E enjte, 02.04.2020, 05:00 AM (GMT+1)

Aktualitet

Fatmir Terziu: H.S.Kang & Co Solicitors thirje imigrantëve të paligjshëm

E diele, 21.12.2008, 04:32 PM


Fatmir Terziu
H.S.Kang & Co Solicitors thirje imigrantëve të paligjshëm

Nga Fatmir Terziu*

Mbi 200 çështje të imigrantëve shqiptarë të hapura me palën kundërshtare dhe të gjitha thuajse të fituara është bilanci i punës së kompanisë avokatore që drejtohet nga Harjit Kang. Kështu i tha gazetës “Albanian Mail” para disa ditësh. Në fjalën e tij ai theksoi se punësimi i specialistes së çështjeve të imigracionit (case worker), Lucy, kishte dhënë rezultat të suksesshëm. Ai thotë se ajo ka kryer disa specializime dhe është tashmë një specialiste e mirë në fushën e çështjeve familjare, imigracionit dhe mjaft problemeve të tjera. Vetë Lucy, u shpreh për gazetën se eksperienca e fituar gjatë tetë viteve të punës në këtë kompani avokatore i kishte dhënë edhe një konfidencë më të madhe. E diplomuar në vendlindje, Shqipëri, në një profesion tjetër, ajo nuk ndejti duarkryq në Mbretërinë e Bashkuar. Fill pas ardhjes filloi studimet dhe në të njëjtën kohë edhe punën. Kështu ajo sot është krenare teksa na thotë se ka fituar çështje të shumta që më parë kishin dështuar nëpër avokatë të tjerë. Ajo na kujton çështjen V.B. që ishte gati tre herë e refuzuar dhe madje kishte edhe datën e caktuar të deportimit. Tani kjo çështje është e fituar dhe personi së bashku me familjen e tij dhe tre fëmijët kanë statusin e qytetarit britanik. Një çështje tjetër është ajo G.V. Personi ishte refuzuar edhe në House of Lords, pasi ai zotëronte të kishte qenë në Gjermani më parë se të vinte këtu. Kjo çështje u fitua me një profesionalizëm të lartë mbrojtjeje. Po kështu edhe çështja A.S. që ishte sa e vështirë edhe delikate e mjaft të tjera. Tani Lucy dhe kompania ku ajo punon, thotë Kang është në një shërbim të plotë e të specializuar për të gjithë njerëzit në nevojë. Ndërsa kartat e identitetit janë tashmë gati që të lëshohen, kjo kompani thekson se ajo i bën thirje të gjithë të paligjshmëve që të nxitojnë të mos preken nga ligji i ri pas daljes së tyre, pasi ai është i rreptë dhe i deporton menjëherë. Plani për firmat private, dyqanet dhe Royal Mail që të ngarkohen me kontratën e fingerprintave (shenjave të gishtave) për miliona njerëz është tashmë i zbuluar. Qeveria synon të kontraktojë ata dhe të shënojë shenjat biometrike për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit të sektorit privat. Aplikantët do të kenë të gjithë gishtat e printuar dhe fytyrat e tyre të skanuara. Sistem-data pastaj do ti përcillet shërbimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për tu regjistruar në National Identity Register. Pra sipas zotit Kang, kjo procedurë do të duhet të kuptohet mirë nga kategoria e lartpërmendur e imigrantëve që duhet të nxitojnë pa humbur kohë. Për këtë zëdhënësi i Home Office ka konfirmuar se Qeveria dëshiron të krijojë një lidhje ku njerëzit duan të kompletojnë lehtë procedurat biometrike të dokumentave. Kështu vetë përkushtimi i këtij procesi flet qartë. Per këtë dhe shume gjera qe lidhen me profesionalizmin e kësaj kompanie avokatore është shansi juaj te jeni te paret.

Kontaktoni H.S.Kang & Co Solicitors:

Tel: 020 8594 5465
Cel: Lucie 07800756315
Adresa: 13A Station Parade,
Barking, Essex, IG11 8ED

*Kryeredaktor i gazetes Albanian Mail, ne Britanine e madhe dhe Irlande



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT