Mendime
Eshref Ymeri: Urrejtja ruse për Shtetet e Bashkuara, pasojë e kompleksit të inferioritetit
E premte, 17.06.2022, 09:30 PM
Urrejtja ruse për Shtetet e Bashkuara, pasojë e kompleksit të inferioritetit
Nga
Eshref Ymeri
Marina
Sokollovskaja, një ish-qytetare ruse, e cila para do kohësh qe larguar nga
Rusia për banim të përhershëm në Nju Jork, në artikullin e vet me titull “Urrejtjen
për Amerikën, si urrejtjen për tartabiqet, ne e kemi në gjak!”, duke pasur
parasysh diktaturën fashiste të kastës sunduese të Kremlinit, e cila u ka zënë frymën
mjeteve të pavarura të informimit masiv, shkruan:
“… u largova sepse asnjëherë nuk e pata ndier që ai është vendi im, atdheu
im”.
Artikulli i saj
është botuar në faqen e internetit “Russkij bazar” të datës 10 qershor
2022. Në atë artikull ajo citon fjalët e një qytetari rus, i cili i shkruante:
“Njeriu rus duhet ta urrejë Amerikën - ne këtë e kemi në qelizën tonë”.
Me këtë artikull,
Maria Sokollovskaja më kujtoi një intervistë të gjatë të një gazetari ukrainas
në kanalin televiziv “Ukraina 24” të mbrëmjes së 15 qershorit 2022, me
politikanin opozitar rus Genadi Gudkov. Tema e intervistës ishte “E
ardhmja e Rusisë pas përfundimit të luftës”. Në një hapësirë të
intervistës, të cilën e ndoqa në youtube, gazetari u lidh edhe me një diplomat
amerikan në Vashington, të cilit i tha se rusët thonë:
“Luftojmë në Ukrainë jo kundër Ukrainës, por kundër Shteteve të Bashkuara
të Amerikës”.
Me sa duket,
shumicën dërrmuese të rusëve, e ka kapluar keq një shprehje e marrë e Putinit,
i cili ka thënë:
“Kufiri i Rusisë nuk përfundon askund!”.
Kjo shprehje,
idiote në thelb, s’është gjë tjetër, veçse përsëritje e Testamentit të Pjetrit
I, i cili deklaronte se Rusia duhet t’i pushtojë vendet e Lindjes dhe të
Perëndimit, përsëritje e thirrjes së Leninit për të ashtuquajturin revolucion
socialist në mbarë botën, e thirrjes së Stalinit për nxitjen e urrejtjes së
vendeve evropiane kundër njëri-tjetrit, me qëllim vendosjen e tyre nën çizmen
ruse.
Të gjitha këto
thirrje prej njerëzish të marrë në krye të Rusisë, zbulojnë, në të vërtetë, atë
që ka thënë Dostojevski për popullin rus. Kastat sunduese, që nga koha e
Pjetrit I deri në ditët tona, me atë popull, me psikologji prej skllavi, të
rrënjosur gjatë shekujve, duke e përdorur si mish për top, kërkojnë të vënë
vendet e tjera nën sundimin e vet.
“Rusët, - thotë
Dostojevski, - janë një popull që endet
nëpër Evropë dhe kërkon se çfarë mund të shkatërrojë, të shfarosë, vetëm për
argëtim”.
Dhe sot, njerëzit
në mbarë botën, po e shikojnë me sytë e tyre se çfarë egërsirash të tërbuara
janë rusët, këta hunë të shek.XXI, se çfarë shkatërrimesh po bëjnë në Ukrainë,
ndaj së cilës ushqejnë një urrejtje të
përmasave mitike, ndërkohë që përbrenda i bluan kompleksi i inferioritetit për
shkak të urrejtjes së papërmbajtur ndaj Shteteve të Bashkuara.
Vladimir Pozneri
(1934), gazetar, drejtues emisionesh radiotelevizive, shkrimtar, qytetar
sovjetik, rus dhe amerikan, ka radhitur një sërë arsyesh për qëndrimin negativ
të rusëve ndaj demokracisë. Sipas këndvështrimit të Poznerit, qëndrimi negativ
i rusëve ndaj nocioneve “liberalizmi” dhe “demokracia”, e ka
burimin kryesisht te mungesa e formimit kulturor.
“Përgjithësisht, -
shpjegon ai, - mungesa e formimit kulturor, smira, kompleksi i inferioritetit -
këto janë, në këndvështrimin tim, arsyet kryesore të qëndrimit negativ të
shumicës së rusëve ndaj demokracisë” (Citohet sipas: “Drejtuesi i emisioneve
televizive, gazetari Vladimir Pozner, radhiti arsyet e qëndrimit negativ të
rusëve ndaj demokracisë”. Faqja e internetit “Lenta.ru”. 09 dhjetor
2020).
Ky qëndrim mjaft
objektiv i Vladimir Poznerit, dëshmon më së miri se shumica dërrmuese e
popullit rus është e kapluar nga ideja e shovinizmit rusomadh, për të cilin ai
ka bërë kurban demokracinë, se, në vend të saj, ai parapëlqen kultin e
individit, nënshtrimin e plotë para diktatorit, vetëposhtërimin, për pasojë,
vuajtjen në kushtet e varfërisë, me të cilën është familjarizuar së tepërmi,
sepse ajo i është bërë pjesë e pandarë e jetës së përditshme. Gëzimi i vetëm i
shumicës dërrmuese të atij populli reflektohet te kënaqësia deri në jargosje që
ai përjeton kur kastat fashiste të Kremlinit ndërmarrin sulme për të pushtuar
territore të huaja. Prandaj, me përfundimin me disfatë të sulmit fashist kundër
Ukrainës, ata intelektualë opozitarë të të gjitha sferave të artit dhe të
kulturës ruse, duhet të vetëdijësohen një herë e mirë dhe të vrasin mendjen,
nëse vetë janë të imunizuar sadopak nga ethet shoviniste të shumicës dërrmuese
të popullit të tyre, dhe të mendojnë për të ardhmen e Federatës Ruse, e cila
duhet të shpërbëhet si strukturë shtetërore, duke u ndarë në disa shtete. Për
më tepër, ata intelektualë duhet t’i zgjuajnë nga gjumi letargjik kombësitë e
Bashkirisë, të Burjatisë, të Kazakisë, të Kaukazit, të Komit, të Tartarisë, në
mënyrë që kastat kriminale të Kremlinit të mos i përdorin djemtë e tyre si mish
për top për sulme dhe pushtime territoresh të huaja. Një shpërbërje e tillë
duhet të realizohet praktikisht, sepse ajo Federatë, me territore gjigande,
njerëzimit ka për t’i hapur telashe kohë pas kohe. Pikërisht këto telashe ka
pasur parasysh shkrimtari i njohur rus Ivan Shmelov, i cili, një shekull më
parë, në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në
vitin 1923, ka paralajmëruar:
“Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.
Kaliforni, 16 qershor 2022