shamia. Shkollave tona nuk i duhet kjo lloj lirie, sepse në të ardhmen ajo do kthehet në burgun e shumë e shumë femrave shqiptare, në burgun që do ta thellojë edhe më shumë hendekun e kësaj shoqërie që edhe kështu është shumë mashkullore, është e dominuar nga meshkujt, që i kanë femrat si plaçka dhe jo si të barabarta. Janë këto mendësi që nxisin edhe kërkesa të tilla si shamitë në shkolla dhe ambiente publike. Janë këto mendësi që do i paguajnë brezat që do vijnë me privime të lirive të vajzave nga familje me psikologji mesjetare, nga individë që nuk jetojnë në shekullin e 21, por që me botëkuptimin e tyre janë më afër majmunit se sa njeriut.
Përse qenka një njeri i detyruar të më imponojë mua të shikoj një gjë të shëmtuar? Përse ajo vajzë paska të drejtë të verë një shami në kokë dhe të shëmtojë ambientet e shkollave tona? Ato femra, nëse mund të quhen të tilla, nëse dëshirojnë të vishen kokë e këmbë me mbulesa të shëmtuara le ta bëjnë ku të duan por jo në ambientet tona shkollore. Madje as në ambientet publike, shamitë dhe perçet duhet të zhduken fare, duhet të deklarohen të jashtëligjshme. Nuk janë traditë e jona, nuk janë pjesë e jona dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë e kulturës tonë. Nuk na duhen dhe nuk kemi pse i pranojmë. Vende shumë më të përparuara se ne i kanë nxjerrë me kohë jashtë ligjit si Franca bie fjala, me një demokraci 200-vjeçare që nuk lejon femrat me shami në shkolla.
Kurrë nuk i kam kuptuar ekstremistët e të gjitha ngjyrave, qofshin islamistë, kristianë apo çifutë, të gjithë deklarojnë se mbrojnë fenë dhe i nënshtrohen urdhrave të një Zoti që drejton gjithçka, di gjithçka, rregullon gjithçka dhe vrojton mbi ne duke na treguar se çfarë është keq dhe çfarë është mirë. Ekstremistët të tregojnë se si ata mbrojnë nderin e grave të tyre, duke i veshur kokë e këmbë, që të mos shikohen nga burra të tjerë. A mendojnë ata se janë aq të zotë sa të bëjnë punën e Zotit? A mendojnë ata se Zoti që kontrollon gjithçka nuk qenka i aftë ta bëjë këtë punë vetë, si do thoni ju? A ka gjë më të thjeshtë p.sh., të zgjasë lëkurën e veshëve të këtyre ektremisteve femra e t’ua hedhë këtë lëkurë mbi gjithë trupin dhe ja ku u mbarua kjo punë, nuk kanë nevojë as të shpikin shamia e as të shpikin perçe. E rregullon vetë Perëndia i gjithëfuqishëm këtë. Madje Perëndia mund të na bënte edhe një nder tjetër, duke iu zgjatur pak lëkurën e veshëve edhe burrave që i mbështesin këto ide, kështu që edhe ata mund t’i ngjanin më tepër dythundrakut,  inteligjencën e të cilit kanë. Pra, nuk shoh asnjë arsye që kjo të mos arrihej nga Zoti. Por Zoti nuk e ka bërë këtë, dhe për këtë arsye asnjeri nuk ka të drejtë ta bëjë. Bash për këtë arsye nuk ka pse të na imponohet as ne që të pranojmë një element të cilin nuk e kemi traditë, dhe që ka premisa të shkatërrojë gjithë ekuilibrat e një shoqërie multifetare e të na shpjerë drejt rreziqesh të paparashikuara në të ardhmen.
E keqja këtu nuk qëndron në një ose dy vajza me shami. E keqja qëndron në imazhin që ne do japim kudo, e keqja qëndron në shembullin që këto ferma do u japin fëmijëve tanë, e keqja qëndron në numrin e tyre që do shtohet për çdo ditë dhe pas disa vjetësh ne do kthehemi atje ku ishim 500 vjet më parë, në ditën e parë të pushtimin osman. E keqja e një shamie është se në vitet që do vijnë ky vend nuk do jetë më një atraksion për turistët por një vend i mbuluar me perçe në mes të Evropës, për ata turistë me shpresën e ardhjes së të cilëve jemi duke pritur si ata indigjenët që mezi presin që të bjerë shiu nga qielli. Ai shi turistësh që kemi aq kohë që e presim në këtë tokën tonë të përtharë nuk do bjerë kurrë, sepse nuk do ketë njeri që të dojë të vijë e të shikojë gra të mbuluara nga koka tek këmbët e që të prishin shijen e çdo pushimi dhe vetëm të japin ndjenjën e ndrydhjes në të gjitha drejtimet. Por ka edhe më, se më pas mund të vijnë edhe kërkesat për autobusët e ndarë për gra e për burra, madje që tashti në varrime shikon vetëm burra, gjë që nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në traditën e shqiptarit, që të mos përcillet i vdekuri nga të gjithë pjesëtarët dhe të afërmit, burra apo gra qofshin. Ata mund të kërkojnë edhe shkolla të ndara për gra e për burra.
Përse i them të gjitha këto? Sepse e di që askush nuk do guxojë t’i thotë hapur, sepse kanë frikë, sepse dosido janë të lidhur me politikën ose me besimet ose edhe me familjen, ose edhe sepse nuk kanë rrugë tjetër përpos të heshtin. Ne duhet të përdorim lirinë e fjalës si armën më të fortë në të gjitha rastet kur shikojmë se vendi kërcënohet nga rreziqe që do venë në dyshim dhe mund të cenojnë edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, përpara këtij fakti askush nuk duhet të tutet që të thotë fjalën e tij deri në fund.
Lejimi i shamive sot është mbulimi i gjithë Shqipërisë më perçe nesër, dhe ne këtë nuk duhet ta lejojmë. Kush nuk pajtohet me këtë, le të shkojë në Teheran, sepse këtu ka një ndryshim të madh dhe jo vetëm në disa shkronja. Këtu i thonë Tiranë dhe ka erë Shqipërie dhe jo Arabie.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora