E shtune, 27.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: 2008 - Viti i dy epokave historike të Kosovës

E premte, 02.01.2009, 12:30 AM


Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi
2008 – VITI I DY EPOKAVE HISTORIKE TË KOSOVËS

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Mbrëmë, më 31 dhjetor 2008/1 janar 2009, e lamë prapa një vit shumë të rëndësishëm, një vit historik, një vit të mrekullive që në historinë e njerëzimit ishte pika e udhëkryqit të dy epokave të Kosovës – të epokës së vuajtjeve e të tmerrit që iku e që do të mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës, dhe të epokës së pavarësisë, që do të lulëzojë me liri, paqe, demokraci e dashuri mes njerëzve, në tokën tonë – në trojet e Dardanisë, që botës e njerëzimit i ka dhënë shumë personalitete e figura të pazëvendësueshme historike. Pra, përcuallëm vitin e realizimit të ëndërrës sonë shekullore.

Viti 2008, pikërisht data 17 shkurt e këtij viti, i ndau dy epokat historike të Kosovës. U mbyll njëherë e përgjithmonë epoka e tmerrit, epoka e vuajtjeve, epoka e nënshtrimit dhe epoka e shtypjes dhe për popullin e Kosovës, në të njëjtën ditë, mori udhë për në amshim epoka e lirisë, e paqes, e demokracisë, e dashurisë. Që në orët e para të epokës së re, kur edhe me bekimin e qendrave të arbitrazhit ndërkombëtar e rishpallëm pavarësinë e shtetit të Kosovës, filloi edhe njohja  ndërkombëtare. Gjatë dhjetë muajve të vitit që e lamë pas, Republikën e Kosovës e kanë njohur 53 shtete, që kanë në duar mbi 70% të pasurive dhe të ekonomisë botërore. Miqt tanë, që edhe na njohën të parët, organizuan edhe konferencën e donatorëve për Kosovën dhe na akorduan donacione financiare në vlerë prej afër 1,5 miliard €uro, për projektet zhvillimore të shtetit tonë të ri, tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Me hapat e sigurtë politikë dhe diplomatikë të institucioneve tona shtetërore dhe të aleatëve tanë, veç tash kemi paralajmërime për një valë të re njohjesh të Republikës së Kosovës dhe duke pasur parasysh zhvillimet aktuale dhe lëvizjet e qëlluara të institucioneve tona dhe të miqve tanë në botë, presim që numri i vendeve që në vitin 2009 do e njohin shtetin tonë, do të jetë shumë më i madh se ato që na njohën në vitin që e lamë pas. Me njohjet e reja, që do të bëhen gjatë këtij viti, sigurisht që do të plotësohen kushtet për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, megjithë bllokadat destruktive në Këshillin e Sigurimit të vendeve që ende ushqehen me ideologji komunisto-terroriste e shoveniste, siç janë Rusia, Kina e disa të tjera. Më nuk do të na duhet rezolutë as vendim nga Këshilli i Sigurimit.

Megjithë pengesat e shumta të qarqeve destruktive të bllokut orthodokso-komunist dhe të bllokut arab të zhytur në iterese me Rusinë, megjithë absurditetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon - me planin gjashtëpikësh të bërë në harmoni me Beogradin gjakatar, prsapëseprapë Misioni EULEX u vendos në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe në çastin e duhur do të zhveshet nga të gjitha masakt dhe do të vetëzhvlerësohet edhe ai gjashtëpikësht skandaloz, sepse Kosova po marshon fuqishëm drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm, drejt prosperitetit. Pothuajse tërë Kosova është shndërruar në një kantier gjigant dhe po ndërtohet shpejt e fuqishëm. Me angazhimin e të gjithë neve, me të gjitha forcat dhe me vullnetin e fortë, së shpejti do ta kemi një shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe me lulëzim industrial.

Le t'i falemi vitit historik për Kosovën – 2008-shit! Le t'i falënderojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tona shtetërore e politike, që bashkë me bashkësinë ndërkombëtare e koordinuan aktin historik të vulosjes së pavarësisë së shtetit tonë! Le t'i falënderojmë miqt tanë ndërkombëtarë, për mbështetje dhe garanci që na dhanë e po na japin, në ndërtimin e Shtetit të Kosovës. Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora