E hene, 18.11.2019, 12:34 PM (GMT)

Komente

Xhevat Rexha: Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës parasheh edhe shuarjen e LDK-së?!

E hene, 02.02.2009, 06:42 PM


STATUTI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS PARASHEH EDHE    SHUARJEN E LDK-së?!,   -----       TË NDERUAR E. KRYEZIU ME - CO

Nga Xhevat Rexha

Shumica e neve  që u rritem para 40 -50 vitesh kemi dijeni se ka pasur shumë familje që kanë jetuar në bashkësi të mëdha familjare. Zakonisht ishin raste nëpër fshatra, dihet se në qytete nuk ishin mundësit e tilla, apo thënë më mirë i kishin disi kushtet më të mira edhe pse aty këtu jetohej më keq me qira se sa në familjet e mëdha fshatare. Pra ne e dimë se si ka funksionuar një shtëpi me një Zot shtëpie me autoritet, Zonja e shtëpisë gjithashtu me autoritet, meshkujt e shumtë të shtëpisë të vyer, të sjellshëm dhe të urtë në karshi me Zotin e shtëpisë dhe për hir të tij edhe me rrethin. Kishte edhe raste tjera kur nuk ishte kjo radhitje e mirë ishte e kundërta, por po e marr këtë se është më e dëshirueshme për këtë shkrim. Në këto shtëpi të mëdha ku kishte respekt dhe punë kishte edhe përparim, kishte shkollim dhe mirëqenie materiale. Kishte edhe shtëpi të mëdha ku pra ishte e kundërta, vidhej fshehtas, krijoheshin probleme dhe kishte prapambeturi në atë familje por edhe në rreth e më gjerë, po interesant nganjëherë mu ndarja e këtyre familjeve sillte risi për të mirë, sepse rrethina ishin mësuar të i njihnin gjithherë si ngucakeqa dhe problema e kur ktheheshin për të mirë harroheshin të këqijat.

Ndërsa te ato familjet e mira të dikurshme kur ndaheshin mes vetes shiheshin edhe ato cikërrimat e vogla të këqija nga rrethi sepse ishin mësuar vetëm me të mira dikur...

Ishte një shtëpi vërtet e madhe, dikur, kishte një Zot shtëpie të vyeshëm të mençur dhe trim, kishte meshkuj dhe gra të zot e të zoja shtëpie kishte vërtet gjithçka në këtë shtëpi se ishte mega e madhe. Kishte pra edhe ngucakeqa, kishte hajna, kishte rrenca kishte shpifës, kishte të sëmurë turlifare, kishte bashibuzuka e çka nuk kishte, mirëpo shumica absolute ishin vërtet njerëz me njerëzi. Një ditë, para se me i mbledh të gjitha bereqetet për të cilat kishin punuar i Zoti i shtëpisë me shumicën absolute të familjes tërë kohën, ndodhi një e papritur Zoti e mori nga jeta për në amshim të Madhin e shtëpisë, u ngrysë dhe u nxi qielli u lagën sytë me lot e u  ndalën zemrat për një moment të mbarë popullit, për lajmin e hidhur për humbjen e madhe dhe për padrejtësin e madhe që nganjëherë vjen edhe nga lartë, ah dhembje në popull ah.

Ishte një herë një LDK

Parazitët, zvarranikët dhe oreksistët fërkonin duart, ditën mbanin zi për humbjen e njeriut të Madh e natën tuboheshin si hienat dhe bënin plane kush ku do të vij, dhe kush ku do të hedhet sa më larg në baltë. Që të gjithë ishin ata që me vite e kishin rrethuar, e kishin përmendur nëpër vende të ndryshme,  ishin zvarritur se kush është më i afërt me të, ndërsa ai i kishte kuptuar s’ju kishte dhënë shumë hapësirë sepse diheshin lëvizjet e tyre natën. Dhe pa përfunduar mirë ajo njerëzorja, pra ceremonia, filloi ndarja e përgatitur, dhe erdhën në shprehje shpifsat, ngucakeqat, shantazhistët e istat tjerë, kërciti karrika dhe u nda tavolina pra Sofra.  Njëri që e lavdëron veten shumë mori një kulaç me veti, tjetri që se donë veten se  e di kush është mori tjetrin kulaç duke i frikësuar të tjerët që të vijnë me të se nuk do të marrin hise të garantuar që më herët nga aleatët e prapaskenës. U nda shpija dhe tani erdh në radhë kojshia, duke fërkuar duart komshiu tha se dita e ime erdhi,dhe tani lojën e dirigjoi unë se kush ku dhe kur luan.

Njëra shtëpi krijoi një ekzistencë dhe nuk dihet sa gjatë do ta mbaj zotshpillakun i pari i saj. Shtëpia tjetër mori më shumë dhe iu bë krah komshiut të cilin përpara se kishte mik të mirë, kjo shtëpi pranoi ta marr përsipër edhe shkatërrimin e fundit të njerëzve të vyer të familjes së madhe, sepse zgjodhi 5 zotashtëpie me një super zot shtëpie, i cili nuk rrinë në shtëpi, se rrinë me komshiun por pyetet për të gjitha e ata 5 që i ka përfundi nuk livritin fortë se mbesin pa ëmbëlsira.

Tani këta 5 plus 1 munden lirshëm me e përmbush detyrën e tyre” madhështore”, po ua qesë ndërmend;

“Neni 20 i statutit të LDKsë thotë; Kuvendin mund ta thërret 1/3 e delegatëve të LDKsë ose 1/3 e degëve të LDKsë.”

“Neni 23 thotë,

KP ( këshilli i përgjithshëm)- propozon kryetarin e grupit parlamentar

-Vendimin për shpallje të zgjedhjeve brenda LDKsë

-Shqyrton punën e Kryesisë  etj

-Mblidhet së paku një herë në dy vjet”

 

Kapitulli i VIII

Neni 52

 

“LDK mund të pushoi së ekzistuari po që se për këtë vendosin ¾ e të gjithë delegatëve në mbledhje të rregullt apo të jashtëzakonshme të Kuvendit të LDKsë.

Në rast të shuarjes nga alineja 1 e këtij  neni, apo në rast të shpërbërjes së LDKsë, së pari përmbushën të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve, kurse pjesa e mjeteve të mbetura, me vendim të posaçëm të organit që merr vendim mbi shpërndarjen e LDKsë, do të shpërndahen në organizata humanitare vendase”.

Të nderuar apo ju në krye të LDK-së, keni mundësi ta përmbushni me pietet këtë nen, pra nenin 52, sepse i keni përmbush të gjitha pikat e tjera për ta bërë edhe hapin e fundit në bazë të statutit të përdhunosur.

Mëkat

Me respekt

Xhevat Rexhaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT