E diele, 28.04.2024, 07:01 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Edhe ky banalitet ashtë traditë (Tregim)

E premte, 24.04.2009, 08:08 PM


Tregim

Selim Hasanaj
 
EDHE KY BANALITET ASHTË TRADITË

  
Ditë dimni 1975. Bora e madhe kishte mbulue katundet e rranxës së Bjeshkve të Thata dhe rruga nga Istogu në drejtim të prendimit kah Cerrca, Lubozhda,Vrella, Studenica, Kaliqani e tutje deri në Radafc ishte vende vende pothuej e tana e mbulueme me borë. Diku, diku era që kishte frye kishte grumbullue boren tue e bajt ate nga hapsinat e hapuna dhe e kishte grumbulle në rrugë sa mezi kalohej. Dardani ecte dhe në doren e djathtë mbante nji valigje të vogël per të cilen u ba pishman pse nuk e la te Fazli Suxhuku edhe ate së bashku me koferat e qantat tjera. Vinte nga Lublana dhe deri në Mitrovicë kishte udhtue me AKROPOLIS tren ky i linjes nderkombëtare MINHEN - ATHINË. Nga Mitrovica erdhi me nji taksi deri në Istog , por tutje ishte rruga perplot me borë dhe e pakalueshme per vetura. Mund të kalohej vetem kambë apo me qerre kuajsh ose traktora. Dardani i la valigjet që kishte te Fazliu në lokalin e tij CEBAPTORE dhe me nji qantë të vogël (ku kishte gjanat personale per higjienë ) në dorë u nis të shkonte në shtëpi ku kishte lind dhe ku kishte babën , nanën dhe vëllaznit e motren. Ai ecte ashtu tue shkue zikzakeve të rrehes së rrugës dhe sa kishte mundësi i ikte bores së madhe e cila vende vende ishte edhe deri në nji meter. Ishte i lodhun nga rruga e gjatë. Në kupe të trenit nga Beogradi e deri në Mitrovicë kishte pas disa bashkudhtarë serb të cilet kishin kjen të pasjellshem dhe Dardani gadi sa nuk ishte kacafyt me ta. Kishte pas fat se me Dardanin së bashku si zakonisht ishin edhe Xhemali, Hamdiu, Palushi, Rama, Veliu, Shefqeti, Simoni dhe Ndou. Të gjithë këta puntorë neper Slloveni që tash në prag të festës së Nandorit vinin në pushime tek familjet e veta në Dardani. Dhe serbve nuk ua mbajti kacafytjen se per ndryshe do ndodhte belaja. Dardani asht tip i vrullshem dhe sjelljet e pista e irritojnë kushdo që i banë ato e jo ma kur ato sjellje i bajnë anmiqet e perjetshem.
Ecte rrugës dhe sado që kishte kalue pothuej nji nizet e kater orsh nga ngjarja ai nuk kishte arrijt ta flakë ate nga mendja dhe ishte i inatosun në Xhemajlin e Hamdiun që nuk e kishin lejue ti thuej turinjët nji serbi banal dhe idiot.
Ashtu në mendime per naten e kalueme rrugës per në vendlindje shef para vetes nji grue e cila mezi ecte. Pau se kishte arrijt te vendi i quejtun Livadhet e Llullakve dhe ngadal ngadalsojë hapin per mos ta pengue atë grue e cila barte paradyersh nji fëmijë djalë diku 4-5 vjec. Ishte lodhë e shkreta dhe lirisht i shifej se si nga koka i delte avull. Ishte e veshun me kostumin kombtarë dhe kishte të mbathuna do opinga të ashtuqujtuna të Pirotit të cilat i zhagitke mas veti sepse ato i binin të mëdhaja dhe shifej se nuk janë të saja. I erdhi keq Dardanit per këtë grue dhe njiherë i shkojë mendja ta pyes se a don ta ndihmojë, ndrrojë mendim në sekondat e fundit sepse ju kujtuen traditat. Nuk i flet burri grues së huj rrugës , ju duk se i ndëgjojë këto fjalë që i kishte ndegjue shumherë neper oda nga pleqet dhe hoxhallaret. Nuk e pershendet burri gruen, burri kur e permend gruen patjeter duhet me thanë; MENDERMETHANË, kjoftë  kjo edhe kur flet per motren, nanën, bashkshorten etj, etj. Ashtu me kujdes që mos ta pengonte e tejkalojë atë të shkretë dhe posa u drejtue të ec para pau se diku 30-40 metra ma para ishte nalë dhe qendronte nji burr. Hajde, hajde, ec, cka po shkon si e shkokordhueme, ndëgjojë Dardani atë krijesë që i thojnë burr i cili i drejtohet kësaj grueje me fjalë kerrcnuese dhe ofenduese. Ajo e shkreta mundohej ta mban veten e mos të bie nga pesha e fëmiut që e mbante paraduersh, dhe edhe nga plage e thellë në shpirt që kishte fatin të jetë femen dhe robinjë e nji fodulli anadollak. Ky burr kishte vu plisin mbi vetullë dhe kishte të veshun nji pallto të re dhe ftyren e veshet i kishte mbështell me shall. Mbath kishte nji pal qizme të rea dhe ecte me fodullak tue pi cigare. Grueja e shkretë e veshun dobët, merdhihej dhe veq kësaj duhej edhe të barte fëmiun e sëmuet në krah.
Kur Dardani arriti at burr, ai e pershendeti me nji  AJE SI JE BURR. Dardanit nuk i bani pershtypje pershendetja dhe ai ju drejtue me fjalët; MË FALË OR ZOTNI, A ASHT AJO GRUE E JOTJA, A ASHT FARË E FIS I YTI?!
Po gospodin ja këtheu burri, ajo asht grueja jeme, dhe u skuq nga inati që tash ju gjet neper kambë dhe e neperkambe "BURRNINË"  e tij ky njeri i panjoftun dhe i ri, me pak mjekerr dhe i veshun me kostume e kravatë dhe mbi to nji pallto të re e të bukur. Mund të jet ky farë zyrtari i naltë i shtetit, do ti ketë shkue mendja katundarit me kulturë anadollake.
Shifej se e kapi frika dhe sa skuqej sa zverdhej në ftyrë.
Dardani nuk e la situaten ti del nga kontrolli. Pse pra nuk nalesh dhe ti ndihmosh të shkretës. A po e shef se ajo vetë mezi po ec e jo ma edhe ta bart fëmiun në krah?! Mase e paske grue a mos ta ka dhanë kush me zor?! Atë fëmi a mos ta ka prue nga baba i saj apo e ka me tye?! Deri kur juve shqiptarë shkretët me zakone banale anadollake?! Ajo asht grueja e jote dhe ty nuk të banë pershtypje se ajo vetem sa nuk asht perplasë per toke nga lodhja! Ti ec para saj si tarak dhe bile edhe i pisket pse ajo nuk po ec ma shpejtë! Të gjitha këto fjalë ja tha me shpejtësi Dardani ati burri dhe ai nga ato fjalë u tremb aq fort sa instiktivisht ju afrue grues dhe i mori djalin nga krahu.
Nga thellësia e shpirtit grueja lëshojë nji ofshamë lehtësimi dhe me sytë e saj të perlotun u mundue ta falenderojë Dardanin, por ndoshta kjo vetem se ju duk Dardanit sepse ajo e shkreta nuk guxonte as ta ngrit kryet.
Dardani eci disa hapa dhe u ndal prap. Ju kujtue prap tradita, mund të ndodhë që ky mistrec burri këtu frigohet nga pamja e jashtme e Dardanit, mendon se mos ai asht far zyrtari, far udbashi, por kur të shkojë në shtëpi do e zdep gruen dru.
He kush ishte ai hamshor me at mjekerr që ja këpute zemren dhe më detyrojë ta marr fëmiun nga krahi?! Ku e njef ti ate?! Cka ke me te... etj, etj.
Burri dhe grueja tash ecnin krah per krah dhe ai barte fëmiun. Kur pau se Dardani u ndal atij prap i iku ftyra, u zverdh  dhe u ba nuri.
Ndegjo or zotni i tha Dardani. Unë jamë Dardani, Djali i M. nga Lubozhda. Mos të hin mendja keq sepse kjo zonjë mund të jetë nana ime pernga mosha, kurr në jeten time nuk e kamë pa as ate as ty. Unë thjeshtë ndjeva dhimbje kur e pash të shkreten se në cfarë situate ishte ba dhe mezi ecte. U iritova kur pash se ti ecshe serbez dhe me fodullak, por edhe ma keq u iritova kur më the se kjo asht grueja e jote. Pse nuk i ndihmon pra të piskata. Nuk kamë tjeter cka të thamë pos nji pyetje: DERI KUR MA ME QORODITJE TË TILLA ANADOLLAKE ISLAMISTE ???!!!
Burri ndegjonte me vemendje dhe kur Dardani deshi të largohet ai me lotë në sy ju drejtue.
Ore djali i bacës M. aferim të kjoftë, jeni rod ju pasha bacen. Ma le pikë sod, por edhe më mësove shumcka. Besa unë u frigova se mendova mos je far polici civil, far zyrtari i shtetit. Ti kjenke djali i bacës M. Ta jap BESEN  se nga sod e në ditë të kijametit kurr ma nuk do eci para femnave të familjes sime, por do eci krah per krah e dorë per dore me to. Kurr ma nuk do lejojë që ato të bartin fëmijë, sende e gjana dhe unë të eci shlirë dhe kurr per jetë nuk do qojë dorë në gruen time. Valla po ta thamë se boll shumë herë e kamë rreh pikrisht per shkaqe sikur sot, kur ajo nuk muj më ndicte dhe ecte mas meje.
Dardani u gëzue nga këto fjalë dhe edhe atij i shkuen lotët. Ma banë hallall i tha atij katunari dhe eci rrugës së vetë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora