Kulturë
Leonora Laçi: Falja që nuk bën më punë
E diele, 09.07.2023, 07:50 PM
FALJA QË NUK BËNË MË PUNË
“Përndjekja
e Hajrie Mulletit - Stigma e një Komedie”
Nga
Leonora Laçi
Kam
kaq shumë për të shkruar dhe për të thënë lidhur me librin “Përndjekja e Hajrie
Mulletit - Stigma e një Komedie” botuar nga ISKK në vitin 2022, duke qenë se e
ndjej veten pjese të këtij libri e jo vetëm kaq.
Ka
disa ditë që libri më mbërriti në Nju York dhe ky libër si të gjithë librat e
tjerë të Fatbardha Mulleti-Saraçi nuk janë libra të zakonshëm, janë libra të
rëndë dhe që nxjerrin lakuriq një sistem të tërë politik, janë libra që
nxjerrin bllof historinë e thurur për 45 vite, janë libra që na bëjnë të
kuptojmë fallsitetin e gjithçkaje në të cilen jetonim.
Më
kujtohet teksa Fatbardha më tregonte që kishte marrë dosjen e Hajrijes dhe
hezitonte ta hapte. Hezitimi ishte sepse e kthente pas tek e shkuara e saj dhe
pas çdo faqeje që lexonte ajo zhytej në kujtime e lot dhe paralelizonte të
vertetat e veta me ato që sistemi komunist na kishte bërë të besonim se ishin
të vërteta. E verteta e sistemit kundër së vërtetës së vërtetë, këto të dyja
përballeshin përpara Fatbardhes dhe kjo e bënte të vuante edhe sot. Të vërteta
që s’do donim të ishin të tilla, të vërteta të dhimbshme.
Historia
jonë e asaj kohe nuk gjendet në arkiva, nuk gjendet as në dosjet e
ish-sigurimit, aty gjendet vetëm genjeshtra. Fatbardha me shënimet e saj në
dosjen e Hajrijes do të ndergjegjësoj lexuesin se historija e Hajrijes dhe e
djalit të saj Shitit nuk është ajo që na transmetohet neve përmes Komedise
Prefekti. Kur realizohej filmi ata endeshin kampeve të internimit dhe kishin
frikë të shpreheshin se kush ishin, pasi edhe pa u shprehur të gjithë e dinin
kush ishin.
Ata
kishin pranuar fatin e tyre dhe po u përpiqnin për mbijetesë por urrejtja e
sistemit nuk po i linte të qetë.
Libri
nuk ka më shumë se 70-faqe por eshte i
mjaftueshem për të parë ndryshe historinë e familjes se prefektit të Tiranës.
Historinë që shumë kush e di ndryshe bazuar në një film komedi. Në kohën që
njerezit gajaseshin nga komedia, Hajrija me të birin kalonin vuajtje të
panumërta mbijetese. Njerëzit mbushnin jetët e tyre boshe me një komedi që
percillte mesazhet e urrejtjes për një familje të nderuar dhe pertallte një
mbiemer të njohur. Aktorët e kohës shpalosen gjithë urrejtjen e pushtetit
popullor por edhe të tyren tek një familje që nuk i kishte bërë asgjë, përdoren
emra real pa iu dridhur qerpiku. Ato e bënë Qazim Mulletin të pa pavdekshëm.