E shtune, 27.04.2024, 01:16 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Intervista e poetit të shquar Xhevahir Spahiu, një javë para se të sëmurej

E merkure, 08.04.2009, 07:14 PM


Qyprilinjtë, Berati, historia dhe Kryearkitekt Kasemi

Nga Albert Zholi
 
Përherë të parë në Berat (por dhe në vend) u zhvillua Simpoziumi “Qyprilinjtë” e organizuar nga Bashkia Berat dhe Shoqata “Mehmet Qypryliu”. Kishin ardhur nga Tirana dhe nga Fieri, profesorë historianë, atasheu kulturor i ambasadës Turke në Tiranë, (ku u mbajtën rreth 7 kumtesa) midis tyre dhe prof Dok, Kristaq Prifti,Petrika Thëngjilli, Ferit Duka, Shaban Sinani. Midis tyre fjalën e morën dhe shumë intelektualë beratas. Kjo tregoi se Berati ka mundëi intelektuale të zhvillojnë veprimtari të tilla, që ngjasojnë me ato të përmasave kombëtare Por sipas pjesmarrësve, kjo konferncë i përket në radhë të parë aftësive organzative dhe shumë njerëzore të kryetarit të Bashkisë z. Fadil Nasufi. Kryetari Nasufi ka bërë shumë takime dhe veprimtari të ndryshme që e kanë gjallëruar jetën artistiko-kulturore të këtij qyteti. Në këto 2-3 vjet, në Berat është zhvilluar Konferenca “Hebrejtë në Berat”, aktivitet i cili ka pasur jehonë të madhe. Aktivitet i një lloji të veçantë. Është zhvilluar një veprimtari për Muzakajt që kishin principatën më të fuqishme në historinë e kombit tonë, në vitet 1200 deri 1500, ku kjo kjo principatë e shtrinte gjeografinë e saj deri në Gos të Kavajës. Vlorë, Skrapasr, Elbasan, Myzeqe, Kostur, dhe përfundonte në Ohër, etj.. ..Pra në Berat me këto aktivitete po ndriçohen pjesë të veçanta të historisë shqiptare. Duke u pasuruar, rishikuar,interpretuar, ku çdo kohë sjell mençurinë e vet, nivelin e saj professional, bëhet ajo që historia të kthehet në një shkollë për të ardhmen, pra të njihet historia njëherë, pasatj të nisë interpretimi. Ndoshta kjo Bashki dhe kryetari i saj duhen marrë si shembull, pasi si asnjëherë po i jepet rëndëi histroisë, kulturës, të lëna në harresë nga politikanët, ministrat, të cilët kulturën e quajnë “vrimën e fundit të kavallit”. Në këto tema duket mençuria dhe vizioni i organizatorëve.
 
Dinastia e Qyprilinjve

Dihet se Qyprylinjtë kanë sunduar rreth 70 vjet në Turqi, bile në kohën më të ëvshtirë të Perandorisë së madhe, në çastet më kritike të Perandorisë së paanë osmane. Ata sunduan prej vitit 1656 e në vazhdim. Njeri më i madh se tjetri (në kuptim të rolit që kanë luajtur në drejtimin e shtetit osman) ata kanë lënë gjurmë të thella në qeverisje, në vite të ndryshme, ku historia ka nxjerrë dhe po nxjerr shumë të veçanta, Kryevezira ose Kryeministra, pra figura të tilla pas Sulltanit. Në shumë libra thuhet se kur kanë qenë këta Kryevezira (Kryeministra) ndoshta kanë qenë këta që kanë drejtuar, pra e bënin këta ligjin, jo sulltani

Prejardhja

Historia tregon se Qyprylinjtë janë nga Rostniku i Beratit dhe janë shquar për reforma të thella, në ushtri, ekonomi, në jetën shoqërore, në adminsitratë si organizatorë, pra janë quajtur si një dorë e fortë në drejtimin e shtetit (që i kanë dhënë një drejtim dhe një zgjim drejtimit të shtetit). Mehmet Qypirlliu ishte pa shkollë. Kishte qenë guzhinjer i Sulltanit. Pasatj kishte shkuar në Qypri. (Qypri do të thotë urë turqisht). Pra kjo ishte një qytezë. Pikërisht Mehmeti erdhi si Kryevezir në një moshë të pabesueshme, pra kur ai ishte 75 vjeç dhe Perandoria po pësonte tronditje në drejtim.
Historianët turq, shteti turk, historianët grekë, boshnjakët, e kanë theksuar këtë fakt se ata janë shqipatrë nga Berati.

Eduard Lir

Simpoziumi u zhvillua në sallën “Edurat Lir” të qytetit të Beratit. Por lind pyetja kush është Edurat Lir që ka marrë emrin dhe një sallë aktivitetesh në Berat? Eduart Lir ka bërë një prej pikturave më të mrekullueshme të malit të Tomorrit në vitin 1848, rreth 150 vjet më parë. Kohët e fundit ka dalë në treg në Tiranë dhe libri i tij (I përkthyer) “Shënime për Shqipërinë të një piktori peisazhist” I porsa botuar, i porsapërkthyer, duhet theksuar se kemi përkthyer shumë libra por një libër që flet për Shqipërinë me mbresa të jashtzakonshme ishte lënë në harresë. Ai këtë libër e kishte botuar fill mbasi ishte kthyer në vendlindje dhe ishte mrekulluar nga natyra shqipatre (si Bajroni) ku sidomos me malin e Tomorrit kishte ngelur i mahnitur. Kur vajti në Berat ai e vazhdoi udhëtimin edhe në Elbasan ku sipas librit numërohen rreth 100 skica dhe piktura kryesiht nga Berati dhe nga vende të tjera të viseve të Shqipërisë. Eduart Lir ishte dhe poet. Në çdo lëvizje në Shqipëri, por më vonë dhe në vende të tjera në krijitarinë e tij nuk i ndahet hija e Tomorrit. Nën atë hije mali ndodhin çudira. Sipas mitologjisë Baba Tomorri, është (apo quhet) babai i maleve . Asnjë mal tjetër në botë nuk quhet baba. Ka një arsye që thirret ashtu. Mitologjia përcakton se aty ishin perënditë. Zotat, ndaj dhe Eduardi e pikturoi disa herë dhe i thuri dhe poezi. Eduardi ishte fëmija i 21 i një familje angleze. Ai ishte një nga piktorët më të mëdhenj të kohës në Angli. Sipas shumë të dhënave ai i ka dhënë mësim dhe mbretëresshës Viktoria , rreth 12 leksione për pikturën. Vitet e fundit të jetës së tij ai jetoi në Itali. Varri i tij sot ndodhet në varrezat e Sanremos në Itali. 
 

Xhevahir Spahiu
Xhevahir Spahiu
Xhevahir Spahiu

Pse nuk zhvillohen shumë aktivitete të tilla sot?

Aktivitete të tilla janë me interes, pasi njihen figura të tilla si në plan kombëtar edhe ndërkombëtar. Në Shqipëri po punohet pak për monografitë. Monografitë bëjnë histroinë e vogël që po ti bashkosh bëjnë historinë e madhe. Në çdo vend të botës monografitë janë shumë të përhapura. Monografi studimore, për ngjarje të caktuara, për histori të caktuara si dhe për njerëz të caktuar. Nga të gjitha këto mund të bësh historinë qofshin të hidhura qofshin të gëzuara Berati ka bërë disa aktivitete të këtij lloji. Unë në këtë Simpozium pyeta por dhe u përgjigja vetë (qesh):

Ckanë bërë Qyprilinjtë për Shqipërinë?

Gajtë kohës së vitit 1699 e deri më tëhu është bërë një kryengritje e madhe shqiptare kundër turqve (Tomorica, Frashëri, Telpelena, Vlora) cili ishte qëndrimi i Qyprylinjve shqiptarë ndaj kryengritjes shqiptare?
Asgjë. Bile u munduan ta shtypnin.

Së dyti kush e dërgoi kronikanin e famshëm Evlia Çelebiun në Shqipëri në Berat?

Sigurisht Qyprilinjtë. Qyprilinjtë e dërguan të shkruanin për Beratin, malin e Tomorrit, për gurët e Kalasë së Beratit. Ai thoshte se gurët e kalasë janë të mëdhenj si elefantë.

Së treti, kush ia propozoi Sulltanit Mehmet Qyprylinë për Kryevezir?

Kryearkitekt Kasemi që është nga Tomorica.
Duhen ndriçuar shunë gjëra, të debatojmë për këto tema. Kultura nuk duhet lënë e fundit. Në fund të Simpoziumit u shtrua një drekë dhe u pi një verë Vezirësh.Madje Kryevezirësh sepse ata për të vilët u mblodhëm ishin Kryeministra.
 
Baba Tomorri
 
Tomorri i fëminisë time,
një luan i shtrirë,
asnjeherë se kuptova unë,
borë, apo re kish mbi shpinë ?
 
(Poezi shkruar 30 vjet më parë nga Xhevahir Spahiu)

 
 Propozimi i Kryearkitekt Kasemit

Ishte ai që propozoi Mehmet Qypriliun për Kryevezir (Kryeministër). Arkitekt Kasemi ishte 25 vjet Kryearkitekti i parë i Perandorisë Osmane. Ai i tha nënës së Sulltanit në një moment të vështirë të qeverisjes që të bënte Kryevezir Mehmetin (që atëhere ishte në moshën 75-vjeçare). Ishin momentet që perendoria po merrte fund, kishte korrupsion, vjedhje, ligji nuk po funksiononte. Duhej një dorë e fortë. Propozimin Kasemi nga Skrapari e bëri tek nëna e Sulltanit, pasi ajo kishte shumë besim tek ai. Duhej ndyshuar gjendja. Mehmeti ishte pa shkollë. Pra nga guzhinjer tashmë po propozohej si Kryevezir. Imar Kasemi ishte nga Tomorica dhe ka ndërtuar dhe xhaminë në Morosnik.sepse e dërgoi Mehmeti ta ndërtonte. Vetë Kasemi ka bërë disa ndërtime në Berat si çesma, urën në Skrapar etj…
 
Fuat Qypryliu

Ishte një ndër pinjollët e e Qyprylinjve në fund të shekullit të XX. Ishte Ministër I Jashtëm dhe Zv/Kryeministër I Turqisë. Ishte ai që kërkoi në mnëyrë zyrtare dhe këmbëngulëse futjen e Shqipërisë në OKB.
 
Sindroma shqiptare

Shqiptarët që kanë aftësi drejtuese, organizuese, talent, pse e kanë derdhur apo e vënë në zbatim jashtë atdheut, për të huajt, dhe si kanë shfrytëzuar këto aftësi për atdheun e tyre, për veten e tyre? Kjo pyetje nuk na ndahet si një çengel, si një thikë, Pyetja është e thjeshtë, por përgjigja ësthtë e vështirë…Ky është një fenomen shqiptar. Shumë shqiptarë në shekuj kanë shkuar jashtë dhe kanë treguar dhe tregojnë vlera dhe aftësi të shkëlqyera, këtu brenda në atdheun e tyre “hanë njeri-tjetrin”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora