Speciale » Namani
Qazim Namani: Tradita të moçme dasme në fshatrat e Medvegjës
E diele, 05.03.2023, 07:58 PM
Tradita të moçme dasme dhe nga jeta te popullata shqiptare në fshatrat e Medvegjës
Nga
Qazim Namani
Dasma traditë në
fshatrat shqiptare të Medvegjës
Që
nga fillimi i sulmeve barbare sllave, në trojet shqiptare, të Sanxhakut të
Nishit, por edhe pas pushtimit, të atyre viseve popullata shqiptare, që mbeti
brenda kufijve të shtetit serbë, popullata shqiptare ishte e rrezikuar, për
jetë dhe e penguar, që të zhvillojë jetë normale.
Në
fshatrat shqiptare të Leskocit dhe Medvegjës, popullata shqiptare ishte
mobilizuar, për të ruajtur traditën dhe nderin e familjes. Në këto fshatra
shqiptare, bëhej roje, dhe të gjitha lëvizjet, që hynin në pronat, dhe lagjet e
tyre, vëzhgoheshin me masa të veçanta nga popullata.
Këto
treva janë të njohura, edhe në kohët e më hershme, sepse edhe gjatë sundimit
Osman, asnjë i huaj, nuk mundë të lëviztë lirshëm nga qytetet, nëpër këto
fshatrat shqiptare, pa përcjelljen e shqiptarëve vendor.
Këtë
e dëshmojnë edhe udhëpërshkruesit e huaj si: Ami Bue, Johann Georg von Hahn, si
dhe Mita Rakic e tj, gjatë shekullit XIX, kur i vizitoj këto vise.
Organizime
për ruajtjen e fshatrave shqiptare, sidomos bëheshin gjatë festive të ndryshme,
dhe organizimit të dasmave. Të gjithë banorët, miqtë si dhe pjesëmarrësit e
dasmorëve, si nga fshati i vajzës apo djalit, ishin të organizuar që gjatë
ceremonisë martesore, të mos ju ndodhë ndonjë e keqe, gjatë rrugës për marrjen
e nuses.
Foto
të huazuara nga interneti
Të
gjithë dasmorët, kur shkonin me marrë nuse, porsa ju afroheshin shtëpive të
ndonjë lagjeje të fshatrave, ishin të obliguar që të gjithë të paralajmërojnë,
me zë të lartë duke thënë: Oooooo Jo, Jo, Po Po, Jo, para se të mbërrinin në
lagjen e huaj, për mos ti shqetësuar banorët e lagjeve nëpër të cilat kalonin.
Foto
të huazuara nga interneti
Gjatë
rrugëtimit të dasmorëve, në krye të dasmorëve vendosej, njeriu që konsiderohej
se ishte më i mençuri, pas tij vendosej njeriu që ishte më i pasuri, në mesin e
dasmorëve, i treti me radhë ishte dasmori, i cili konsiderohej se është më i
guximshmi, ndërsa i katërti në rendin e dasmorëve, ishte njeriu më i largët,
nga fshatrat dhe fisi i dasmorëve (Jabangjiu).
Kjo
renditje kësisoj, bëhej si pas zakonit, dhe përvojës së më hershme, për këto
arsye: Në raste të papritura, nëse ju del ndonjë prite, apo ngatërrese gjatë
udhëtimit të dasmorëve, njeriu i parë që konsiderohej, si njeriu më i mençur,
provonte të zgjidhë problemin me dialog.
Nëse
ky nuk arrinte ta zgjidhë, atë problem njeriu i mençur, ndërhynë dasmori i
dytë, i cili provon të zgjidhë problemin, duke paguar me para.
Nëse
edhe njeriu më i pasur, nuk arrinte ta liroj rrunën, për të marshuar më tutje
dasmorët, ndërhynë njeriu i cili konsiderohej më i guximshmi, duke e
paralajmëruar konfliktin nëse rruga nuk lirohet.
Nëse
edhe dasmori më i guximshëm, nuk arrinte ta lirojë rrugën, ndërhynë dasmori i
katërt, i cili si njeri i huaj, ju lutet të dy palëve në konflikt, që të
lirojnë rrugën.
Kjo
ishte njëra nga traditat, e ruajtura me shekuj, në mesin e popullatës
shqiptare, në fshatrat e Medvegjës, që u praktikua deri në fund të shekullit
XX.
Të
dhënat janë marrë nga Fadil Krasniqi, i lindur në fshatin Grashticë, komuna e
Prishtinës, i cili kishte pas rastin, ta përjetoi rrugëtimin e tij si dasmorë,
para tri dekadave, në një dasmë, në njërin nga fshatrat shqiptare të Medvegjës.
Po
ashtu nga Fadili mësova, edhe kuptimin e sharjes së moçme tradicionale, të
ruajtur me shekuj: Q..shta Myth!
Myth
(rreshka e fundit), mbetje e pestilit në enë, mbetjet e rreshkave të piteve në
tepsi, mbetjet e drurit para se të kalbej tërësisht etj. Kjo sharje i bëhet
atij që konsiderohej i pa vlerë, mbetje e fundit, mbeturinë!