E enjte, 25.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: I nxehti del me të nxehtë

E enjte, 20.07.2023, 07:42 PM


I nxehti del me të nxehtë

(cikël me poezi lirike)

Nga Përparim Hysi

1. LARA*

Lara kish sy bojë qielli dhe mahniti PASTERNAKUN  **

Është një Larë këtu nga FIERI që ma turbulloj gjakun

Gjoksi i saj kërcen si pjepër,mu si pjepër në Divjakë

Epo unë nuk jam i verbër:dua t'ia "ha" gjoksi nga pak.

SE është verë dhe pjepri i pjekur,me pa tjetër duhet ngrënë

Dhe ngaqë s'jam i verbër,nuk lë"pjeprin" të shkojë dëm!

PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi

Mua që më prishi gjjakun,unë për"LARËN" pe s'lëshoj.

Mezalla që pe s'lëshoj ( nuk e fal unë"pengun tim")

Le t'më shajë,kush të dojë:- S'je në vete,Përparim!

Nuk e njihni"Larën time"(është e tjetrit,ta marrë djalli!)

Por unë e quaj si timen,na do shpirti;ma do xhani.

*Lara-heroinë e romanit"Doktor Zhivago"

**Pasternaku-Boris Pasternak me këtë roman mori çmimin"Nobel" në vitin 1958.

2. SHEHREZADE

Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës

Që prralte Sulltanin për njëmijë e një net

Kjo është një bukuroshe që më rri ballas

Që me syrin ei keqas mu më nget.

Sado që kokën e ka mbuluar me shami

Dhe lidhur e ka shaminë nën gushë

Po unë të shikoj"fshehur" kam kohë që di

Ndaj marrë"vijëshënimi" si ta qëlloj me pushkë.

E quajnë SHEHREZADE se është nga IRANI

Në sytë e saj krejt qielli i PERSISË

E,-them me vete,- ka patur hak Sulltani

Që humbi pusullen prej bukurisë

SAADIU për të shkroi"GJYLISTANIN..."

FIRDEUSI a nuk shkroi"SHAHNAMENË"?

Sa kupa zbrazi OMAR KHAJAMI

Dhe ESENINI e "klonoi" SHAGANENË"

O moj,SHEHREZADE! O komshia ime!

Të shoh unë fshehurazi se kam erz e nder

Po për ty,po shkoqen si thërrime

Dhe për buzët e tua,pranoj të shkoj në FERR!

3.PSE?

Pse më vë në ngasje,o moj elbasane?

Se s'duroj"përplasje",tani,o moj xhane!

Syrin tënd të zi ma ngul  dhe s'ma shkul

Sikur pret nga unë (një"firmë" a një"vulë")

Do"firmë e vulë",shikimin s'ma ndanë

Pret në jam"burrë" mu në Elbasan

Desha apo s'desha,hyj në dyluftim

E bukur"përleshja",pa vulë,pa firmë.

4. Po kur thonë...

Po kur thonë që iku mosha,nuk ke nge më për"avaze"

Se si jam,unë mos qofsha,shkoj me një që më është"taze"

Shkoj me një që është"taze" dhe nuk pyes për katër a pesë

Se s'do marrë për ju"saze",kur më fali sytë e zesë.

Se më fali sytë e zesë dhe  ,mandej, ajo më puthi

Gjaku im keq u ndez,tash dhe mua më doli"turpi!"

Zu po dridhesha nga e keqja,thashë tani  shpirti t'më dalë

Sa e mirë që ishte"dreqja",gati me të të shkoj në djall.

5.TI

Ti je e bukur si një përrallë

Unë të shoh dhe mbesë gojëhapur

Dorëzohem para teje si rob i gjallë

Sado që jam kokëzbardhur.

Kur shoh një të bukur

E humbas dhe bëhem duman

I papirë bëhem aq turbull

Sa gati të luftoj me 7 dushmanë.

Bukuria mua më tundon

Por,njëkohësisht, më bën trim

Kush dashuron,mua më kupton

Dhe ç'them,e pohoj me këtë shkrim.

6. Shikoje pak...

Ma sillje mua gjithmonë shkrimin

Dhe më thoshe:- Shikoma pak!

Prisje nga unë "korigjimin"

Apo kishe tjetër shkak?

Mandej ca vargje "ujdise"

E skuqur nga unë kërkove mendim

Diçka brenda teje po "buiste"

Si një goxhe në shpërthim.

Si një gonxhe që pret të lulëzojë

Pak e nga pak të çelë  e plotë

Sado që u skuqe si e lyer me bojë

Unë,pa të puthur. s'ndenja dot

Si një"taksë" për korigjimin

Mike, e kënaqe Përparimin.

7.Zbret një Zonjë nga makina

Zbret një Zonjë nga makina

Edhe mua ma bën me sy

Tash më duket jam mbi"mina"

Çfarë kërkon?As që e di.

Pas asaj i ngjit shkallët

Edhe hyj në dhom me të

Sado hyj tek"kokëbardhët"

Ende s'jam si"film pa zë".

Dhe më thotë që të pres

SE kaloi tek dhoma tjetër

Tani gati sa s'po vdes

Dihet që unë jam i vjetër.

Vjen ajo, nudo,çipllak

Mua sa s'më doli syri

Hë tani, o gërxho plak,

Se ty mendja nuk të hyri.

Tiranë,19 korrik 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora