E shtune, 27.04.2024, 05:21 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Kryehajduti therret: ''kapeni hajdutin''

E marte, 05.05.2009, 07:30 PM


KRYEHAJDUTI THERRET: "KAPENI HAJDUTIN"

Shkruan Idriz ZEQIRAJ

"Ikjet" sistematike dhe te organizuara nga burgjet e sigurise te larte, "vjedhjet" ne qendrat policore dhe ne institucionet tjera shteterore veper e kujt jane? Pse behet tymnaje qorruese para shqiptareve te molisur dhe te traumatizuar nga krimet makabre te dekades te fundit, krime keto te bera diten dhe naten, nga bandat e kuqe staliniane, te ideologjise sllavo-bizantine, por, mjerisht, shqipfoles? Pse u dashkan kerkuar kriminelet, kur patronet ushtrues dhe emerues te tyre jane hierarket partiake te se majtes ekstreme te Kosoves.

Shume eshte lotuar e pluhruar per Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK). Emer domethenes dhe te mire kishte kjo trupe. Por, cila ishte, ne fakt, perberja e kesaj trupe? Pergjate luftes dhe pas saj, e majta ekstreme duke synuar marrjen e pushtetit, qofte edhe dhuneshem, pergaditi bandat vrastare, grabitse e gjobitese, me emertime gjithefareshe e nder ato shquhet emertesa zekeqe "Shqiponjat e zeza." Kur forcat nderkombetare perzune pushtuesite sebe e malazeze dhe cliruan Kosoven, nuk e pranuan pjellen e Tiranes zyrtare-komuniste -Qeverine e Perkoheshme, e cila okupoi dhuneshem institucionet e Kosoves, me skenarin  gatshem qe perdori Serbia ne vitet Ž90-a. Nderkombetaret kerkuan edhe shperberjen e te ashtuquajtures UCK-e imagjinare, duke e zevendesuar me TMK-ne dhe Policine e Kosoves. Kreret e te majtes ekstreme te Kosoves e kishin kuadrin e gatshem, natyrisht, jo profesional, por skajshem banditesk. Ngulmueshem perjashtuan mundesine e kthimit ne detyre te policise te shkolluar e profesionale, te cilet iu pergjigjen nismes te dr.Rugoves per te themeluar Sherbimin Informativ, perkatesisht Ministrine e Brendshme dhe ate te Mbrojtjes, qe me pastaj perfunduan ne burgjet serbo-sllave, dhe, inkuadruan bandat e tyre ne TMK-e dhe ne Policine e Kosoves. Sa per sy e faqe ne keto dy institucione hyne edhe ndoca vajza e djem, pjesmarres faktik ne lufte, te krahut institucional. Por, ne raport me te perzgjedhurit militante te se majtes, keta ishin minorance.

Heroi i Kosoves, fituesi i betejes te pare ballore ne Kosove, kunder forcave armike ne Loxhe, kolonel Tahir Zemaj, duke i njohur nga afer shumicen e atyre qe u futen ne TMK-e dhe ne Policine e Kosoves,ka dhene vleresimin me adekuat te mundshem: "Nuk ka asnje krim politik,ekonomik apo ordinier ku te mos jene pjesemarres bandite nga TMK-ja dhe Policia e Kosoves." Dhe,po tŽi referohemi kronologjise te mediave e gjyqeve te asaj kohe,madje edhe sot,edhe me skeptiket do te binden ne perkufizimin e sakte te dhene nga trimi - kolonel Tahir Zemaj.

Vjelja e gjobave, te te gjitha llojeve te bizneseve, eshte praktikuar ne stil te gjere ne Shqiperi pergjate viteve Ž9O-a, vazhdon edhe sot e lokalizuar,por ne vecanti gjate kalljes te Shqiperise me 1997, ku turpshem moren pjese edhe halabaket komuniste staliniste te Kosoves. Ka nje ndryshim cilesor ndermjet gjobavenesve ne Shqiperi me ata te Kosoves.Ne Shqiperi bandat ishin private,ndersa ne Kosove zyrtare.Ne Shqiperi bandat bashkepunonin me elemente korruptive ne polici e drejtesi,e me pak me pushtetaret, perjashto me 1997-en kur Partia Socialiste i thirri ne ndihme per ta kallur Shqiperine dhe per ta rrenuar demokracine e sapofilluar. Akuzes te bere dr. Berishes per vrasjet e shumeta gjate anarkise komuniste ne Shqiperi, miku im i vuajtjes ne burgun e vdekjes te Burrelit, ish - kryeparlamentari Pjeter Arbnori i eshte pergjigjur ne Parlamentin Shqiptar: "Perjashto kuadrin partiak,policor e ushtarak ne sherbim te pushtetit demokratik, vrasjet tjera masive jane ndermjet bandave gjobitese e grabitese per prishje pazaresh dhe ndarje te zonave te interesit." Vetem ne nje sulm grabites ne nje fshat te Fierit, me cŽrast banditen vrane kryetarin e fshatit, ne pergjigje,u vrane ,si qente e terbuar,18 bandite. Edhe ne varrezat,kudo te mirembajtura ne Shqiperi, varret e banditeve gjobavenes e te grabitesve bien ne sy per kushtueshmerine e pakursyer.

Ne Kosove skenari e regjia e gjabavenies dhe e brabitjes u barten nga Shqiperia te gatshme, vecse me ndryshimin e madh te zyrtarizimit. Gjobat, grabitjet dhe vrasjet e organizuara, kryesisht politike, ne Kosove ishin te studjuara dhe zyrtarisht te administruara nga eksponentet e te majtes ekstreme, me tundjen e flamurit te UCK-se. Ne vitin 1998  12 mije bizneseve ne Kosove u eshte  vene dhe u eshte marre shuma-gjobe nga 50 mije marka per krye biznesi. Edhe nderkombetaret hetuan dhe ligjerisht urdheruan nderprerjen e gjobave, por hierarket majtiste e vazhduan lirshem. Cdo kundershti "shperblehej" me hedhje ne ere te objekt-lokaleve dhe kercenim eleminimi fizik. Ky ishte nje terrorizem i paster. Natyrisht, edhe nje turp i madh per UNMIK-un.

Nje biznesmen i fuqishem nga Peja detyrohej te paguante nga 40 mije marka ne muaj shefave gjobavenes. Vetem me nje rast nuk arriti te shlyeje "obligimin" me kohe, nje lokali te tij te  shumices i doli  tymi. Te gjitha vjeljet e gjobave, grabitjet, rrahjet dhe vrasjet realizoheshin nga struktura te organizuara, te cilat me vone do te ishinn pjese aktive ne TMK-e dhe Policine  e Kosoves.

Gjobat e vjelura nuk jane perdorur kurre per luften dhe  as per buxhetin e Kosoves. Ato kane perfunduar ne xhepat e kuadrit te  se majtes dhe deshmi vetefolese jane pasurite prrallore te tyre te sotme te vena ne nje kohe rekorde.
 Krimri i organizuar politik ne Kosove eshte veper ekskluzive e segmentit te majte stainist te Kosoves. Dhe, ketu kane pjesen e tyre edhe disa pjestare markante te TMK-se dhe te Policise te Kosoves.

Te gjitha keto krime te renda, krime te shekullit, jane bere ne syte e UNMIK-ut, pa u penguar dhe pa u penalizuar. Disa arrestime me dyshimin e bazuar te krimineleve te bera dhe "lirimet per mungese faktesh" , e penalizojne rende edhe vete UNMIK-un si stimulues te krimit te  organizuar anekand Kosoves.

Me krime neper kembe nuk ka ecje perpara te Kosoves tone. Asnje nostalgji nuk duhet te kemi per TMK-ne, fort te inkriminuar, gjate dhe pas luftes, gjithmone ne raport me shqipetaret (askurre me pushtuesit). Pa mohuar faktin se pjese e TMK-se kane qene edhe shume djeme e vajza mjaft te perkushtuar dhe te pa njolle, megjithate pa spastrimin e mirefillte te saj, nuk mund ta justifikoje e as ta meritoje emertesen zemadhe.

"Ikjet" dhe "vjedhjet" ne vijimesi jane veper e asaj garniture policore,skajshem te inkriminuar me heret, te cilet qellimshem i punesoi dhe i lartesoi ne Policine e Kosoves hierarkia komuniste-staliniste e Kosoves. Pa fshesen e hekurte spastruese te elementeve kriminale nga Policia e Kosoves si dhe shume dikastere tjera vitale, gjithehere shoqeria jone, shteti i brishte i Kosoves do te ballafaqohet me vepra kriminale te shemtuara. Krimin nuk mund ta luftojne te inkriminuarit, te cilet i kane inspiruar,udhezuar e urdheruar militantet partiake per kryerjen e nje sere veprash kriminale ne dem te njerezve qe mendonin ndryshe nga ata.Njerezit e krimit nuk jane vetem ne polici. Ata kane zene vende kyce ne dikasteret e larta te shtetit dhe te pushtetit. Dia syresh jane akuzuar per krime dhe jane liruar nga UNMIK-u qellimshem per ta diskredituar dhe per ta kompromentuar shtetin e Kosoves.Rrjedhimish sot kemi nje shoqeri te inkriminuar rende dhe populli i Kosoves bashkejeton me krimin dhe kriminelet, te cilet jo vetem qe nuk i japin llogari drejtesise per krimet e bera, perkundrazi i kane duarte e lira per te vazhduar me krime te reja. Me kot lakohet edhe emri i ministrit aktual te brendshem, per te cilin ka fjale miradije, sepse ai as nuk e ka emeruar kuadrin plicor dhe as nuk mund ta spastroje ate.

E majta ekstreme e Kosoves kundershton hapjen e dosjeve, ashtu sic bene simotra e saj ne Tirane. Qe te dyja jane bashkepunetore te ish - regjimeve komuniste. Por, "ikjet"  e perseritura, "vjedhjet"  edhe ne zyrat qendrore te policise si dhe krimet tjera ne vijimesi, e bejne te domosdoshme hapjen e dosjeve,madje jo vetem te atyre te ish - regjimit pushtues, qe, fundja, jane me shume te nje rendesie morale, por edhe te dekades te fundit (gjate dhe pas luftes), qe jane imperativ i kohes dhe jetike per krijimin e nje rendi dhe shoqerie te shendoshe e demokratike. Dikush mund  te pyes se kush i ka bere dosjet e krimeve ne Kosove pergjate dhjetevjecarit te fundit? Dhe, pergjigja eshte e sakte: populli i Kosoves. Jane keto banda qe filluan krimet, duke e keqperdorur uniformen e UCK-se dhe me pase u strehuan ne TMK-e dhe Policine e Kosoves. Vetem ne qarkun e Pejes dhe te Istogut,ne gjashte mujorin e pare te clirimit  te Kosoves nga forcat e NATO-s, keto banda kane rrahur 48 ushtare e oficere te Koshares! Rrahjet jane bere diten per diell, (nuk kane munguar as naten), qellimshem, jo vetem per hakmarrje pse ishin luftetare institucionale, pra, te dr.Rugoves, por edhe me kercenimin se  "sot po ju rrahim, neser do tŽju pergjakim (lexo: vrasim), nese nuk na bashkoheni neve." Dhe,vertet, e mbajten fjalen, duke vrare kuadro te devotshem te LDK-se, si dhe bashkepunetore te aferte te Presidentit Rugova. Dhe,ju - pushtetare te sotem, nese ndjeheni  te paster, i beni thirrje popullit ta vrase friken (ashtu sic eshte vrare frika ne Shqiperi) dhe do te pasojne deshmite sa origjinale, aq edhe rrenqethese per te bemat e bandave te kuqe staliniste te Kosoves.

Eshte per cdo keqardhje heshtja, tulatja e asaj avangardes studentore te viteve Ž60-a e Ž80-a, burgaxhinj politike, me ideale fisnike te lirise gjer ne sakrifice. Si valle, heshtin para gjithe kesaj maskarade te monstrumeve te imponuar dhe te promovuar dhuneshem ne jeten politike te Kosoves?! Pse eshte mekur aq shume zeri i tyre, dikur bucites e shpresedhenes? Apo edhe ata jane akomoduar me poshteresite e cdoditeshme, duke u mashtruar me ndojne karrike qoshake te dhena nga baset e krimit, sa per tŽua mbyllur gojen! Nese shtiresi dhe kryersi i krimit jane te nje linje, mosdenoncimi dhe heshtja i bene njerezit pjese te krimit, sepse, rrjedhimisht, behen aprovues te krimit. Sa zhgenjyese, aq edhe tmerruese letargjia e heronjeve te dikurshem!

Cuditerisht, nje ndihme dhe mbrojtje direkte po i japin krimit dhe krimineleve ne Kosove mediat elektronike dhe ato te shkruara, te cilat cenzurojne rreptas gjithecka qe denoncon fajesine e krereve partiake e shteterore ne lidhjet e tyre me krimin e organizuar politik, ekonomik dhe ordinier.

Maj 2009
Gjermani



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora