E premte, 26.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Raimonda Moisiu: Portreti i një poeti

E diele, 03.05.2009, 03:42 PM


Raimonda Moisiu
Raimonda Moisiu
Portreti i një poeti

Rreth krijimtarisë poetike e në prozë , të poetit dhe prozatorit kosovar: Remzi Basha

Nga Raimonda MOISIU

Ka disa vite që më ka lindur një dëshirë e bukur shpirtërisht  -  të lexoj e vëzhgoj shpirtin poetik, deri në brëndësi të tij, nëpërmjet vargjeve që  njerëzit  e  letrave, na sjellin; vecanërisht të  poetëve.

      Në vitet tridhjetë në Myzeqenë kënetore banonte një burrë i cili e nxirrte bukën e fëmijëve duke mbajtur në kurriz njerëz, të cilët i kalonte pa u lagur nga njëra anë e kënetës në anën tjetër. Ai nuk u kushtonte fare vëmëndje as fytyrave të atyre që mbartëte, as se kush e si ishin ata- që të gjithë paguanin sa qe pazari, -dhe kaq. Ama, ai kishte të  zhvilluar një shqisë tjetër – të dallonte njerëzit vetëm përmes kurrizit të tij. Një herë të bartëte dikënd- ai nuk e harronte më; nuk e harronte dot shpina e tij. Edhe sikur personi në fjalë të vinte kushedi sekur, të vinte me një maskë dhe pa folur, të hipte në kurrizin e tij, ai e dallonte menjëherë.

Ja, kështu kam nisur të dalloj edhe unë poetët, shpirtërat e tyre, nga ndricimi i vecantë  i shpërthimit të vargjeve . Intensiteti i këtij ndricimi, për mua, është fuqia poetike që ka në shpirtin e tij ky poet apo ajo poeteshë.

Remzi Basha
Remzi Basha
Poeti që na ka dhuruar tre libra me poezi dhe një me Tregime& Refleksione& Poezi, e ka  atë ndricim të mrekullueshëm poetik, sic duhet ta ketë patur në rininë e tij. Atëherë kur shkruante poezi në fletoret e shkollës, për vete, shokët, luftëtarët, Kosovën, Shqipërinë etnike.Apo edhe kur recitonte vargje të tij, në mbrëmjet letrare në shkollë. Atëherë kur u shpjegonte nxënësve të tij, historinë e popullit, plot vrull poetik.

Poetët edhe mund të mëkatojnë, por është e pamundur të gënjejnë – kjo është një aforizëm e njohur ballkanike, që i përshtatet qetësisht dhe natyrëshëm autorit të vargjeve që, ja, pas pak, do të nisni t’i lexoni; t’i lexoni pa u mërzitur për t’i kuptuar, pa u djersitur duke pyetur veten se,  ku do të dalë ky, por thjesht duke u kënaqur dhe duke rënë në mendime.Poetët dinë të  dashurojnë jetën!

Remzi Basha....!

Mbiemri i tij të shtije ca në mendime. Në të vërtetë poeti ka lindur në , Sllapuzhan,Suarekë, të Prizrenit, nga fisi i dëgjuar i Bashave, si intelektualë, patriotë, atdhetarë, atdhedashuria për Kosovën, Shqipërinë etnike, apo si i pëlqen poetit Basha ta thërrasë:DARDANI.. Një familje e përkushtuar për cështjen kombëtare.. 

Kjo dashuri mbarëkombëtare ndeshet në të gjithë krijimtarinë e  autorit,  në vëllimet me poezi, vëllime  që , për nga rrjedhëshmëria  e vargut, fuqia e figuracionit, kadenca, rimat e përzgjedhura, fjala e pasur shqipe etj, paraqet një arritje spektakolare në krahasim -nga njëri libër te tjetri..

Më duket se nuk kam gabuar në përcaktimin e fuqisë së ndjenjave poetike mbi bazën e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.

 Një poet duhet ta këtë se s’bën këtë shpërthim të jashtëzakonëshëm; një poet duhet të dashurojë jetën, njerëzit, atdheun, të bëjë të vetat vuajtjet e të tjerëve që të shkruajë poezi të vërtetë; që ajo të të mbërthejë dhe të të pushtojë.

 Njeriu mund të ketë dobësi në vargëzime, por shpirti njerëzor që gurgullon poetikisht duke rrezatuar ngado,  bën që, me punë,  dobësirat kapërcehen.

Halli është kur ngjet e kundërta.

Poeti Remzi Basha me punë të madhe dhe të kujdesëshme, ka arritur të kapërcejë me sukses vështirësitë teknike, duke na paraqitur vëllime,  të lakmueshëm për t'i lexuar një..dy…tre herë dhe për të buzëqeshur me vete apo për t’u përlotur.

Le të citojmë dicka ...

Një mërgimtar, ka mall të cmëndur për atdheun, vëndlindje, në katundin e tij, në konakun e tij dhe…Ja se cfar i ngjet; poeti  me një simbolikë të vecantë, i drejtohet vëndlindjes së tij, Shikoni vargjet, nga vëllimi me poezi e Refleksione, Tregime, me titull: "Toka amë":

"Vëndlindjes time"
Unë vij ngaherë pranë ty,
Si qëngji pas nënës së vet,
malli që më vlon në gji,
për ty vëndlindje më tret.
Të dua shumë Sllapuzhan,
Toka ime ku u rrita,
zemra del nga kraharori,
për te ty vjen cdo dita.

....apo në të njëjtën poezi ,poeti shpreh me një mjeshtëri poetike e ndjenjë dashurie, mendimi filozofik, momentin e takimit me Atdheun -ku me një vargëzim të jashtëzakonshëm e një figuracion të fortë letraro- artistik,  shprehet:

Mbushur me vreshta e stoli,
të ka bekuar Perëndia,
ku bleron dimër e verë,
si bletë të rrinë njerëzia.

Vëndlindja që më ke bekuar,
me besë, dije e burrëri,
ti me gjuhën e brezave.

-.-

 dhe me  sytë e historisë. Të këtilla poezi e kanë mbushur këtë vëllim i cili ka tematikë gjithfarëshe, sic është edhe jeta e gjallesës sonë njerëzore shumëplanëshe. Në vëllimin, (Di) Ademat" ka poezi që nga malli për atdheun, në vecanti për Kosovën:

-.-

Në malet e tua, ka lindur liria, Kosovë!
ashtu sic lindin lulet,
sic lindin agimet.
agimet e bardha,
agimet e pritjeve,
agimet tona,
këngët e dashurisë,
këngët e vetmisë,
krismat e lirisë,KOSOVË!
LIRIA IME!

deri te luftëtarët e rënë për lirinë e Kosovës; ku poeti, na i portretizon me heroin martir e kombëtar Adem Jasharin, Mitin e Luftës së Kosovës. Poetit  i dhëmb shpirti, jo vetëm për këtë bir të tokës amë, por edhe për të tërë dëshmorët e lirisë :

Lexoni vargjet e mëposhtëme, me një vargëzim figurativ, poeti i ka përmledhur në njëë fjalë, te poezia:

 "ADEMAT"

....edhe pak e do të vijë, liria,
si në përrallë,
si në këngë.

.......po, Ademin, Hamzën e kemi parë,
n'ujë të Valbonës duke u larë,
në ujë të bekuar të Valbonës,
po kanë zbritur nga krahët e Shqiponjës!

....prapë janë ngritur,
 lart në qiell, përmbi hënë
e përmbi diell....

Vëllimet  përmbajnë që  nga poezi të mirëfillta filozofike  si në vargjet e mëposhtëme..Shikoni vargjet, nga vëllimi me poezi, "(Ri),ngjallja e Atdheut:

-.-

.....po lëviz si lumi,
po ngritën valët,
po rritet shtati,
po i rritet shtati Atdheut,
si dikur në legjenda,
po e shoh me sy,
cfarë bukurie përrallore,
BIRI IM!

  -.-

nëse më zë harresa,
ndonjë ditë,
nën hijen tënde,
sic i zë fëmijët,
zgjohem shpejt,
e marr fuqi,si Ante,
të nisem unë:BIRI YT,
drejt kufijve të tu:ATDHE
 

e deri te lirikat e ëmbla dhe të drejtpërdrejta të dashurisëë:

Edhe dashuria,
shfaqet në formë zogu,
bie në kraharor,
si një degë lisi,
ikën prapë,
bashkë me gjethet,
pas vete,
lë një rrugë të zbrazët,
plot shi dashuria..

-.-

..si një këngë mallëngjyese,
shtrëngon,
kur kthen,
rrugës së lagur,
e të harruar, vetëm ajo,
jetës i jep kuptim,
vetëm ajo mallin shkrin....

Le të qëndrojmë edhe pak, në shoqërinë e drejtpërdrejtë të “magjisë së 36 shkronjave”, ja, të citojmë edhe ndonjë varg apo poezi tjetër :

As sonte s'ka gjumë,
një rreze hëne,
heq qerpikun tim,
kujtimi kthen larg.
në zhurmën e fëmijërisë,
e sërish vjen,
në shpirtin tim,
të lodhur vetmie. 
këtu ra nata
është e gjatë,
një shekull.

Ja dicka tjetër rreth bashkëshorteve, të mirat, fisniket që gjenerojnë brezat. poeti i thërret:"Nuset"

Nuset tona

-.-

Ato janë,
përherë nuse,
nuk plaken kurrë,
gjithmonë në pritje,
me pajën flamur,
të egra, të buta ziliqazre,
vetë Penelopa,
të ketë qënë shqiptare?

Poeti me një ndjenjë  dashamirësie ,figura artistike  të goditura , i thurr vargje cdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e tij, por edhe aty në Suedinë  skandinave Gjetja e tij është shumë e saktë:

Stacione, stacione,
vetëm stacione,
të gjitha rrugët të cojnë.
në botë.

-.-

Mos, o Zot,
të vdiset këtu!

