Mendime
Sadik Bejko: Dhunuesit komumistë i thonë të persekutuarit: qepe gojën!
E premte, 22.07.2022, 08:36 PM
Sadik Bejko:
Pas
ngjarjeve të sivjetme të datës 17 korrik 2022, kur në të njëjtin vend, në
fshatin Bërzeshtë u përkujtua në dy drejtime, në dy kahe diametralisht të
kundërta, 45 vjetori i ekzekutimit me plumb të dy poetëve Genc Lekës dhe Vilson
Blloshmit, ka pasur dhe reagime në blogje, portale, tv, në shtyp e më shumë.
Të
majtët shqiptarë pas 30 vjetësh u kujtuan ta "festonin" ekzekutimin
me plumb të dy poetëve në një simpozium të quajtur mbarëkombëtar, në një festë
te Rrapi dhe te Ylli partizan...
Të
djathtët atë ditë përzishëm u mblodhën dhe ndezën një qiri vajtimi te kulla e
braktisur e BLLOSHMËVE...
Secila
palë i kujtoi me simbolet e veta..
Nuk
e kuptoj se si një gazetare e njohur, një krijuese në gazetari, një emër si
Nadire Buzo, përfshihet në një përballje midis dy Bloshmëve. Midis dy
përkujtimeve që u mbajtën në Bërzeshtë në të njëjtën ditë, më 17 korrik 2022.
Bardh
Musai nga nëna ashtu si Bedriu, është Blloshmë (por komunist). Bardh Musai,
gramshiot nga babai, është familje që gjatë luftës nçl ka strehuar Enver Hoxhën.
Si
duket, edhe Nadirja ështe në rrënjët e saj një referencë e mbrapshtë komuniste.
Punë
e saj ...por....
Si
guxon kjo pjellë komuniste, t'i kanoset ashpër Bedri Blloshmit, ti thotë:
Bedri, qepe gojën.
Pra,
realitetet sot janë përmbysur. Dhunuesit komumistë i thonë të persekutuarit:
qepe gojën!
Me
çfarë guximi, me ç' sy e faqe kjo rrënjë e keqe komuniste kërcënon?
Turp
e faqja e zezë për ata si Nadirja!
Bedriu
ka bërë 13 burg. Nadirja, farë komuniste, ende atë e kërcënon: Mbyll gojën!
Pra
Nadirja është me mbylljen, është edhe sot kundër fjalës së lirë?
Bedriut
i kanë pushkatuar kushëriun, të vëllanë...Nadirja prapë e kërcënon... Mbyll
gojën..
Bedriut,
nëna, babai, 4 xhaxhallarët edhe familjet e tyre, edhe fëmijët e mitur, i janë
kalbur në internim deri më 1991, por Nadirja komuniste ka guximin t'i thotë:
Bedri, mbylle gojën!
Bedriut
xhaxha Hajdari Blloshmi i vdiq në burg, në Spaç..por Nadirja e përkëdhelura e
komunizmit i thotë: qepe gojën!
NADIRJA
duhet të ketë fakte të forta, më të forta sesa vrasja , sesa vdekja, se
interimi, se burgimi që i vuajtën Blloshmët që të shqiptojë me kaq arrogancë :
Bedri, mbylle gojën..
Unë
them: turp për ty, Nadire, për ty, mbeturinë komuniste !
Pa
botuar fakte dokumentare kundër Bedriut, ti je një vazhduese e krimit komunist
që dikur akuzonte e vriste pa fakte..
Je
një shpifësirë!
Dokumento
fakte për akuzat...ose je shpifësirë e neveritshme.
Unë
kaq them.
Bedriu
duhet të përballet me ty në gjyq.
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3