| E hene, 07.08.2023, 06:32 PM |
Për Esad Mekulin
(Esad Mekuli mbeti ai idealisti i vjetër, i
cili i fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me
idealizmin e vet)
Nga
Mehmet Kraja
...Në
kujtim të Esad Mekulit, dua të sjell në vëmendje revistën “Jeta e re”, të cilën
ai e ideoi, e themeloi dhe e drejtoi për afro 25 vjet. Esad Mekuli e bëri
“Jetën e re” abetare për emancipim themelor, por edhe hapësirë për kultivimin e
shijes letrare. Botoi traditën letrare, botoi shkrimtarë të Rilindjes, botoi
edhe avangardën dhe modernitetin. Botoi shkrimet letrare të nacionalistëve, por
edhe të lojalistëve ordinerë; botoi letërsi të realizmit socialist, të
shkrimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, por botoi edhe tregimin modernist,
anti-dramën dhe anti-romanin, dhe poezinë formaliste, madje edhe ekstremin e
saj, poezinë “konkrete” dhe dadaiste. E bëri “Jetën e re” revistë letrare që
mbështeti secilin krijues të hapësirës shqiptare në ish-Jugosllavi. Na
mbështeti të gjithëve pa përjashtim, veçmas shkrimtarët e rinj... Revistën që
ishte bërë simbol i letërsisë në Kosovë, nga mesi viteve ’70 e mori në dorë
brezi i dytë i shkrimtarëve, por nuk arriti të bënte asgjë, përveçse ta bënte
të parëndësishme, duke e zhvendosur qendrën e monopolit letrar në Kosovë nga
“Jeta e re” te Redaksia e botimeve të “Rilindjes”.
Ndërsa
Esad Mekuli, edhe pas “Jetës së re”, mbeti ai idealisti i vjetër, i cili i
fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me idealizmin
e vet.
https://www.facebook.com/mehmet.kraja