E premte, 19.04.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmet Kraja: Për Esad Mekulin

E hene, 07.08.2023, 06:32 PM


Për Esad Mekulin

(Esad Mekuli mbeti ai idealisti i vjetër, i cili i fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me idealizmin e vet)

Nga Mehmet Kraja

...Në kujtim të Esad Mekulit, dua të sjell në vëmendje revistën “Jeta e re”, të cilën ai e ideoi, e themeloi dhe e drejtoi për afro 25 vjet. Esad Mekuli e bëri “Jetën e re” abetare për emancipim themelor, por edhe hapësirë për kultivimin e shijes letrare. Botoi traditën letrare, botoi shkrimtarë të Rilindjes, botoi edhe avangardën dhe modernitetin. Botoi shkrimet letrare të nacionalistëve, por edhe të lojalistëve ordinerë; botoi letërsi të realizmit socialist, të shkrimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, por botoi edhe tregimin modernist, anti-dramën dhe anti-romanin, dhe poezinë formaliste, madje edhe ekstremin e saj, poezinë “konkrete” dhe dadaiste. E bëri “Jetën e re” revistë letrare që mbështeti secilin krijues të hapësirës shqiptare në ish-Jugosllavi. Na mbështeti të gjithëve pa përjashtim, veçmas shkrimtarët e rinj... Revistën që ishte bërë simbol i letërsisë në Kosovë, nga mesi viteve ’70 e mori në dorë brezi i dytë i shkrimtarëve, por nuk arriti të bënte asgjë, përveçse ta bënte të parëndësishme, duke e zhvendosur qendrën e monopolit letrar në Kosovë nga “Jeta e re” te Redaksia e botimeve të “Rilindjes”.

Ndërsa Esad Mekuli, edhe pas “Jetës së re”, mbeti ai idealisti i vjetër, i cili i fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me idealizmin e vet.

https://www.facebook.com/mehmet.kraja



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora