E hene, 03.10.2022, 06:42 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Morrua do votoje 11 here

E merkure, 15.04.2009, 06:12 PM


Morrua do votoje 11 here

Nga Edison Ypi

E mira per morron do ishte qe ne Shqiperi te votoje vetem ai dhe asnje tjeter. Pra qe morrua te votoje mbi dy milione here. Por kjo s'eshte e mundur per dy milione arsye. Megjithate morrua s'ka pse te merzitet. Sepse, vertet s'eshte e mundur kjo, por eshte e mundur tjetra, qe morrua te votoje 11 here per vetem 1 arsye.

Nuk eshte aq e veshtire sa duket ne veshtrim te pare. Per me teper qe keto 11 here do ishin shpetimtare per vet' morron dhe gjithe te tjeret.

Ja se si do ia arrije morrua kesaj;

Per kete morrua do marri masa paraprake. E para mase paraprake do jete qe emrin ta kete te regjistruar ne po aq qendra, pra 11. Kaq gje nuk e ka te veshtire morrua me gjithate nam, me gjith'ato kopje qe shet TemA, me ter' ata miq hajdutlleku, dallaveresh e allishverishesh lart e posht'.

Masa e dyte paraprake qe do marri morrua gjate atyre votimeve eshte qe ne votime do veje, si i ka hije, me flamur. Per ta realizuar kete, qe votimet te mos i shkojne ters, ne formen e nje hajmalie, morrua do mbaje ne goje, pa e hequr nga goja per asnje cast, bishtin prej mishi te flamurit te oborrit te Partise Demokratike. Nuk do ta kete veshtire morrua t'ia marre dhe t'ia mbaje ne goje bishtin prej mishi flamurit te oborrit. Sepse ate bisht dhe ate mish, vet' flamuri i oborrit do t'ia ofroje morros ku te doje, vecanerisht ne goje me shume kenaqesi.

Se pari morrua do veje te votoje ne nje qender votimi diku ne nje guxhuverre andej nga Jugu. Atje, me ndihmen e pa kursyer te morros, gjithmone permes temes dhe faktorit, do kandidoje njeri tek i cili morrua ka besim te pa tundur se permes tij do tundi themelet e shtetit, bankat. Gjate procedures se votimit morrua do ofroje t'i lyejne me te pa rendesishmin gisht, ate te voglin e dores se majte.

Pastaj do kthehet ne shtepi morrua. Aty, nje te rrembyer nje sepate te mprehte me bisht te shkurter te cilen e mban fshehur ne nje sirtar dhe e merr sa here i duhet per tu mbrojtur nga hijet qe i dalin kur i prishet gjumi i nates dhe ngrihet si somnambul. Bamp gishtit mbi derrase, fiu gishti mbi tavan, vu gjaku, pak fasho, nje ta lidhur doren ku ishte gishti, dhe vrap morrua ne qendren e dyte votimit.

Te qendra e dyte, qe edhe ajo eshte larg diku ne nje rreth, por qe morrua nuk e ka aspak problem te veje me makinen e re qe ka blere me pare te vjedhura pas asaj qe hodhi vet' ne ere, morrua do votoje per nje tjeter merhum qe edhe ate se nga e ka gjetur me kujdes me anen e kombinimeve tematike. Ky do jete nje pirofob. Pra nje nga ata te semuret te cilet per shkak te difekteve genetike te lindura urrejne zjarrin, dhe rrjedhimisht edhe karburantet, dhe bashke me karburantet, natyrisht edhe bizneset qe lidhen me to. Aty morrua do lyej me boje gishtin e vogel te dores se djathte. kete gisht, si dhe te parin, morrua do iki ta prese ne shtepi me ane te asaj sepates shpetimtare dy perdorimshe, nokturne per endrra te frikshme, odierne per gishta votash.

Ne qendren e trete te votimit morrua do veje per nje ceshtje publike nga me madhoret per te cilen syri i majte i loton, i qan, dhe kokerdhoku i djathte i eshte fryre; Televizionet. Kandidati i kesaj qendre, per arsye qe vetem morrua dhe ai i dine, i ka dhene fjalen morros se do beje cmos qe ne legjislaturen e ardhshme shumica e televizioneve te mbyllen. Te mbeten vetem dy. Ne mos, a ne pamundesi, te mos mbyllet asnje, por te gjitha te detyrohen te transmetojne me vetem dy ngjyra, bardh e zi. Gjate ketij votimi do lemeriten komisioneret me dy gishtat me fasho te morros. Por situaten do ta shpetoje nje komisioner dobic qe do thote; Hajt mo, lereni, morro eshte ky. S'do merremi me morron sa here morrua lidh e zgjidh qafen e gishtat. Lyejani shpejt gishtin katranit, ate te mesit te dores se majte. Nje te mbaruar pune ketu, morrua prape vrap ne shtepi, prape sepate, trung, gisht ne tavan, gjak, fasho, dhe ja ku, edhe pse ne stil vetegjymtues, problemi u zgjidh.

Heren e katert, me tre gishta te munguar, morrua do votoje ne Tirane. Aty do jete kandidat per deputet nje shum' i zi. I zi po, por jo aq sa morrua, se me te zi se morrua s'ka. Ky do jete nje sigurimist i vjeter nga ata qe urrejne per vdekje perndjekjen dhe te perndjekurit. Natyrisht morros edhe aty do t'i duhet te sakrifikoje nje tjeter gisht, ate gisht qe te perndjekurit morros ia kane kallur me kohe; gishtin e mesit te dores se djathte. Gishtat e lidhur, apo cungjet, ketu e tutje nuk do bejne me asnje pershtypje. Sepse, nga qendra ne qender, nga qendra ne periferi, nga periferia ne periferi, fjala ka marre dhene.

Te pesten, te gjashten, te shtaten, te teten, dhe te nenten here morrua do votoje ne pese qendra te tjera votimi per te tjere katraner si vetja te cileve u ka marre premtime edhe me te katranosura qe i mban sekret dhe nuk i di askush. Dhe gishtat qe do sakrifikoje, pervec te madhit te njeres dore, per ta' do jene ata me pak te spikaturit, dy kendej e dy andej, respektivisht prane te voglit dhe te madhit te seciles dore. Gjate ketyre votimeve, kur t'i kene mbetur tre gishta, do t'i ngreje lart si serb. Kur t'i kene mbetur dy, do t'i ngreje edhe ato lart ne shenje perdellimi per kohet e harrueme prane Partise Demokratike.

Te dhjeten here do t'i kete mbetur vetem nje gisht. Aty do vi ne vete do kujtohet se pa gishta nuk do shkruaj dot. Dhe nga terbimi do dali nga fiqiri. Do iki diku do votoje kuturu per dike qe s'e njeh fare. Pas votimit te dhjete, ngaqe simitja do t'i kete humbur perfundimisht pa asnje shprese gjetjeje, do kthehet ne shtepi do prese edhe gishtin e fundit.

Kur morrua do kete mbetur pa asnje gisht dore dhe pa asnje fill mendimi, per nje cast do t'i kujtohen gishtat e kembes. Por ata morrua nuk do mundet as t'i lyeje as t'i prese se ata nuk i pranon asnje komision. Por morrua eshte i vendosur te votoje per te 11-en here. Si i behet qe morrua te votoje pa gishta, vetem me koke ?! Vrap morrua ku kandidat eshte Sali Berisha. Atje, ndoshta ne Kavaje, ne mungese te gishtit, kavajasit morros do t'i lyejne koken. I derrmuar kthehet morrua perseri ne shtepi. Aty, me sepaten e rrokur me cungje, morrua pret koken e vet.

Nderkohe, muzika, e cila gjate gjithe asaj dite me gishtra dhe gjakra degjohej ne sfond, do vije duke u sfumuar. Derisa do fiken edhe te fundit tinguj; zhurmat e dobeta te nje legeni qe do lajmerojne shpetimin e vet' meros nga morrua dhe bazja, dhe te gjithe te tjereve nga gelbaza turbekulare e medias.

edisonypi@gmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora