E premte, 25.06.2021, 09:57 AM (GMT+1)

Mendime

Rudolf Marku: Shkodra - kjo zonjë e tradhëtuar...

E diele, 26.04.2009, 07:43 PM


Rudolf Marku
Rudolf Marku
Shkodra - kjo zonjë e tradhëtuar...

Nga Rudolf Marku

1.

Raporti i çdo qeverie shqiptare me Shkodren asht një marrdhanje që mund të sherbente si një leter lakmus per të zberthyer shumë veçori dhe komplekse të fshehura te pushtetarëve jo vetem me qytetin me të madh te Veriut, por dhe me popullin e tyre.

Dhe kjo e vertetë e madhe duket se asht më e vertetë ne kohnat tona, kur politikanët më teper se kurrë fshehen pas fjalësh të sperdredhura, kur fjala e artikuluar nga goja e politikanit nenkupton dimatralisht të kunderten e semantikes së fjales, kur buzëqeshja e politikanëve nenkupton dhe mjerimin dhe trishtimin më të madh. Shkodra, ç'asht e verteta, ka qënë gjithmonë një qytet bezdisës per strukturat shtetërore.

Edward Gibbon që heret vëre, në History of the decline and the Fall of the Roman Empire'' se Shkodra (Scutari) asht... një qytet që i mjafton vetvetes,,. Duket pikersiht per ketë arsye që qyteti verior e ka ndjerë dhe vazhdon ta ndjejë veten disi të huaj ndaj administrative që janë perpjekë dhe perpiqen t'i imponohen qoftë me dhunë, qoftë me retorika hipokrite.

2.

Ditet e fundit në shtypin shqiptar dhe në atë kroat e italian ka zenë vend të veçantë lajmi i mundesisë së ndertimit të një centrali berthamor buzë Liqenit të Shkodres.Ky lajm, si dhe reagimet rreth tij, na ben që t'i rikthehemi edhe njeherë raportit të shtetit shqiptar me Shkodren.

Ketë rradhë, Shteti shqiptar, për ironi, asht dhe shteti demokratik (më saktësisht: i Partisë Demokratike), per te cilin Shkodra ka votuar me shumicen dermuese qe prej ardhjes se Pluralizmit ne Shqiperi.Jo se ky Central berthamor nuk do te ishte miratuar edhe nga nje shtet i kryesuar nga nje Parti me një.emer tjeter.

Por fakti që shteti demokratik (i Partisë Demokratike) gjendet ne pushtet dhe vendimi asht i saj,të ben të mendosh per atë letren lakmus që permendem në fillimin e këtij shkrimi.

Nuk asht hera e pare që Shkodra, kryeqendra e Veriur shqiptar dhe kryeqendra e katolicizmit shqiptar, njeherë e një kohë metropol i kultures dhe qyteterimit shqiptar, të ndjehet e tradhetuar.

Levizja antikomuniste në Shqiperi ka filluar menjeherë pas vendosjes se pushtetit komunist, që vitin 1945, në Shkoder, dhe jo me levizjen studentore të dhjetorit 1990, siç u pelqen të thonë pushtetareve të sotem.

Fakti që.në levizjen antikomuniste të Postribes e të Malësise se Madhe u vrane dhe u masakruan me qindra njerëz, dhe fakti që levizja e Dhjetorit pati personazhe të tilla groteske si Pandeli Majko dhe Ilir Meta, të cilet u shperblyen (jo veç ata) per pjesëmarrjen në levizjen që quhet antikomuniste, tregon qartë dallimet diametralisht të kunderta mes tyre (ndersa ata të.paktë që e paten me gjithë mend 1990-tën, ose janë vra ose kane ikë të neveritur nga farsa e mashtrimit).

Levizja e Dhjetorit i beri dhe sherbimin me te madh komunsteve shqiptarë; ajo beri te mundur amortizmin e uurejtjes kunder Komunizmit;ajo krjoi iluzionin se Komunistet nuk janë më ne pushtet; ajo beri gjygjin famekeq të kafeve, qe Pjeter Arbnori e pat quajtur me nje sinqeritet te admirueshem ''nje marreveshje xhentelmenësh me komunistët; ne nuk po ju fusim ne burg, ju na lini ne pushtet (nje marreveshje qe mund te kete çdo lloj emni tjeter, veç jo atë të xhentelmenëve)

Por pse pushtetarët e sotem megjithatë ngulin kembë dhe parapelqejnë të thonë se levizja antikomuniste fillon me levizjen e dhjetorit 1990? Sepse ne krye te levizjes antikomuniste janë ish-komunistet shqiptarë, sekretare partishë, njerëz që, po qe se rrjedha e ngjarjeve të kishte vazhduar pa ndryshime skenaresh, do ishin bere anetare të Byrose politke, anetarë të Komitetit Qendror, Ministra. Jo se tash nuk jane bere të tillë. Por veçse me një emer tjeter.

Kjo dhe asht dhe tradhetia e pare që i asht bere Shkodres. Pushteti i sotëm qe ka ardhë ne pushtet me kreditet anti-komuniste, nuk mund t'ia falë Shkodres se qe vertetë anti-komuniste, po ashtu si ai njeriu që ka vjedhë identitetin e tjetrit e tmerrohet me mendimin se mund të ndodhet perballë me origjinalin.

Për këtë arsye vite me rradhë Shkodra u pa si një bezdisje e vazhdueshme ironikisht si nga ana e socialistëve ashtu dhe nga që e therrasin veten demokratë. Partia Demokratike në pushtet kishte dhe vazhdon të kete nje kompleks të dukshëm dhe fare të lehtë lexueshme ndaj Shkodres.

Edhe për disa arsye të tjera. Identifikimi i Shkodres me kulturem katolike ben qe pretendimi properendimor i shume politikanëve te shfaq kimikisht ngjyrat e rreme te pro-evropianizimit perendimor. Disa vite me pare, në mos u gabofsha, në vitin 1995, pata shkuar në Shkoder për t'i berë një vizitë kardinalit të pare shqiptar, imzot Mikel Koliqit, vëllait te shkrimtarit të mirënjohur Ernest Koliqit. Ftesa qe bere nga imzot Koliqi.

Më priti në çardakun e shtepisë ku banonte, në një shtepi të vjeter shkodrane, shtepia e nipit te vet. Shtepia jonë është ajo perballë, më tha,me zerin e mekur nga pleqeria dhe vuajtjet. E sheh? Më tregoi se shtepinë e tyre e kishte zaptuar një officer i sigurimit te shtetit komunist. Shtetit demokrat uzurpimi i padrejtë i një shtepie private i dukej gjeja më normale në botë.

Dhe po keshtu dhe pastrehësia e kardinalit te pare shqiptar i dukej gjeja më natyrale. Vetë kardinali kishte hedhur supeve ca batanije gri,nga ato qe perdornin kazermat e ushtrisë shqiptare në kohen e miqesisë me Kinen. Por ironia nuk mbaron ketu. Ironia eshte se pas kesaj pushtetaret demokratë, duan të mburren se kanë qenë në audiencë me Papen .

Për hirë të vjeljeve të krediteve politike, pasi e lenë kardinalin e parë të vdesi në mjerim,vijnë te mbajnë fjalime në Katedralen e Shkodres me rastin e vdekjes së të ndjerit Ipeshkut Zef Simoni. Dhe pastaj mburren me paturpësi, në kundershtim me keodet e perultesisë se krishterimit, se kanë patur adhurim të hershem për Papen Vojtila!

E fill pas kësaj ndersejnë banditët kunder kishes së Laçit. Ndersa në Muzeun e krimeve te komunizmit, të organizuar nga Ministria e Kultures e Shtetit shqiptar, ngulin kembë që persekutimi i klerit katolik të mos perfshihet ne Muzeun e krimeve te komunizmit, sepse kleriket shqiptarë nuk paskan qenë të persekutuar!!! Ndoshta për asrsyen e thjeshtë ngaqe nuk kanë marrë pjesë ne Levizjen e Dhjetorit 1990.
Kjo asht dhe tradhetia tjeter që i bahet Shkodres. Katolicizmit të saj, qytetërimit të saj.

3.

Duke qënë antikomuniste, Shkodra ka votuar per pushtetarët e sotem, duke mos pasë alternativa të tjera. Dhe kreret e demokratëve kanë shfrytëzuar me paturpësi sentimentet e forta antikomuniste të kryeqytetit te Veriut me logjiken cinike se çfarëdo t'i bejmë, ajo prapë se prapë voton per ne.

Shkodra asht shperbluer me harresë, me mosmirënjohje (dhe kreret e Demokratëve kanë provuar të jenë mosmirënjohesit me te medhenjt te politikes shqiptare), me cinizmin më të paturpshëm (ministrat e pushtetit te sotem janë ose femije te gjeneralëve komunistë, ose konvertë karrieristë te sahatit të fundit,ose anonimë te mbreterisë së mediokritetit).

Kreret e demokratëve kanë përshtatur në menyrë të frikshme tiparet dhe huqet e komunstëve të djeshëm. Arrogancen, vetëkenaqesinë, grykesinë, aftesinë per të folë me veshë të mbyllur, dhe sidomos kanë adaptuar aftesinë per të folur fjalë të cilave nuk u besojnë as ata vetë.

Dhe e gjitha kjo asht një tallje që i bahet Shkodres, antikomunizmit të pergjakun të saj,perkushtimit të betuar të saj. Asnjë retorikë per Naton a per Kombet e Bashkuara, a per Evropen e Bashkuar nuk mund ta perligjë ketë ligesi te llogaritur aq gjakftohtësisht.

4.

Ditët e fundit shtypi shqiptar ka shkruar dhe ka folur per ndertimin e nje centrali berthamor buzë Liqenit të Shkodres. Shkrimet e studjuesit dhe të intelektualit më esell të ditëve tona, prof. Ardian Ndreces, janë shkrime shterruese per kete temë të trishtuar. Ardian Ndreca solli prova të pakundershtueshme të lojes njeqindfytyrëshe të pushtetarëve në lidhje me ndertimin e centralit të vdekjes.

Pa dashur me perseritë Ardian Ndrecen e mire e të mençur, do perpiqem të shoh ca ngjyra të tjera në lakmusin e ndertimit të ketij centrali. Arrogancen p.sh. atë guximin e jashtezakonshëm të politikanit shqiptar per të shperfillur mendimin e të tjereve.

Në çdo vend të qyteteruar ngritja e nje centrali berthamor do të ishte paraprirë me referendume, me biseda të specialistëve ambientalist dhe berthamor. Tek ne ngritja e një hidrocentrali berthamor perpiqet të behet fshehurazi, tinzash. Sepse thellë-thellë atavizmi i asaj çka quhej ndergjegje te politikanët u jep atyre sinjalin e fajesisë.

Çdo njeri nga ne që ka kaluar nga Shkodra drejt Malit të Zi apo nga Pogradeci drejt Maqedonisë asht trishtuar nga kontrasti mes pamjes se aneve te liqenit te Shkodres a te Prespes kendej kufinit dhe asaj te pjeses malazeze dhe maqedonase.

Ne kemi ndertuar fabrikat e Çimentos, fabriken e letres,uzinat e pastrimit të mineraleve buze liqenit te Shkodres e te Prespes. Pa folë per çpyllezimet barbare dhe vandale të mjedisit perreth. Tash ketij shkaterrimi të dy nga liqenjëve më te njohur të Ballkanit duam t'u shtojmë edhe një central berthamor.

Nuk asht çudi që Mali i Zi proteston me te madhe kunder ketij projekti te pranuar kaq lehtesisht nga shtetaret shqiptare. Dhe nuk asht antipatriotike ai realitet ironik kur shumë shkodranë thonë keto ditë se e gjitha shpresa e mosndertimit te centralit te vdekjes nuk asht qeveria shqiptare, por tek ajo e Malit te Zi.

5.

Heren e fundit që isha në Shqiperi pata shkuar në Shkoder. Dhe vertete qeshë prekë nga pertrirja e Shkodres, nga ringjallja e saj.Te Dugajat e Reja, në rrugen perballë Kafesë së Madhe apo Bashkisë, tek kalon prane gjimnazit 28 Nandori, sheh shenjat e rikthimit te Shkodres në origjinen e saj të dikurshme.

Asnjë qytet i Shqiperise nuk ma ka dhene kete ndjesi të ringjalljes sa Shkodra.Aq sa, duke ecë rrugeve të saj, më dukej se rastesisht do kisha fatin me pa Fishten, Mjeden, Koliqin, Lazer Shantojen, kete dashnor te zjarrte e të pafat të Shkodres, Migjenin, Gjon Shllakun. Dhe jam larguar nga Shkodra me gjithe mend i ngazelluem.

Kur qe, dy muaj me vone lexoj lajmin e centralit berthamor qe do ndertohet buze liqenit te saj. Dhe pjesa pesimiste e ime ka dashtë per një çast me ma mbushë mendjen se Shkodren e ndjek fataliteti i legjendes së kalasë së saj.

Por ja ku më vjen në ndihmë Lazer Shantoja,i cili më pëshperit në vesh ato fjalë që ai i pat gjemueshem qysh me 19 Prill të vitit 1924: '' ...per hater të Shqipnis, per hatrin e kombit shqiptar, mos e denoni Shkodren, perse Shkodra do rrnojë!...Dinje se Perendija Shkodren e ka ba per Shqipni,sikurse ka ba Shqipnin per shqiptar!,,.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora