| E enjte, 24.08.2023, 06:59 PM |
Kujtim
dashurie
Nga
Ilir Muharremi
I
çmendur shumë përtej limiteve njerëzore. Me gotën e verës së bardhë, e mbusha
edhe një gotë ujë. Jam shumë në hallë, i vetëm. E morra atë në telefon, atë
bukuroshen që e vlerësoj shumë. I rashë numrit të saj, ma mbylli telefonin.
Rashë i vetëm në shtrat, përnjehër telefoni. Ishte ajo, unë nuk mbaja inate.E
hapja telefonin. Është femër dhe grua e
mrekullueshme, dashuri e e vërtetë. Por femrat janë të çuditshme, kurrë nuk i
kuptoj se çfarë duan. Nga femrat mësova se nëse një femër të kundërvihet,
atëherë çdo gjë ka marr fund, ke mbarruar mik. E kujtoj këtë e cila në fillim
shkrihej për mua, bëhej edhe marrë, pastaj u befasova sikur diçka kishte
shkrepur nga kaltërsia e qiellit nuk
funksiononte më asgjë, shtrati i lumit ishte shkatërruar, pa e kuptuar unë se
çfarë. Nuk funksionuam dytë.
Femrat
mund të shohin që je duke ngordhur në ndonjë kanal, nëse nuk të duan të
pështyjnë në surrat. Kjo është grua e mrekullueshme, nuk e bën këtë. Erdhi te
unë unë pinim në heshtje, edhe pse në ballkon dëgjoja një erë të lehtë. Qielli
ishte i kaltër i pastër në muzgë, ca re avujsh kalonin për ta mbytur
monotoninë, asaj i pëlqente. Vera e bardh e bënte të veten. Krijonte atmosferë
poetike dhe njerëzore. Sodisnim çdo gjë kalimthi. Ishte mësuar nga unë ajo.
Poetët këtë zanat e kanë. Verën nuk e
pinte, insistoja unë sepse disa gota mjaftojnë për t’i harruar gjërat. Ia
mbusha gotën plotë. Filloji ti kalëronte këmbët. “Nuk e pijë të gjithë gotën”,
më tha. E pija unë gotën, ajo fliste, hëna fillonte të na bënte me mesy me qerpikun e saj. Errësirë.
Jeta
jonë ishte një jetë. Jashtë ishte shumë bukur, hëna dhe yjet u bën bashkë. Nuk
i shikoja shumë, përmbushte në fytyrën e saj rrumbullake dhe mollëza të fryra.
Nuk di a ndjeja unë apo vet jeta që ma imponoi këtë bukuroshe. Shijet tona disi
u përputhen, ndoshta e imponoja në vete këtë sepse që në fëmijëri isha tip
kësisoji.
Ajo
besonte në batuat e mija pa kripë. Lundronte në çdo thesk logjik që e ndrroja si të doja unë, isha mjeshtër i
fjalive. Prekja dorën e saj të të butë, e fuste nën krahun tim. E doja një
femër që më rri mbrapa e të tjerët e shikojnë. Ndjehesha më i dobët por edhe
krenar. Ndjeja pushtet, fitore, stafetë.
Doja më shumë të pija me të sepse seksi
ngadonjëherë të vjen në maje të hundës. Por vetë seksi është një lojë që
duesh vet ta kurdisesh,e unë këtë natë nuk e kurdisa. Dashuria e tejkalon
seksin sepse ka më shumë stres psikik.
U
afrua më puthi. Puthja ka më shumë intimitet se seksi. U pajtova me këtë.
Vazhdoja edhe unë ta puthja në detaje duke rrukullisur gjuhën pastaj ja
kafshoja buzën e poshtme shumë. Ajo lëshonte ca ofshama. Ligji natyror për
shumim, Pranohet kjo në çdo kohë të jetës sepse mbijetesa më e vleshme se
dashuria në këtë botë të trazuar. Vetem putheshim, në mendje më kaplonte e tërë
jeta ime. I mbyllja sytë. “Mos e mendo dikë tjetë rmë sy mbyllur”, më tha ajo.
Kishte pak të drejtë. Dashuria përzihej me shumë dashuri. Sytë e mi çalonin në
ritmin e njëjtë të trupit ndryshe.
I
vetmuar me veten e tij, jam unë. I besoja asaj dhe verës së bardh. Rrezanote
fuqi ishte pak rrapashyte. Ndjeja një forcë te ajo, energji, pak kush i beson.
Femrat kanë magji të bëjnë për vete.
Ndjehesha i lumtur. Çdo pjesë të trupit e ndjeja dhe femrat tona janë me
belë të hollë dhe vithëgjerë, syshkruar. E mbajnë veten. Bukuria e femrës është
hyjnore, më përfekte se në antikën greke. Nuk e shova dritën sepse hëna
depërtontë sipër faqeve të saja. Nuk depërtonte ndonjë dritë e fortë e hënës ishte pak dritë mbi faqet e
saja. Hëna dukej si fetë e argjentë. Yjet ishin të mëdhenjë dhe të
shndërritshëm. Më jepnin shumë mendime. Ca yje ishin miliona vjet të vdekur e
unë i shihja. Nuk e zgjata me yje, e tërhoqa nga vetja, e hapte gojën ishte
shume e ëmbël, por era e verës se bardhë na pushtonte. E doja veç ta puthja
sepse në puthje e njeh mirë femrën. “Duhet kohë”, më tha. Koha ishte pritja
më e madhe e intimitetit tonë që nuk ndodhi
kurrë. U Kënaqem me puthje. Puthje, puthje...