Faleminderit
Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike
E merkure, 28.01.2009, 11:33 PM
Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike
Shaban Ramë Buca - Fotografuar më 1924
SHABAN RAMË BUCA
(1892- 1970)
Katërgjyshi i Shabanit ishte Haziri, vëlla me Ramë Bucën, nga fshati Bucë i Lebanës njeri me autoritet të madh dhe i njohur deri edhe në Leskoc. Për Ramë Bucën do t’i sjell disa të dhëna shumë interesante që janë marrë nga burime serbe. Konzuli austriak Johan Georg Hahn në Greqi më 1858 duke udhëtuar nga Beogradi për në Selanik ndalet edhe në Leskoc. Atij në veçanti i interesojnë vendbanimet shqiptare në perëndim të Leskocit dhe udhëtimi nëpër ato fshatra për në Prishtinë. Sipas Mita Rakiqit rruga këtej (pra për Prishtinë) ishte më e shkurtër, por për shkak të terrenit të keq dhe dhe të frigës nga shqiptarët e atjeshëm, njerëzit i binin rrugës nëpër Vrajë e Gjilan. Hahni nuk kërkonte rrugë të shkurtër as të gjatë , por qëllimi i tij ishte t’i vizitonte fshatrat shqiptare. Mydyri i Leskocit i propozon Ramadan Agën nga Buca, i njohur me emrin Ramë Buca. Kur ka ardhur Rama, Hahni në të paska parë një burrë 65 vjeç, stoik e të fortë. Pasi Rama e kupton pse ishte ftuar pranon, kurse Hahni thotë se unë dua të shkoj dhe mund të shkoj vetëm me te (me Ramën).
Për Ramën thuhej se ishte në gjendje që për 24 orë mund t’i sigurojë 100 pushkë dhe se ishte njeriu më i besueshëm i Ismajl Pashës. Hahni shkruan se në një bisedë në besë i kishte thënë Hanit që për rrugë nuk i duhen njerëzit e mydyrit, sepse i ka njerëzit e vet. Hahni shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve të asaj ane. Rama i merr në shtëpi të vet mydyrin dhe Hahnin, i cili çdo gjë e përcjell me vemendje. Hahni ndër të tjera shkruan se çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet, por në odë rrinë të gjithë burrat me mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai poashtu vëren se sa respekt i bënin gratë e shtëpisë Ramës. Hahni kalon edhe nëpër Kapit, ku i ipen dhuratë një palë rroba të veshës kombëtare. Vesha e Shabanit të bën të mendosh se është pasardhës i Ramë Bucës, ngase vesha kombëtare në fshatrat shqiptare të Medvegjës si e burrave ashtu edhe e grave është ruajtur shumë më mirë se në trevën e Gallapit. Shabani edhe sa kohë që jetojë në Gjilan ishte shembull, madje dallohej nga të gjithë veshën kombëtare. Ishte luftëtar, trim dhe pjesëmarrës në luftërat ballkanike si në Greqi, kurse në Bullgari ishte zënë rob dhe ishte dënuar me 20 vjet burg, por kishte arritur të ikte nga një burg i Sofjes dhe kthehet në Kosovë. Vetëm nga Kërçova e Maqedonisë e deri në shtëpi kishte bërë 15 ditë rrugë, duke kaluar ditën nëpër male fshehurazi dhe duke udhëtuar natën pa ngrën.
***
HYSEN SH. BUCA
(Shahiq, 1920)
Hysen Sh. Buca |
Sikur edhe shumë të përndjekur edhe bucët e vizitonin vendin e të parëve. Më 1930 Shabani e kishte vizituar Bucën-vendlindjen e të atit Ramës. Poashtu në 1988 Ramadan Zenel Buca, nip i Shabanit, punonte në Ndërmarrjen “Movava e Binçës” të Gjilanit si vozitës. Gjatë një udhëtimi zyrtar për Leskoc bashkë me drejtorin e ndërmarrjes Millorad Gjurishiq nga Pasjani dhe dhe dy serbë tjerë funksionar u kishte thënë se ka dëshirë të ndalet në Bucë për ta vizituar vendin e të parëve. Ata nisin të talleshin me te. Ramadani në bazë të asaj që i kishte shpjeguar axha Shabani dhe i ati Zeneli e dinte se ku kishte qenë shtëpia dhe prona e tyre. Kur arrijnë në Bucë i dërgon ata mu aty ku kishte qenë prona e të parëve në të cilën jetonte njëfarë Zdravko. Ramadani nis ta pyes atë për disa toponime, si? Ku ndo-dhet Mulliri i Aliut, Malet e Aliut e të tjera. Atëherë serbët mbtetën të habi-tur, duke i thënë se vërtet qenka ashtu. Gjenealogjia e familjes së Shaban Bucës. Myslimanizini i shqiptarëve me të madhe ka filluar kah fundi i she-kullit të XVII. I pari kësaj familje që kishte kaluar në fenë islame ishte Os-mani, i biri i Mëmës. Sipas gjeneratave kjo familje është trashguar: Osmani ishte i biri Memës, Zeneli i biri i Osmanit, Haziri i biri i Zenelit, Osmani i biri i Hazirit, Zeneli i biri i Osmanit, Rama i biri i Zenelit, Shabani i biri Ramës, Hyseni i biri Shabanit, Ismeti i biri Hysenit dhe gjenerata e fundit, Ardëshiri i biri i Ismetit. Vuajtjet e shqiptarëve janë të papërshkrueshme. Por, nuk munda mos t’i them dy a tri fjalë edhe për luftën dhe vuajtejet e dajëve të mi.
Nga e majta: Vesel Rexhepi-Ramjani, Shaban Ramë Buca e Halil Fejzullahu, Prishtinë 1961 |
Pjesë nga libri:
i autorit:
Xhafer Leci
”NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTAE”
Shaban Ramë Buca, paska qenë gjyshi, baba i nënës së autorit Xhafer Leci.
Duke lexuar këtë libër pata rastin të mësoj mjaft gjëra interesante, sidomos për Diasporen shqiptare.
E dua shumë veshen kombëtare shqiptare, prandaj, ndava këtë tekst-artikull.
Shqiptarët me shekuj kanë ditë ta ruajnë traditën dhe veshjen kombëtare.
Shabani paska qenë stërnip i Ramë Bucës.
Konzuli austriak Johan Georg von Hahn në Greqi më 1858,gjastë vizitës që i paska pas bërë popullatës shqiptare të anës së Leskocit, paska pasë shpreh dëshirë të takoi njeriun më të besueshëm të Ismajl Pashës, pra Ramë Bucën.
Qaush Krasniqi,
Gjermani