A e pranon toka e ftohtë,
një trup të zjarrtë Kosove??!

Por,  autori Remzi Basha, përvec vëllimeve me poezi, na ka sjellë edhe vëllimin me prozë e refleksione nën titullin "Toka Amë"Ja një tregim.Do të  dua të ndahem nga ti, I dashur lexues, që të të lë paspak vetëm për vetëm me poetin  e prozatorin, Remzi Basha;

Te tregimi "Dita e Pavarësisë", autori, përshkruan artistikisht, ditën që Kosova e tij, Kosova jonë shpalli Pavarësinë.  Me mjeshtëri e stil të mrekullueshëm, autori, e simbolizon Shqipërinë etnike, -sofer bujare-ku janë bashkuar, Camëria, Labëria, e gjithë Shqipëria e Kosova, ja aty në zemër të Prishtinës, veshur me kostume popullore.Për ta portretizuar këtë më ndjeshëm e bukur, autori na dhuron në tregim vargjet:

"Erdha sot nga Camëria,
Kosovë të erdhi Pavarësia ,
Se këtë ditë shumë kemi pritur,
Moj Kosovë Ballëndritur.

Në refleksionin "Faleminderit ty Shqipëri dhe ty Berat, qyteti i mikpritjes", autori i bën  analogjinë vetes me   Prizrenin e tij dhe me Beratin historik e mijëravjecar.Lidh të tashmen me të kaluarën historike të dy qyteteve, me brengën e tij se një ditë do të kthehet në Kosovë, e do të shpallim Pavarësinë. .Shikoni sa dhimbshëm e ndjeshëm, me c'mjeshtëri filozofike shpërthen  autori Basha:

"Zemra e Kosovës ishte vendosur në Berat.Në njoftimet e gjalla të viteve, kisha shumë nevojë për të mësuar për këtë qytet, i cili me dashuri hapi portat e mirësisë shekullore.Ato porta në shekuj kanë qënë portat e lidhjes me perëndimin.

Ku na duket balta,
më e ëmbël se mjalta,
Në Shqipëri!"

Ky refleksion i takon vitit '99 kur makina vrasëse millosheviciane po masakronte popullin e Kosovës.

Autori shpreh mirënjohjen, dashurinë,  për mikpritjen e qytetarëve të Beratit:

"Mjaltë buroftë toka jote Berat, qyteti i mrekullive, dhe i bukurive!


Malholm, Suedi  

Ja këtu banon poeti  e prozatori Remzi Basha, që është bërë gjysh, i dashur e i dhëmbshur.Që së shpejti do të bëhet përsëri gjysh, nga djali. Por, oh…Ai thotë se, kur ta lënë forcat, do të shkojë e vijë,nga   Sllapuzhani në Suedi. Herë të shkojë në Prizren, e herë – herë të vijë këtu – “te fëmijët”, në “eldoradon skandinave",  atje ku respektohen dhe kanë të drejta të barabarta si qytetarë të lirë në një demokraci të mirëfilltë e botë të lirë. 

Vështirë fëmijët e tij, fëmijët tanë, ta duan Shqipërinë , sic e do Remzi Basha, ky intelektual, aktivist i shquar i cështjes kombëtare , sic e dua unë, sic e duam ne të gjithë që kemi qarë e kemi hedhur shtat në atë tokë që quhet Shqipëri, DARDANI! për të cilën, oh…. si shprehet Basha, në vargjet e mëposhtëme ;

-Kur lindëm ne Dardanët,
me cipë flamuri mbështjellë,
E toka një nënë që na priti,
për ty jetojmëdhe vdesim,
Tokë me emrin Kosovë!

-,-

Le të shërbejnë librat e botuar, të poetit, prozatorit dhe intelektualit të shquar të cështjes kombëtare, Remzi Bashës,  edhe për fmijët tanë; sidomos  për fëmiëjt tanë,për ardhmërinë tonë.

Ta duan fëmijët tanë atdheun e babait dhe nënës, të gjyshërve e të parëve shekullorë përtej oqeanit  sa më shumë.

Do të vijë një ditë dhe stërnipërit tanë do të thonë – si  do të thonë, fjala vjen, edhe …mmmm…mbase edhe për Remziun:

“ Kam patur një stërgjysh që ishte gati të bënte cfardo sacrifice për një vënd të vogël që është në Europë, në një gadishull të saj që quhet Ballkan, por gjysh Remziu e thërriste DARDANI!”   

“Në cfar gjuhe fliste stërgjyshi yt?”

“ Ai….Ja se cfar gjuhe fliste….Lexoni këto thesare, është pasuria që na la trashëgim,-librat e tij-na lë trashëgim ,-vlerat kombëtare dhe identitetin kombëtar ..Por edhe zërin e tij, e kam të incizuar këtu…Është testamenti më i bukur që na la për të gjithë brezat.Unë kam të incizuar , biles, edhe fjalën e fundit që tha  ai para se t’i pushonte rrahja e zemrës”

“ Vërtetë?”
“Ëhë!...KOSOVË!”


Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Prill 2009



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora