Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Mero ziu
E diele, 29.03.2009, 12:26 AM
MERO ZIU
Nga Edison Ypi
Shtatemije djallezira diversioniste ne shtateqind fjale !
Vetem mero ziu mund t'i vjelle !
E beri dje permes nje shkarravitjeje gazetareske me rastin e zgjedhjes se Kryetarit te ri te Partise Demokratike ne Durres.
Qe per Durresin ku ka kandiduar dhe ka humbur, apo, si thone gojet e liga, ka bere sikur ka humbur, sepse votat i shiti, meros syri i qan.
Qe ka interesa ne Golem ku ka ndertuar vila.
Qe Sheshit te trageteve disa hera ka provuar t'ia nguli kthetrat por s'ka mundur.
Keto dihen.
Por jo kaq trashe o mero zi, se shqiptaret s'jane as aq qorra as aq budallenj sa kujton ti.
Ja cfar' ben mero ziu;
Mbledh endrrat e turbullta te neteve te shqetesuara nga komplekset e jetes se manget. I rendit si ia do interesi prej hajduti. I projekton ato endrra mbi nje pasqyre. Pasqyres i bie e thyen ne nje mije copa. Copat i mbledh i vendos dosido perseri mbi pasqyre. Dhe pamjen e paraqet per te vertete!
Nguti i pa permbajtur, zelli djallezor, inxhinieringu pervers i mero ziut ne lodhjet donkishoteske per ta varrosur te verteten duke e gjymtuar pa pushim ate permes gjithfare akrobacirash skizofrenike, duhet njohur. Perndryshe behesh si merua, i zi.
Sigurisht qe s'eshte korrekte te shqyrtosh fragmente te nje shkrimi. Por deti i genjeshtrave manipuluese te mero ziut gjithsesi duhet zvogeluar, hovit pervers te mero ziut duhet gjetur nje menyre per t'i thene - ndal !
Ja c'thote mero ziu ne shkrimin e djeshem;
"Kryetari i ri mundi deputetin Genc Juka qe eshte njekohesisht dhe nje kontribuues i vjeter ne PD".
Fjalia e mesiperme qe ben fjale per dy garues, prej te cileve natyrisht nuk do fitonin te dy por vetem njeri, per me teper qe kjo fjali nuk ka brenda saj asnje shenje apo simbol qe te te beje te mendosh sado pak ndryshe nga sa ajo fjali shpreh, ka formen e nje pohimi te pa dyshimte. Po, por kjo eshte per tekst normal shkruar nga njerez normale. Per anormale si mero ziu eshte ndryshe. Sepse ja si thote, ja si nis e hedh ne ere seriozitetin e formes dhe vertetesine e brendise pak me poshte e ne vazhdim;
"Nuk dua te komentoj cilesite politike te kryetarit te ri te PD-se, pasi shpresoj ta dije perse e kane zgjedhur".
Sa i zi !
Edhe pse prej vitesh s'ben asgje tjeter vecse komenton e pergojon, thote "Nuk dua te komentoj" ! Por mero ziut kjo nuk i mjafton. Per mero ziun kjo eshte pak. Prandaj mero ziu futet me thelle ne zezone, shkon edhe me larg ne ligesi. Dhe kete e ben duke paragjykuar paturpesisht permes fjales "shpresoj" aftesine kuptuese apo perceptuese te nje njeriu te zgjedhur te cilin e njeh pak ose aspak.
"Pa dashur te hyj ne telashet organizative dhe elektorale qe do te hyje nje njeri nga biznesi privat ne krye te nje dege te madhe..."
Sa mburret dhe sa genjen mero ziu! Di te thote njeri kush e fton sot mero ziun te hyje ne telashet partiake te Partise Demokratike ?! Ku eshte cudia qe dikush te vije ne ate parti nga biznesi privat ne cfaredolloj dege te madhe apo te vogel qofte ?!
"Pa portret, pa emer".
Kete, terthorazi si e ka zakon, mero ziu e thote pikerisht per Kryetarin e ri te Partise Demokratike ne Durres, ate per te cilin, si e thame ne krye, ne menyre te padyshimte, beri ate pohimin e persosur krejt te kundert!
"Berisha deinkurajon keshtu nje brez te tere te rinjsh qe tentuan t'i bashkengjiten PD-se gjate ketyre viteve...".
O mero ziu, c'te beje Berisha me brezin e te rinjve durrsake qe tentojne t'i bashkengjiten Partise Demokratike?! T'i beje te gjithe kryetare?!
"Shkaterrimi i kritereve per karriere brenda PD-se ne te vertete ka qene nje ves i vjeter i kesaj partie por qe here pas here kombinohej me skema..."
O mero zi, Bere ti sa ishe afer Partise Demokratike ndonje rezistence per te mos u deformuar ato kritere ?! Dhe, a s'me thua, se jam kurioz ta di, kur ndodhi or' aman, qe ato kritere nisen te deformohen ?! Dhe' ti, ti kuturisesi i madh, ti i gjithgjinduri dhe i gjithditshmi i veseve, e le pa lene edhe ti vet' ndonje kontribut tendin ne ndonje ves a ne ndonje kombinim skeme ?!
"Berisha duket qarte se eshte i gatshem t'i kenaqe me poste te tjera ata qe kane ambicie politike, por jo t'i lere te enderrojne per karriere ne PD".
Ou ! Kaq perbindesh qenka ky Berisha sa edhe endrrat kontrolloka ?! O mero ziu, mos i vesh Berishes ato qe te thone deliret e tua.
"Ne ate parti po konsolidohet perfundimisht parimi qe askush nuk ka te drejte te behet popullor pa leje".
Edhe sot kur ka me qindra gazeta, radiora, revista, forume, OJF-ra, edhe sot u kontrolloka e drejta per tu bere popullor ?! Genjeshter me peseqind bishta !
"Aldo Bumci, nje figure groteske...nje person i panjohur per degen e Tiranes".
Sa i zi je o mero zi ! Je i panjohur ti o i zi, qenka i panjohur edhe Aldo Bumci !
"Ata jane thjesht ekipi i nepunesve qe do ekzekutojne projektin e Berishes...".
Po pse, c'pret ti o mero zi, qe ata edhe te jene ekip i Partise Demokratike edhe te bejne si ben ti te ekzekutojne projektin e tjeterkujt, apo te zbatojne projektin tend per te vjedhur lart-e-posht ?!
O mero ziu qe di vetem te zvarritesh si miu; Mos u krruaj me zoterinjte;
Genc Juka, ai gjigandi qe me heq mallin e Jash Gavronskit, nga ty ka neveri, me ty s'fshin bathen, se batha i behet pis po ta fshije me ty. E di sa e bezdis Gencin ti o mero ziu ?! Sa nje plesht mbi nje triko te trashe prej leshi ! Aq !
I urti Aldo Bumci nuk i perket botes tende krimberore o mero ziu. Aldo Bumci eshte banor i nje bote krejt tjeter qe ti s'ke asnje haber ku bie, kaq dhembin ta besh. I nje bote te larte, fisnike, plot' tradite, plot' drite hyjnore. Ti o mero ziu, Boten e Aldo Bumcit dhe te te tjereve Fisnike, nuk mund t'i marresh dot me mend edhe nje mije jete te jetosh.
Gazmend Oketa dhe ti o mero ziu jeni teper larg ndaj njeri-tjetrit. Duhet ta lash gojen me acid klorhidrik kur te flasesh per Gazmend Oketen o mero ziu. Gazmend Oketa eshte aq lart dhe aq i ndritur, dhe ti je aq poshte dhe aq i felliqur, sa mua, zor me vjen, dhe turp kam, por s'kam c'bej qe ketu per krahasim mes jush flas.
Igli Cara! Per Iglin, ti o mero zi, ke po aq rendesi sa ka nje mize e piset qe vertitet mbi nje tas bosh ku sapo ka mbaruar supa.
Pra dije! Ata te kater ata jane zoterinj te medhenj, te larte, qe mezi i kemi. Qe duan-s'duan ca te zinj si ty, ne te tjeret do t'i nderojme ! Ata jane kalores Fisnike mbi kale me shale. Ti o mero ziu s'je vecse nje hyzmeqar i mjere qe merakosesh pse atyre u varen kembet. Si Ata Shqiperia ka pak. Si ty ka plot. Ata jane te nderuar, ti je i turperuar. Ata jane e do jene gjithmone "mbi", ti ke qene je e do jesh gjithmone 'nen". Ata jane te paret, ti je i fundit. Ata jane te fituar, ti je i humbur. Ata jane te vjeter, ti je "njeri i ri", rus, kinez, kubanez, vietnamez, i zi si dreq, si katran, qe asnje mjekim, asnje ilac, asnje doktor, s'te ben dot derman.