E enjte, 28.03.2024, 02:21 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Kujtime të heshtura

E hene, 03.07.2023, 06:26 PM


Tahir Bezhani: tre poezi.

KUJTIME TË HESHTURA

( ose: I pjesëtuar në të gjitha kohët...)

Në dhomë dëgjoj ushtimë

Kujtimet  memece rrapëllojnë heshtjes

Trarëve me rrjet merimangash të nxirë

Si  lodhja e shpërndarë  betejave

(Symbyllur përbirohet skutave)

Aktron në shtratin e ofshamave

Kohëve  zezonash të nemitura

Në pasqyrë shikoj vetveten

Lexoj do vija lavrash moteve

Si hieroglife të mbetura furtunave

E do shpate të molisura  ofshajnë

Buzët s’arrin t’i përkëdhelin...

Lotët e ngujuar n ‘kullë durimi

Zvarriten pandashëm  si lëmashk kohe

Pikturë e Pikasos dukem  nga larg

I zbukuruar  me dashuri të dhimbshme

I pjesëtuar në të gjitha kohët.....

RUGËTIMI I LOTIT ....

Loti  buron nga pellg  shpirti

Ushqehet me dhimbjen e zemrës

Lufton pandarë me plagët

Shërohet në flaken e dashurisë

Pastaj ndal rrugëtimin

Pushon në Paqe

Atje ku puthen   pendimet

Në vendtakimin e gjithësisë...

Në malin Olimp

Përjetësimi.....

SHIKIM NË THELLËSI

Ndaloj në një pikë

Shikimin depërtues

Shkoj  thellësive të një kohe

Me mall e dhimbje  bashkë

Si katarakte rrëmbyese

Bjeshknajës bleroshe...

Mendimet   gropëza lotuese

Puthjesh të djegura, tymnajë

Tani të arratisura që shumë kohë

Fushës së kujtimeve vetmitare

Shikimi është ngrirë në përmendore

Duke luftuar lotët që vijnë  lehtë

Aq përmallshëm nëpër kohë...

E shamia e përshëndetëse valëvitet

Në vallen e flakës së mbrëmjeve

Mbetur   gozhdë kujtimesh....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora