Mendime
Enver Bytyçi: Sindroma e Fraklin Roosevelt!
E marte, 28.06.2022, 07:53 PM
Sindroma e Fraklin Roosevelt!
Nga
Enver Bytyçi
Duket
se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i qasen ngadalë përkrahjes së Open
Balkan. Ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill, ishte në Ohër dhe ndoqi nga
afër samitin e para 10 ditëve. Më pas u shpreh pozitivisht rreth tij. Gabriel
Escobar është i ngarkuar për Ballkanin Perendimor dhe në përshëndetjen e
Samitit të Ohrit e kushtëzoi Ballkanin e Hapur me dy elementë: -
Përkushtimin e tij në çeshtjet ekonomike
dhe pjesmarrjen e tri vendeve të munguara në këtë inciativë. Ndërsa para tri
ditësh ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi u shpreh hapur në mbështetjtje të
Open Balkan. Madje tha se "Kosovës në këtë inicitivë nuk i duhet fut-notë
për t'iu bashkuar" asaj!
Kjo
fjalia e fundit e shefes së diplomacisë amerikane në Mal të Zi shfaq
kundërshtinë e saj me qasjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, e
cila i është përkushtuar Procesit të Berlinit, në vend të Ballkanit të Hapur.
Madje përfaqësuesit e Berlinit në Bruksel e konsiderojnë Open Balkan si
kundërvënie dhe mungesë vullneti të rajonit tonë për t'u anëtarësuar në BE! Kjo
panoramë më bën të analizoj atë se çfarë
fshihet pas kësaj lëvizjeje anti-gjermane të Uashingtonit.
Edi
Rama në Prishtinë u tha gazetarëve se do t'ju duhem një ditë për shkak të
vëllazërisë që kam me Vuçiq. Nuk e di nëse ishtë ky një paralajmërim për luftë
në rajon, nëse nuk përkrahet Open Balkan, apo diçka tjetër. Por kryeministri i
Shqipërisë e ka potencuar Ballkanin e Hapur si alternativë "të paqes"
dhe ka paralajmëruar luftë e konflikt, nëse ai nuk mbështetet nga Kosova, Mali i
Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, kuptohet edhe nga faktorët politikë opozitarë, të
cilët janë kundër tij.
Gjitçka
që po ndodh beësoj lidhet me një fakt: - Presidenti i Serbisë, Aleëksandër
Vuçiq, ka premtuar se nëse përkrahet minishengeni i djeshëm ose Open Balkan-i i
sotëm, atëherë Serbia do të ankorohet me Perendimin. Kurse Rama ka shkuar më
tej, duke i garantuar partnerët amerikanë se "paska folur me Vuçiq dhe ky
i fundit e ka garantuar kryeministrin e Shqipërisë, se Serbia në këtë rast do
të bëhej edhe anëtare e NATO-s! Në Uashington duket se e testojnë, por edhe e
kanë besuar Aleksandër Vuçiq. Besimi amerikan është rrit, kur Rama ka hyrë si
"garant" i këtij ndërrim-kursi të Serbisë nga aleanca me Rusinë te
marrëdhëniet strategjike me SHBA-të!
Megjithatë
në SHBA ende është i gjallë sindromi i presidentit Roosevelt, kur në Jaltën e
shkurtit 1945 besonte se "Stalini është një demokrat" dhe "i
mbahet fjalës së dhënë"! Menjëherë pas vdekjes së Roosevelt Bashkimi
Sovjetik i Stalinit tregoi dhëmbët kundër Perendimit. Europa u nda në dy pjesë.
Amerikanët e sotëm, përfshirë dhe ambasadorin prominent, Hill, duket se besojnë
te premtimet e Aleksandër Vuçiq dhe sidmos të ndërmjetësimi i Edi Ramës, të
cilin e konsiderojnë si msit të tyre në Beograd! Por harrojnë se të dy këta
liderë ballkanikë nuk kanë të bëjnë asgjë me fjalën e mbajtur! Thjesht janë
mashtrues! Të dy këta duan të zgjasin ditët e vitet në pushtet. Prandaj dhe e
mbajnë Departamentin e Shtetit me shprësën e një "suksesi" të
pritshëm për ta marrë Serbinë në gjirin e kombeve anëtare të NATO-s e të BE-së!
Madje shpresojnë se përmes Open Balkan do ta detyrojnë Beogradin të njohë edhe
Kosovën e pavarur! Kjo është përralla më e "bukur" e kësaj komedie!
Absurde
është kjo ta mendosh, jo më ta besosh. Sepse Aleksandër Vuçiq, edhe sikur të
ishte pro-amerikani më i madh në botë dhe pro-europiani më i përkushtuar, nuk
do të mundë kurrë ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe ta ankorojë në
Perendim, sidomos në NATO. Ai çdo ditë thotë se "kurrë nuk do ta njohë
Kosovën shtet të pavarur e sovran". Në Serbi e thërret
"Kosovo-Metohi", ndërsa anglisht "E ashtuquajtura Kosovë"!
Ndërkohë që presidenti i Serbisë është peng i Moskës dhe i presidentit Vladimir
Putin. Vuçiq nuk mund të bëjë asnjë hap në drejtim e kundërt të erës ruse. Kjo,
sepse ai kontrollohet plotësisht nga Moska dhe Kremlini.
Vetë
presidenti i Serbisë ka bërë biseda dhe premtime kompromentuese në Kremlin.
Rusët nuk janë aq naivë sa të mos e kenë futur në xhepin e vogël të qestekut
atë. Por nga ana tjetër të gjithë njerëzit që e rrethojnë janë militantë dhe
vdesin për Rusinë, përpara se të japin jetën për Serbinë. Të tillë ka edhe në
partinë e presidentit Vuçiq, por sodomos në partinë e Milosheviçit të drejtuar
nga Ivica Daçiq! Edhe nëse kryepeshkopi i Serbisë do të ishte përkrahës i
qëndrimeve pro-perendimore të Vuçiq, sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë dhe
bashkëpunëtorët e kryepeshkopit janë e do ishin krejt kundër këtij qëndrimi. Në
Akademinë e Shkencave dhe mediet publike gjithashtu ekziston fryma pro-ruse.
Zërat pro-perendimit në elitën akademike e intelektuale konsiderohen si
"tradhti ndaj atdheut"!
Kurse
80 përqind e qytetarëve të Serbisë janë me zëmër e më shpirt pro Rusisë dhe
presidentit Putin! Ndërkaq Roosevelt-ët e shekullit 21-të në SHBA shpresojnë
ende se Serbia do të bëhet aleat i tyre! Naivitet i servirur në tabakanë e
Sorosit! Vuçiq nuk mund të bëhet Tito! Serbët betohen në fotografinë e Vladimir
Putin!