Kulturë
Albert Shala: Endrrat e trazuara
E shtune, 13.12.2008, 04:57 PM
Albert Shala, Gjakove
Albert Shala
ENDRRAT E TRAZUARA
Ju vini tek ne
kur Shqiperie
i dhemb koka
kur Shqiperise
thikat i rrehtohen
Ju vini tek ne
per nje emer
ttuje dashurie
per nje drite tendezur
shtrengatave te shekullit
Ju vini tek ne
thellesirave te nate
per te deshmuar
per ditet vitet
qe vijne plot jete
plot vdekje
Ju vini tek ne..
Shkruar dhe botuar ne liber 1995.Gjakove
SHKODERLOCJA
(Shkodraneve dhe Hysen Hoxhes)
Shkoder moj Shkoder
kur gjarperinjt vlonin ne Kosove
ne ty gjeta strehim
Shkoder moj Shkoder
Zemer te madhe ke
per te madh tvogel
per femije e burre
Me mijera shqiptare Kosove
ne gjirin tend i pranove
Buke zemer shqiptarisht
Shkoderlocja na dha burerisht
2008
DIVI ME NJE SY
Dy dite e nete
fryu ere e fuqishme
Tutje barti
peshperimat plot dashuri
neteve me hene te plote
thahethemet qe vlojne tmeresisht
perrallat per ujqit dhe qingjat
Tutje barti
kasnecet e vdekjes
endrrat e rrejshme
pershperimat per Divin me nje sy
qe pertoke ra
Dy dite e dy nete
fryu ere e fuqishme
Ere e fuqishme fryu
2008