Mendime
Florim Zeqa: “Open Ballkan” vazhdimësi e Ballkanisë!
E premte, 10.06.2022, 09:19 PM
“Open Ballkan” vazhdimësi e Ballkanisë!
Idea
e Ballkanisë është ide e vjetër e Serbisë e cila për qëllim e ka bashkimin e
serbëve ne një hapësirë gjeografike dhe shtrirjën e ndikimit të saj gjeopolitik
në Ballkanin Perëndimor. Ideja serbe e Ballkanisë u përhap në kohën e Dimitrie
Tucoviqit dhe u vazhdua edhe në kohën e Jugosllavisë Titoiste të pasluftës së
dytë botërore
Shkruan:
Florim Zeqa
Ballkania ide e vjetër
serbo-ruse
Mirëpo,
për fatin e mirë të shqiptarëve të Kosovës, mospranimi i futjes nën ndikimin
rus të ish lidershipit të shtetit jugosllav, tandemit Tito-Kardel, të cilët i
refuzuan idetë staliniste për kooperativizimin e shtetit që drejtonin.
Kësisoji
me largimin e ndikimit rus në Ballkan, në një mënyrë u neutralizua edhe ideja
serbomadhe për Ballkaninë, gjë e cila shkoi në favorin e shqiptarëve në
Ballkan, e në veçanti të shqiptarëve të Kosovës.
Pas
refuzimit të ndikimit rus dhe hapjen e Jugosllavisë ndaj Perëndimit, Kosova dhe
shqiptaret arritën prosperitetin më të madh në historinë e pushtimeve të gjata,
duke u forcuar ekonomikisht dhe duke u avancuar juridiksht pas ndryshimeve
Kushtetuese të vitit 1974, të cilat në masë të madhe e përafruan Kosovën me
republikat tjera në ish federatën jugoosllave.
Dështimi i dytë i
Ballkanisë
Aktualizimi
i idesë serbe për Ballkaninë, ndodhi në periudhën e dytë të viteve të ’90-ta,
saktësisht më 13.03.1997, përmes projektit të ‘simbollit të rezistencës’, Adem
Demaçi i cili e hartoi planin 15 pikësh për Ballkaninë, si lidhje e tri
shteteve: Kosovë, Mali të Zi dhe Serbisë.
Ishte
kjo përpjekja e fundit e Serbisë në parandalimin e projektit të shqiptarëve të
Kosovës për liri dhe pavarësi të plotë.
Mirëpo,
për fatin e mirë të shqiptarëve të Kosovës, ky projekt jo vetëm që nuk u
përkrah nga shumica e shqiptarëve, nuk u përkrahë as nga grupet e vogla të
cilat ishin kundër projektit rugovian për pavarësinë e Kosovës.
Dështimi
i projektit serb për krijesën e re të quajtur Ballkania, e përshpejtoi edhe
fillimin e luftës në Kosovë.
Se
sa serioz ishte asokohe plani i Serbisë për Ballkaninë, po e ilustroj me një
shëmbull të thjeshtë dhe praktik. Në këtë periudhë kohore, ne shqiptarëve
(mërgimtarëve) të Kosovës me pasaporta të ish Jugosllavisë, shteti italian na
trajtonte si shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi, duke na e vendosur në leje të
qëndrimit (Permesso di Soggiorno), letërnjoftim dhe në kodin fiskal siglën
“Serbia e Montenegro”!
Dështimi i tretë i
Ballkansë, fitore e të gjithë shqiptarëve
Ideja
e Ballkanit të Hapur (Ballkanisë), e filluar si “Mini-Shëngeni” i Ballkanit
Perëndimorë në tetorin e vitit 2019, mes Aleksandër Vuçiqit, Zoran Zaevit dhe
Edi Ramës, ësht pak më shumë sesa e ideja e Ballkanisë e inicuar nga Adem
Demaçi në fillim të vitit 1997, pra, është më e zgjeruar në përmbajtje dhe më e
sofistikuar si koncept politik politik.
“Open
Ballkan” është nismë e Rusisë dhe Serbisë, e cila për qëllim fillestar ka shtrirjen
e dominimit rus në Ballkan dhe gllabërimin e trojeve shqiptare nga Serbia si
qëllim final.
“Open
Ballkan” pa njohjen e Kosovës nga Serbia, pa u lëshuar në detaje të secilit
aspekt veç e veç, do të jetë vdekjeprurës për pavarësinë e shtetit tonë.
Meqë
është kështu, shtrohet pyetja logjike, pse ne shqiptarët duhet të nënshkruajmë
aktin më shkatërrimtar të shtetit me dorën tonë?!
Përderisa
ideatorët e Ballkanit të Hapur (Ballkanisë) bëjnë thirrje për anëtarësim të
Kosovës dhe deklarohen për trajtimin e barabartë të të gjitha vendeve të
Ballkanit Perëndimor, është pikërisht Kosova ajo që nuk është e barabartë në
këtë nismë pa përmbylljen e shtetësisë së saj, përkatësisht pa njohjen nga
Serbia, pa heqjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe pa pranim si
shtet sovran në OKB.
Përderisa
të figurojë në Kushtetutën e Serbisë si pjesë integrale e saj dhe derisa të
jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, Kosovës jo vetëm që nuk i bën mirë
anëtarësimi në Ballkanin e Hapur (Ballkania), ajo do ta humbë kontrollin mbi
territorin dhe do ta rrezikon seriozisht shtetësinë e saj. Ndryshe, dështimi i
tretë i Ballkanisë (Open Ballkan) do të ishte fitore e të gjithë shqiptarëve.