E enjte, 21.11.2019, 04:02 AM (GMT)

Komente

Naser Aliu: Humanistischer Pressedienst, Diktati i shamisë arabo-saudite në Shqipëri

E shtune, 31.01.2009, 01:39 PM


Diktati i shamisë arabo-saudite në Shqipëri

Si shtet i parë në Evropë Shqipëria lejon fotografi në pasaporta dhe letërnjoftime me shaminë islamike në kokë (hixhab). Vendimi erdhi pas trusnisë nga Arbia Sudite dhe shteteve tjera islamike,që, ndihmojnë Shqipërinë në aspektin financiar. Burrat që mbulojnë bashkëshortet e tyre marrinë një „shpërblim për kokë“.

Shqipëria është shteti i parë në Evropë që lejon përdorimin e fotografive në pasaporta dhe letërnjoftime me shaminë islamike (hixhab), e cila mbulon edhe një pjesë të ballit dhe të faqeve.

Siç bën të ditur gazeta socialdemokrate  e opozitës “ Zëri i Popullit“ (Volksstimme) ministri krishter i Punëve të Brendshme Ferdinand Poni, u desh ta ndryshojë vendimin e tij të fillestar që ishte kundër, nga presioni i Arabisë Saudite dhe shteteve tjera islamike që ndihmojnë Shqipërinë materialisht.

Para luftës jashtëzakonisht agresive të ateizmit luftarak të epokës komuniste vendi kishte dy të treta e banorëve mysliman. Mirëpo, këta, kalimin e tyre në Islam gjatë sundimit turk nuk e kishin marrë kurrë seriozisht. Shamia dhe ferexheja ishin gati të panjohura.

Vetëm pas rënies së komunizmit u gjend Shqipëria në shënjestër të një ri-islamizimi radikal të importuar nga Arabia Saudite. Etërve dhe burrave që i mbulojnë tash gratë dhe bijat e tyre, u jepen  “shpërblim koke”.

Tani në çështjen e fotografive dhe diktatit të shamisë Shqipëria u detyrua t´i nënshtrohet botës islamike, edhe pse parimisht shteti shqiptar është akoma laik.

Nga gjermanishtja
Naser Aliu

Burimi:
Humanistischer Pressedienst



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT