Mendime
Ibrahim Kabili: Braktisja e "Open Ballkanit", jetike për shqiptarët!
E shtune, 11.06.2022, 09:55 PM
Braktisja e "Open Ballkanit", është jetik për shqiptarët!
Nga
Ibrahim Kabili
Si
shqiptar duhet thënë jo "Open Ballkanit". Pa Kosovën ai nuk mund të
funksionojë. Ndaj mendoj se "Ballkani i hapur" nuk duhet pranuar nga
Shqipëria, nuk duhet pranuar nga shqiptarët e Maqedonisë dhe ato të Malit të
Zi. Sërish ngre zërin se Shqipëria duhet të tërhiqet nga"Open
Ballkani". Duhet të tërhiqemi që tani, më pas do jetë vonë apo shumë
vonë. Themi tani pasi akoma nuk është
nënshkruar marrëveshja përfundimtare. Ballkani i hapur është nismë e vjetër
ruso-serbe. Këtë e vërtetoi edhe Lavrov me deklaratat e tij. Gjithësesi ata
janë në të drejtën e tyre, kështu kanë qenë gjatë gjithë historisë... Mua më bën
përshtypje reagimi i faktorit shqiptar. Si gjithnjë të përçarë dhe mjaft
indiferent shqiptarët! Eshtë për të ardhur keq për politikanët dhe analistët
"lepe, peqe", që janë pro "Open Ballkanit! Kjo është fyese edhe
për inteligjencën më të ulët, është fyese edhe për mediat pro tij! Kjo është
denigruese për opionistët që e përkrahin atë. Kjo është një
"paçavurë" antishqiptare që na largon me Kosovën dhe afron me serbët.
Kjo është krejtësisht e papranueshme. Serbia nuk ka ndryshuar. Ajo nuk e njeh
Kosovën! Nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e saj ndaj Kosovës.
Zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës nuk mund të zgjidhet me
politikanë si Vuçiçi. Ky është një pasues i denjë i Millosheviçit, deklaratat e
tij para Scholz janë sa naive poaq dhe cinike e qesharake. Pas takimit me
Scholz, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ai po “dëgjon për herë të
parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke” dhe shton “ne nuk reagojmë
ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.”
Dhe këto deklarata bëhen para kancelarit të Gjermanisë... Eshtë fat i madh për
ne që Gjermania është në anën e shqiptarëve, në anën e së drejtës së tyre.
Shpresojmë që "Nisma e
Berlinit", me garancinë e Gjermanisë do të marrë udhë. Serbia nuk e ka
njohur Kosovën. Sipas deklaratave të Vuçiçit unë besoj se ai nuk do ta njohë
kurrë atë. Vuçiç është pasues i denjë i Millosheviçit dhe po ecën i sigurtë në
rrugën e tij. Ky i ka lyer duart me gjak, ndaj duhet të rrimë sa më larg tij.
Ai veçse ka ndërruar taktikë me "Open Ballkanin", ndërsa strategjia
mbetet e njëjtë, serbizimi i Ballkanit Perëndimor dhe dalja e Serbisë dhe
Rusisë në Adriatik... Me "Open Ballkanin", domonimi ekonomik i Serbisë si shtet i fuqishëm
ekonomik do të "gllabëroj" ekonominë e shteteve të tjera më të dobta
ekonomikisht. Ekonomia përcakton politikën... Më vonë hyn në lojë fuqishëm
politika. Serbia kërkon ta kthej sërish Kosovën nën Serbi. Kjo është
absolutisht e papranueshme për Kosovën dhe shqiptarët. Këtë nuk e pranon
SHBA-ja dhe BE-ja. A mund të funksionojë "Ballkani i hapur", pa
Kosovën? Mendoj se absolutisht jo. Në samitin e Ohrit faktikisht u anashkalua,
Kosova. Ajo nuk u ftua me të drejta të barabarta. Pavarësisht kësaj Kosova nuk
mund të harrojë:
?Gjenocidn
serb në luftën e fundit.
?Përdhunimim
e mbi 20000 femrave në Kosovë.
?Gjakun
e mbi 13000 viktimave të luftës.
?Vrasjen
e fëmijëve gjatë luftës.
Shqiptarët
e Kosovës nuk mund ti harrojnë krimet
barbare serbe. Ato nuk mund të futen më në Serbi. Ndaj vendimi për të mos marrë
pjesë në "Open Ballkan" është shumë i drejtë dhe mund të them
historik. Faktori shqiptar duhet të jetë i bashkuar. Përkundrazi Kosova është
lënë e vetme në këtë sfidë të vështirë. Kryeministri Rama duhet ta shikojë edhe
një herë dhe ta rivlerësoj qëndrimin për "Open Ballkanin". Ai duhet
ta kushtëzojë Serbinë në këtë nismë, me kushtin e njohjes së Kosovës. Në të
kundërt duhet të tërhiqet menjëherë nga kjo nismë që penalizon Kosovën dhe
shqiptarët. Eshtë e pafalshme po kështu edhe për Ali Ahmetin dhe Abazoviçin që
janë pozicionuar pro kësaj nisme. Unë medoj se kjo është gjeostrategji serbe e
bekuar nga Rusia. Kjo cënon interesat e SHBA, BE, Gjermanisë, dhe si e tillë
nuk do të marrë "bekimin e tyre". Sinjali i dhënë nga Scholz në Prishtinë
dhe Beograd, është shpresë për Kosovën...Parë në këtë këndvështrim roli i
politikës mbarë shqiptare është i kufizuar apo i papërfillshëm. E megjithatë shqiptarët duhet ta dinë mirë,
se:
??Serbia si aleate e Rusisë luan me shumë plane.
Ajo mund ta braktisë BE-në, apo sipas mendimit tim e ka braktisur atë.
??Ne nuk kemi alternativë tjetër veç BE-së.
Njësimi i qëndrimave dhe kundërshtimi i "Open Ballkanit", është
alternativa më e mirë dhe e vetme për Kosovën në veçanti dhe faktorin
mbarëshqiptar në përgjithësi.
??Nisma e Berlinit nuk mund të zevendësohet me
"Open Ballkanin". Ajo na çon në BE, ka garacinë e Gjermanisë dhe
është shumë më e pranueshme për shqiptarët.
Ende
ka kohë të reagojmë në bllok si shqiptar, kundra "Open Ballkanit".
Pranimi i tij do jetë me pasoja të rënda për shqiptarët...
Ibrahim Kabili
Tiranë më 11.06.2022