Kulturë
Baki Ymeri: Drita e fjalëve / Lumina cuvintelor
E marte, 09.12.2008, 02:11 PM
Botime të reja bukureshtare
Baki Ymeri
Drita e fjalëve / Lumina cuvintelor
Kam shkruar dikurë për një zë të fuqishëm të lirikës shqipe, Visar Zhiti. Visari ma përkujton qëndresën shqiptare. Vjershat e tij m’u dukën tejet domethënëse, sidomos përnga pikëshikimi i forcës me të cilat arrin të ri/krijojë një atmosferë të veçantë, pa ekzagjeruar përdorimin e figurave të stilit, në një fjalor deskriptiv/imagjistik, të pasofistikuar. Poezitë e Visar Zhitit dhe Fatmir F. Salihut janë të prekura nga fatkeqësitë që i provokojnë njerëzit, fantazmat dhe mundimet shpirtërore të burgut, mungesa e lirisë, flakja në vetmi dhe refuzimi i dyfishtë i revoltës dhe etjes për liri, liri të cilën e kuptojnë vetëm njerëzit e persekutuar..(M. Chelaru)
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Para do kohësh e pa dritën e botimit në Bukuresht një libër i ri i një autori shqiptar nga Kosova. Fjala është për vëllimin Lumina Cuvintelor (Drita e fjalëve), i poetit Fatmir F. Salih, ish i përndjekur politik, tashmë me banim të përkohshëm në Zvicër. E strukturuar në kapitujt Qielli, Hijet dhe Partiturë jete, librit të Fatmirit i paraprin parathënia e eseistit Marius Chelaru, e cila del në të dy gjuhët, si dhe dy medalione eseistike të Ali Podrimjes dhe Sali Bashotës. Sipas Aliut, “në letrat shqipe kaptinë e re mund të konsiderohet letërsia e burgjeve, e internimeve tona në kohë të diktaturës, do të thotë të ndrydhjes së rëndë të qenies sonë e të shqetësimeve të mëdha, për të cilat shpesh nuk ekzistonin fjalë, pasi edhe ato ishin të burgosura. Sidoqoftë, librat e tillë dëshmojnë për udhën tonë të vështirë. Po këto ndrydhje dhe po këto shqetësime, i hasim edhe në librin e Fatmir F. Salihut, i cili vetë e përjetoi tmerrin e kazamateve serbe. Prandaj, poezia e tij na vjen si mesazh nga fundi i së keqes”. Sipas autorit të parathënies, “përmes përkhimit dhe përkujdesjes së Baki Ymerit, Fatmir F. Salihu vjen në gjuhën rumune nga Gjilani i Kosovës. Për bindjet e tij demokratike, para 30 vitesh ka qenë i persekutuar politik nga ana e autoriteve komuniste jugosllave. E ka dashur poezinë, të cilën e ka kultivuar që nga periudha e përkohshme e studentërisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.. Në ndërkohë, vjershat me vlera të padiskutueshme letrare, i ka përfshirë në vëllimin Valle (Rozafa, Prishtinë, 2002)”. Në vazhdim, eseisti rumun thekson:
![]() |
Ballina e librit Drita e fjalëve |
Në përpjekjen për të gërshetuar këto dy pikëshikime, ai krijon një botë të veçantë përkufizimesh që ka të bëjë me njëfarë lloj përkufizimi ndaj shtypjes. Kjo botë e mbuluar me një qiell të paskajshëm është një botë në të cilën udhëkryqet janë të një valence me dy kahje të çuditshme të cilat i kujtojmë si: „simbole tragjike/ të ndarjeve”, por, njëherit duhet patur parasysh se „rrugët puqen// për të këmbyer përvojë/ e krijuar miqësi”. Poezia e Fatmir F. Salihut mund të kundrohet edhe si një „sqenë” e brendisë së një shtypjeje të brendshme, të vazhdueshme dhe presante, dhe, ndoshta për këtë, thot poeti, shkruhet që duke i ruajtur të gjitha në kujtesë, ndërsa „ndëshkimi/ i
![]() |
Fatmir Salihu në revistën Oglina literara |
Në lirikën e tij gjen vend koha, miqësia si një ndjenjë „me peshë”, ngase „më i rëndë është Gjëmimi i Vëllaut/ se sa forca e kamxhikut”). Fatmir Salihu shkruan për dashurinë ndaj jetës dhe „dhembjet e mallkuara të shkatërrimit”. Shkruan në një stil pa „lulëzime” të kurdisura, por të cilit nuk i mungon metafora, duke arritur të nxjerrë nga shtjella e fjalëve fjalë që të befasojnë, shprehje të mahnitshme („jam një ëndërr kur shoh Parajsën e tmerrit/ dhe kënaqësinë e Ferrit”, „pranvera/ luan me orën e nxitjes së mashtrimit”). „Poezia nuk vret” thot poeti, duke e konsideruar atë si “shpërthim i lumturisë”, lumturi të cilën e mban natë për natë në zemër, njësoj si „vendlindjen dhe banorët e saj”. Autori nuk e kërkon me këmbëngulje simbolin, edhepse nganjëherë shprehja e tij të shpie drejt një hermetizmi të zbukuruar me velin e mistershëm të qartësisë. Pa marrë parasysh faktin se shkruan pak, konkludon autori i parathënies, poezitë e përfshira në vëllimin Drita e fjalëve, e ngrejnë Fatmir F. Salihun në rangun e një autori që ka resurse për t’u bërë një zë intersant i lirikës së sotme shqiptare.