E marte, 29.11.2022, 04:48 PM (GMT)

Mendime

Rexhep Gjergji: Për kë po bien kambanat!

E diele, 24.07.2022, 06:55 PM


Për kë po bien kambanat!

Nga Prof. Rexhep Gjergji

Tri ditët e fundit janë bërë temë dite, në të gjitha mediat e vendit dhe më gjerë, aktet e dhunshme të fundamentalistëve vehabistë që kanë ngritë krye në Podujevë dhe rrethinë. Sulmi brutal mbi imamin e xhamisë në Lupc të Poshtëm të Podujevës dhe trazirat në fshatin Halabak, tregojnë se radikalizmi islam po përhapet me shpejtësi edhe në vendin ku më parë ishte ruajtur me sukses islami tradicional dhe besimi në Zot. Në Podujevë me rrethinë nuk kishte pasur as edhe një rast të vetëm të shkuarjes në luftërat e huaja dhe vëllavrasjet me qëllim të imponimit me dhunë të një forme tjetër të adhurimit të Zotit dhe lutjeve për të. Këto raste janë alarm për shoqërinë tonë e cila synon ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik ku bindjet politike dhe liritë fetare janë të garantuara me ligj dhe me kushtetutë. Manifestimet e tilla vehabiste, madje tash edhe shumë të dhunshme, që duken sheshazi edhe rrugëve, nuk kanë asgjë të përbashkët me bindjet dhe formën se si prindërit tanë kanë manifestuar bindjet e tyre fetare dhe besimin në Zot. Është trimërues reagimi i kryeimamit të Podujevës, Bekim Jashari, por janë dëshpëruese reagimet e vakëta të BIK –ut dhe heshtja e plotë e faktorit politik.  Është momenti për një mobilizim të përgjithshëm shoqëror kundër këtij rreziku të kobshëm që po i kanoset shtetit dhe shoqërisë tonë. Heshtja ndaj këtyre akteve të dhunës dhe manifestimeve tjera radikale të kësaj natyre është pajtim me to. BIK-u është përgjegjës për situatën e krijuar dhe përshkallëzimin e saj të mundshëm.

https://www.facebook.com/rexhep.gjergji



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora