E enjte, 25.04.2024, 04:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Kujtim dashurie

E enjte, 24.08.2023, 06:59 PM


Kujtim dashurie

Nga Ilir Muharremi

I çmendur shumë përtej limiteve njerëzore. Me gotën e verës së bardhë, e mbusha edhe një gotë ujë. Jam shumë në hallë, i vetëm. E morra atë në telefon, atë bukuroshen që e vlerësoj shumë. I rashë numrit të saj, ma mbylli telefonin. Rashë i vetëm në shtrat, përnjehër telefoni. Ishte ajo, unë nuk mbaja inate.E hapja telefonin.  Është femër dhe grua e mrekullueshme, dashuri e e vërtetë. Por femrat janë të çuditshme, kurrë nuk i kuptoj se çfarë duan. Nga femrat mësova se nëse një femër të kundërvihet, atëherë çdo gjë ka marr fund, ke mbarruar mik. E kujtoj këtë e cila në fillim shkrihej për mua, bëhej edhe marrë, pastaj u befasova sikur diçka kishte shkrepur nga kaltërsia e qiellit  nuk funksiononte më asgjë, shtrati i lumit ishte shkatërruar, pa e kuptuar unë se çfarë. Nuk funksionuam dytë.

Femrat mund të shohin që je duke ngordhur në ndonjë kanal, nëse nuk të duan të pështyjnë në surrat. Kjo është grua e mrekullueshme, nuk e bën këtë. Erdhi te unë unë pinim në heshtje, edhe pse në ballkon dëgjoja një erë të lehtë. Qielli ishte i kaltër i pastër në muzgë, ca re avujsh kalonin për ta mbytur monotoninë, asaj i pëlqente. Vera e bardh e bënte të veten. Krijonte atmosferë poetike dhe njerëzore. Sodisnim çdo gjë kalimthi. Ishte mësuar nga unë ajo. Poetët këtë zanat  e kanë. Verën nuk e pinte, insistoja unë sepse disa gota mjaftojnë për t’i harruar gjërat. Ia mbusha gotën plotë. Filloji ti kalëronte këmbët. “Nuk e pijë të gjithë gotën”, më tha. E pija unë gotën, ajo fliste, hëna fillonte të na bënte me  mesy me qerpikun e saj. Errësirë.

Jeta jonë ishte një jetë. Jashtë ishte shumë bukur, hëna dhe yjet u bën bashkë. Nuk i shikoja shumë, përmbushte në fytyrën e saj rrumbullake dhe mollëza të fryra. Nuk di a ndjeja unë apo vet jeta që ma imponoi këtë bukuroshe. Shijet tona disi u përputhen, ndoshta e imponoja në vete këtë sepse që në fëmijëri isha tip kësisoji.

Ajo besonte në batuat e mija pa kripë. Lundronte në çdo thesk logjik që  e ndrroja si të doja unë, isha mjeshtër i fjalive. Prekja dorën e saj të të butë, e fuste nën krahun tim. E doja një femër që më rri mbrapa e të tjerët e shikojnë. Ndjehesha më i dobët por edhe krenar.  Ndjeja pushtet, fitore, stafetë. Doja më shumë të pija me të sepse seksi  ngadonjëherë të vjen në maje të hundës. Por vetë seksi është një lojë që duesh vet ta kurdisesh,e unë këtë natë nuk e kurdisa. Dashuria e tejkalon seksin sepse ka më shumë stres psikik.

U afrua më puthi. Puthja ka më shumë intimitet se seksi. U pajtova me këtë. Vazhdoja edhe unë ta puthja në detaje duke rrukullisur gjuhën pastaj ja kafshoja buzën e poshtme shumë. Ajo lëshonte ca ofshama. Ligji natyror për shumim, Pranohet kjo në çdo kohë të jetës sepse mbijetesa më e vleshme se dashuria në këtë botë të trazuar. Vetem putheshim, në mendje më kaplonte e tërë jeta ime. I mbyllja sytë. “Mos e mendo dikë tjetë rmë sy mbyllur”, më tha ajo. Kishte pak të drejtë. Dashuria përzihej me shumë dashuri. Sytë e mi çalonin në ritmin e njëjtë të trupit ndryshe.

I vetmuar me veten e tij, jam unë. I besoja asaj dhe verës së bardh. Rrezanote fuqi ishte pak rrapashyte. Ndjeja një forcë te ajo, energji, pak kush i beson. Femrat kanë magji të bëjnë për vete.  Ndjehesha i lumtur. Çdo pjesë të trupit e ndjeja dhe femrat tona janë me belë të hollë dhe vithëgjerë, syshkruar. E mbajnë veten. Bukuria e femrës është hyjnore, më përfekte se në antikën greke. Nuk e shova dritën sepse hëna depërtontë sipër faqeve të saja. Nuk depërtonte ndonjë dritë  e fortë e hënës ishte pak dritë mbi faqet e saja. Hëna dukej si fetë e argjentë. Yjet ishin të mëdhenjë dhe të shndërritshëm. Më jepnin shumë mendime. Ca yje ishin miliona vjet të vdekur e unë i shihja. Nuk e zgjata me yje, e tërhoqa nga vetja, e hapte gojën ishte shume e ëmbël, por era e verës se bardhë na pushtonte. E doja veç ta puthja sepse në puthje e njeh mirë femrën. “Duhet kohë”, më tha. Koha ishte pritja më  e madhe e intimitetit tonë që nuk ndodhi kurrë. U Kënaqem me puthje. Puthje, puthje...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora