Mendime
Dedë Preqi: Berisha apo Basha, e tërheqin qerren e PD mbrapsht
E hene, 10.01.2022, 07:32 PM
A PO DIHET SE ÇKA PO ZIHET, BERISHA APO BASHA, E TËRHEQIN QERREN E PDSH-SË MBRAPSHT
Nga
Dedë Preqi
Është
shumë e pa natyrshme për kombin tonë shqiptarë, nëse na ndajnë ciklet politike
dhe partiake në mes vete, duke e marrë si shqetësim kuptimin e gjendjes, kur
njeriu ndjehet i kërcënuar nga rreziqet politike, jo ma largë se nga rrethi i
vet, pershkak se e nxjerr kokën prirja për t’i zgjedh problemet e veprimit, jo
përmes vendimeve demokratike, por përmes vendimesh arbitrare, ose autoritare.
Duke
qenë të vetëdijshëm se sëcili është i përgjegjshëm për rrethin dhe botën që e
rrethon, andaj, sjellet e përdala që na joshin ndaj njëri-tjetrit brenda një
partie, në këtë rast brenda PDSH, sikur
nuk ekziston një optimizëm që na bashkon dhe na i mbledhë forcat e të gjithëve
pa humbur në ëndërrime të kota, të cilat nuk na qojnë më largë se në një
fodëllëk dhe primitivitet.
Ish-kryeministri
Sali Berisha, dhe kryetari i PDSH, Lulzim Basha, nuk do të pajtohen që një kohë
të gjatë në mes vete, që sipas Berishës, udhëheqja e Bashës, ishte e mangët dhe
jo serioze, sepse i humbi disa palë zgjedhje me radhë kjo parti nga rivalët
tjerë, apo nga vetë kryeministri aktual Edi Rama, i cili po i shfrytëzon në
mënyrë sarkazmatike trazimet e PDSH-së, dhe antagonizmat e dy protagonistëve
kryesor të kësaj partie.
Prandaj,
ish-kryeministri Sali Berisha, dhe ish-kryetari i PDSH-së, bënë disa negociata
në kuptimin e nevojshëm, që të bëjnë një rikoperim të kësaj partie dhe kreu
aktual i kësaj partie duhet të jep dorëheqje, pikërisht ketu qëndron edhe
shansi i madh, duke e kthyer imazhin që e kishte më herët kjo parti, dhe të
krijohet përshtypja se, sëcili udhëheqës duhet të merr përgjegjësitë e veta,
për humbjet dhe dështimet, në këtë rast edhe Lulzim Basha.
Lulzim
Basha, duket se, përveq se e ka një kundërshti të jashtëzakonshme me problemin
që shpaloset pikërisht në këtë proces partiak, ky në një formë të prerë dhe
sikur do të ishte i nxitur që mos ta lëshojë frontin e tij të «çimentuar» duke
e ndarë PDSH, në dy taborre, njëra anë në përkrahje të Sali Berishës dhe tjetra
në krah të Lulzim Bashës, ku do shfaqët një lojë e «shtrigave» përballë
Berishës dhe Bashës, dhe grupeve të tyre, dhe materja e këtyre shkaqëve bëhët
edhe më e ndërlikuar në ecurinë e ngjarjeve të mëtuttjeshme.
Dr.Sali
Berisha, organizon disa herë tubime para selisë së PDSH, duke iu drejtuar
anëtarëve të kësaj partie dhe kryetarit aktual Lulzim Basha, që në mënyrë
demokratike të riorganizojnë dhe zgjedhin edhe të parin e saj, por sot është
një fakt dhe bëhët e dukshme në shumë elemente jo të natyrshme përshkak të një
gjendje së pa lakmueshme brenda kësaj partie, kur një popull i një gjaku dhe
një kombi, bëhët ujk ndaj njëri-tjetrit për pushtet, që në këtë rast çdo rrjedhë e kësaj ngjarje do varet nga
kultura e kohës dhe kultura e këtij populli, që duhet ta tregojnë para botës së
qytetëruar.
Dhe
çfarë pritët në tubimin e sotëm të 8 janarit të këtij viti, me çrast Sali
Berisha, organizon një protestë masive para selisë së PDSH-së, duke i thënë
Lulit, se ka mbaruar afati dhe kanë përfunduar negociatat. Ndoshta edhe kjo
formë njerëzore e tubimit nuk mund të siguroj zgjedhjen e plotë të problemeve
ekzistenciale e ca më pak do ta kthejë kryeneçësinë e Bashës, në një
marrëveshje ndërvellëzërore, i cili duke e përdorë mundësinë e pushtetit të vet
në kuptimin jo kulturor dhe përballë këtij kaosi të mundshëm ia shtojmë edhe format tjera negative, duke shdërruar
selinë e PDSH,-së, në një fortifikatë të
pa parë ndonjëherë, me blindimin e dyerëve dhe dritareve të kësaj selie dhe një
istitucioni demokratik.
Madje,
pas kësaj rrjedhin edhe plot dizinformata të ndryshme, se mund të përgaditet
edhe ndonjë skenar i pa pritur gjatë protestave të tilla, për ta futur
Shqipërinë në një çorrsokak të dhunës, apo të ngjajshëm me ato skenarët e
kaluara të vitëve të fillimit të demokracisë në këtë vend.
Pyetjes,
se kush po i jep Bashës, benzin dhe aq guxim, të cilin po e nxitë që të bëjë
ballë këtyre protestave, padysshim se, idesë së kësaj natyre iu kanë
bashkangjitë ndoshta shumë njerëz dhe kundërshtar të kësaj partie në fjalë, të
cilët jo vetëm që nuk ia dojnë të mirën dhe rrënjët kësaj partie, por edhe
gjithë popullit shqiptarë në Shqipëri.
Në
këtë rast, cili po e bënë më bërllok se tjetri, Sali Berisha, që po kërkon
riorganizimin dhe rikonstruktimin e PDSH-së, apo Lulzim Basha, që i ka ngulur
këmbët si derri, dhe i blindon dyerët e dritaret e selisë, për të treguar se,
së bashku me përsonalitetin dhe kulturën që po tregon- i largohen edhe
kundërshtarët e tij dhe do ta kalojë krizën në ketë mënyrë.
A
nuk e humbasin forcën e tyre strukturat e këtij subjekti politik, kur trajtohen
problemet e kësaj partie në këtë mënyrë të ndarë në dy pjesë, kjo ndodh në një
formë kur njeriu edhe pse është i vetëdijshëm se do ndëshkohet për gabimet apo
dështimet brenda partiake, përsëri nuk e pranon që t’a thotë të vërtetën dhe qëndron kundër saj,
duke e humbur besimin edhe fuqinë e domethënjës së pushtetit, si kreu i
një partie me përgjegjësi morale dhe
politike.
Dhashtë
zoti, gjithandej edhe në këtë tubim do të shpërndaheshin gjithë populli shqiptarë në mënyrë të qetë
dhe sëcili në punën e vet, sepse përmes dhunës edhe e pa arsyeshmja e kërkon
një rrugëdalje, për deri sa popullata e këtij vendi nuk ndihet e bashkuar nga
brenda, vështirë do merr vendime për t’u forcuar nga jashta, nëse supozojmë se
ka qëllime edhe nga jashta saj që kjo parti të ngërçohet dhe të humbi fuqinë e
saj në nivelin qëndror.
Ky
zhvillim e lë përshtypjen se do të merr përgjegjësitë e veta, duke e kuptuar
njëri-tjetrin se «Nuk ka fe as nuk ka parti që e ndajnë këtë shpiptari» dhe në
fund të fundit, PDSH, nuk duhet të mbetët në duart e Sali Berishës dhe as në
duart e Lulzim Bashës, por të në duart e një demokrati të ri, i cili duhet ta
merr timonin e kësaj partie, duke e marrë në konsideratë pa paragjykime
racionaliste dhe urrejtëse, por në mënyrë të ndërgjegjshme, si një parti e parë
që i ka pri demokracisë në Shqipëri, pas një diktature të egër ministe.